Maratona zgjedhore e partive politike

Opinione

Maratona zgjedhore e partive politike

Nga: Ismail Muçiqi Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:51
Ismail Muçiqi

Politika në Kosovë është shndërruar në produkt të biznesit materialo/financiarë në të cilën po vrapojnë të gjitha moshat pa dallim, pa kritere pa dije apo pa  përgatitje shkollore.

Ky profesion në Kosovë është shumë profitabil, nëse je militant partiakë apo i afërm me liderin e partisë apo të klanit përkatës.

Kjo dukuri e shëmtuar i ka shndërruar disa parti politike si prone private të liderit apo  të grupit të ngushtë të klanit, e cila u manifestuar edhe kësaj radhe me rastin e përpilimit të listave për deputet.

Nëse i analizojmë emrat e propozuar shohim se në të gjitha partitë politikë figurojnë disa emëro të njëjtë të cilët janë bërë deputet që nga paslufta.

Askush nuk po mendon se Kosova është në udhëkryq për shkak të politikës qorre e cila u ndërtuar vite me radhë pa koncept dhe strategji te mirëfilltë për ndërtimin e shtetit. Liderët partiakë dhe klanet e interesit janë shndërruar këto ditë në lypsar të mjerë duke kërkuar vota nëpër lagje dhe fshatra gjithandej Kosovës. Ata nuk janë të vetëdijshëm se  qytetarët janë të ngopur me premtimet e tyre boshe. Edhe kësaj radhe në listat e partive politike figuron klani i emrave të përhershëm të cilët vendosin dhe flasin në emër të organeve të partisë të cilës i përkasin.

Ky grup vite me radhë i ka ngulfat reformat e brendshme në parti me qëllim të ruajtjes së interesave personale dhe pozitave në parti, duke i eliminuar konkurrentet  dhe idetë e reja të cilat rrjedhin nga vizioni i gjeneratës së re. Mendojë se në të gjitha partitë politike në listat për deputet u futën disa figura më shumë të karakterit simbolik, të cilat ishin viktimë e dhunës dhe e represionit gjatë luftës në Kosovë.

Këta emra tani më të njohur për opinionin do të duhej të mbroheshin me ligj nga institucionet e shtetit e jo të sfidohen në debatet primitive ne  Parlamentin e Kosovës. Paradoksi edhe më i madh u manifestu kësaj radhe edhe me rreshtimin e disa emrave të njohur të Gjeneralëve të luftës së Koshares dhe me gjerë. Kjo u bë me qëllim të përfitimit të votave nga elektorati duke e shfrytëzuar autoritetin dhe kapitalin politikë të këtyre eproreve ushtarak të cilët kanë edhe grada te Gjeneralit.

Kjo dukuri tregon papjekurin e politikës shtetërore e cila në vend që këto figura të shkolluara, të trajnuara dhe të dëshmuara profesionaliste në lamin e mbrojtjes dhe sigurisë, të sistemoheshin në Ministrin e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura të Kosovës tani këta po sfidohen për interesat e partive politike. Vite me radhë disa emra të njohur ekspertë të sigurisë kanë mbetur anash të anashkaluar siç janë Gjenerali Hysen Berisha, Hajrullah Tërnava, Ramadan Qehaja e shumë ekspert tjerë me grada të larta ushtarake të cilët tani janë pasivizuar disa në pensione e numëri tjetër i pa angazhuar fare.

Shteti i Kosovës ka nevojë për figura profesionale për ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë të  Forcave te Armatosura të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e zgjodhën Presidentin e moshës 78 vjeçare, ndërsa gjeneralët e forcave Amerikane nuk kanë limit për moshën që kanë gjithmonë janë aktivë dhe qëndrojnë pranë njësive të Forcave të Armatosura dhe janë në dispozicion të sekretarit të mbrojtjes dhe të Presidentit Amerikanë. Kame frike se nëse vazhdojmë me këtë mendësi, këtë papjekuri, këtë papërgjegjësi e ardhmja e Kosovës do të jetë në ?!... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat