Rugovë i nderuar, Kosova është para katastrofës???

Opinione

Rugovë i nderuar, Kosova është para katastrofës???

Nga: Ilmi Veliu Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:14
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Të dashur shqiptarë kosovarë, ne shqiptarët jashtë Kosovës ju lutemi nga toka deri në qiell, që të mos e shkatërroni Kosovën e Adem Jasharit, Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës!!!!!

Fillojmë nga lashtësia. Mbretëreshën ilire Teuta dhe mbretin ilir Pirro, sot në Kosovë i përfaqësojnë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Pra populli më i vjetër i Ballkanit – Ilirët, në atë kohë ja kaluan me civilizim; Egjiptit, Athinës e Romës, duke emëruar për mbret të tyre një grua me emrin Teuta. Pra ja kaluan botës dhe civilizimit të asaj kohe.

sot ka ardhur koha që populli i Dardanisë së atëhershme dhe Kosovës së sotme, t’ua kalojnë popujve egërsira që i rrethojnë dhe të parët në Ballkan të emërojnë për kryetare shteti një grua me emrin Vjosa. Edhe Teuta pati ca hajdutë në atë kohë, si Isa Mustafën e Hashimat me Ramushat që i ka sot Kosova dhe e tradhtuan mbretëreshën, duke ja dorëzuar kalatë ilire ushtrisë romake pa luftë. Por sot, Vjosa e Albini kanë pas vetes shumicën e popullatës kosovare që nuk janë hajdutë e tradhtarë, e që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës, dhe do të votojnë që Albini e Vjosa t’i fitojnë zgjedhjet dhe ta shpëtojnë Kosovën nga vjedhja, shkatërrimi e zhdukja.

e Dardanisë e kanë kuptuar se Isa lugati dhe partia e tij rrenacake, sot nuk e përfaqësojnë të madhin Ibrahim Rugova, sepse me veprimtarinë e tyre antishqiptare e kanë turpëruar emrin e Rugovës së mençur e të urtë. Edhe Hashimat e Ramushat me shokë, që janë prezantuar në emër të UÇK, sot e kanë humbur atë mbështetje, sepse popullata e ka kuptuar se sa vjedhjet, plaçkitjet, keqpërdorimet, po edhe likuidimet që kanë bërë ata farë komandantësh gjatë luftës, po edhe pas sajë, ndaj vëllezërve të tyre në Kosovë.

Të dashur kosovarë, e dashura diasporë; votoni Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, që ta shpëtoni Kosovën....Isa Mustafa-lugati, nuk mundet të përfaqësoi Ibrahim Rugovën por vetëm hajdutët; dhe komandantët e Rognerit nuk mundet të përfaqësojnë UÇK por vetëm kriminelët, sepse ashtu i llogarit Amerika dhe HAGA. Nëse nuk i votoni këta dy figura qe i duam dhe i vlerësojmë edhe ne shqiptarët jashtë Kosovës, që aq shumë sakrifikuam e kontribuuam për Kosovën; e që këta figura i do dhe i vlerëson edhe Evropa e Amerika, atëherë e thefshi qafën bashkë me ne, që edhe ne të hallakatur, vite me radhë votojmë shokët e Gruevskit dhe Zaevit, e që sot Bullgaria tenton te na shpëtoi dhe ta marrë hakun tonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat