Miqësia e paharruar e dy popujve që kishin holokaust!

Opinione

Miqësia e paharruar e dy popujve që kishin holokaust!

Nga: Sami Arifi Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:36
Sami Arifi

Dy popujtë, ai shqiptar dheizraelit janë popuj që iu nënshtruan zhdukjes masive nga holokausti.

Populli shqiptar iu nënshtrua zhdukjes fizike nga holokausti i Serbisë, Mali të Zi dhe Greqisë, por, posaçërisht prej Serbisë përmes holokaustit. Serbia, pa i përmend pastrimet fizike që bëri ndaj shqiptarëve në vitet 1877-1878, 1944-1945 deri në luftën e fundit në Kosovë, ajo (Serbia) përmse holokaustit vetëm gjatë viteve 1912-1913 eliminojë fizikisht në mënyrën më barbare më se gjysmë milioni shqiptar në kohën kur Shqipria pas shpalljes së pavarësisë numronte 700 mijë banorë.

Kjo histori e dhimbëshme e popullit shqiptar nga holokausti që bëri Serbia u raportua nga zëri i intelektualve botëror, e në veçanti nga zëri i fuqijshëm i intelektualve izraelit në kancelaritë e shteteve të fuqishme.

Unë po përmendi vetëm disa raportues izraelit të kohës së holokaustit të shqiptarëve nga Serbia, gjatë viteve 1912-1913, që ndihmuan në pasqyrimin e së vërtetës mbi shqiptarët e ata ishin: Freundlich Leo i cili përveç raportimeve shkroi edhe librin e ashtquajtur “Albanies Golgota” (Golgota Shqiptare), pastaj Leon Trotzki që ishte njeriu i dytë pas Leninit në BRSS, e drei te profesori kroat me origjin izraelite Milan von Sufflay, ku, pikërisht në ditën e pushtimit të Durrësit nga ushtria gjakatare serbe më 1912, ai në mes tjerash citon për gazetën austro-hungareze “Neue Freie Presse” në të cilën tregon se: “Argumentet serbe ishin jo më shumë se propagandë politike për pushtimin e Shqipërisë”. Sufflai shkroi dhe hulumtoi shumë të gjetura mbi lashtësinë e shqiptarëve për të cilën punë mbretëria e atëhershme SKS e dirigjuar nga Serbia e likuidoi fizikisht atë në mënyrën më barbare. Prandaj, populli shqiptar për popullin izraelit kishte dhe do të ketë miqësinë e paharruar për pasqyrimin e holokaustit të shqiptarëve në opinionin ndërkombëtar të bërë nga Serbia gjatë viteve 1912-1913.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore populli izraelit ishte buzë zhdukjes, ku gjetën vdekjen 6 milion, përmes holokaustit në kampet e përqndrimit nazi-fashist. Ishte populli shqiptar i vetmi popull me humanizmin e tij duke mos harruar bamirësinë e izraelitëve ndaj shqiptarëve, ai (populli shqiptar) iu ofrojë izraelitve hapjen e dyerve të shtëpisë duke iu ndihmuar nga zhukja e holokaustit nga nazi-fashistët si në Shqipëri, Kosovë e gjetiu në trojet shqiptare.

Prandaj raportet shqiptaro-izraelite nga e kaluara historike e këtyre dy popujve që iu nënshtruan holokaustit nga zhdukja fizike janë dhe mbesin të veçanta.

Këtë miqësi të veçantë e argumentojnë lobuesit dhe personalitetet me poste të larta në SHBA-të me origjinë izraelite me ndihmën e dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke vu në funksionim SHBA-në dhe BE-në përmes NATO-së, së bashku me UÇK-në, në çlirimin e Kosovës.

Uroj që politikajt shqiptar e në veçanti ata të Kosovës ta kultivojnë këtë miqësi që është më e nevojshme se kurrë në bërjen e përfundimit të shtetësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat