Intervistë me Avdullah Hotin

Opinione

Intervistë me Avdullah Hotin

Nga: Kimete Berisha Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Kimete Berisha

A është hot-dogu sanduiç?

- Çdo gjë është sendviq.

Cili është vendi më i çuditshëm ku e ke bërë shurrën? Dhe a e ke luajtur lojën 'Cili e bën shurrën më larg'?

- Si i ri, në grup, me shoqni, s'ka shqiptar që nuk e ka luajtur atë lojë.

Sa pula nevojiten për ta mbytur një dhelpër?

- Më shumë jam njohës i lopëve.

Si njohës i lopëve, çka ke mësuar nga ato?

- Lopët si femra, përtypen tetë orë në ditë pa pushuar dhe e urrejnë erën e bajgës.

Dhe jam krenar që kurrë s'më ka humbur asnjë lopë për asnjë moment.

I kam trajtuar me përkujdesje dhe me respekt të veçantë.

Nëse do të arrestoheshe pa pritur e pa kujtuar, çfarë krimi do të kujtonin familja jote se ke bërë?

- Se e kam zhdukur Albinin.

Zvicra njihet për djathin, Serbia për sallamën e shlivovicën, nëse Kosova do të prezantohej në botë me ndonjë ushqim, cili ushqim e prezanton më së miri Kosovën?

- Pasuli.

A është shqip apo greqisht fjala 'pasul'?

- Shqip është.

Ani kujt i thonë 'bathë' nëse jo pasulit?

- Nuk më kujtohet!

A ke prova se je njeri i mirë? Nëse po, cilat janë ato prova?

- Jam i urtë.

Nëse do të ishe në një varkë me Skënderbeun dhe me Isa Mustafën, varka në një moment nuk ju mban dhe për të shpëtuar duhet ta gjuash njërin prej tyre në det, cili do të ishte?

Si në njërin si në rastin tjetër do të hyje në histori.

- Do të gjuhesha vet, kuptohet.

A mendon se je i ndershëm? Nëse po, pse nuk i jep vitrat? Nëse i jep, sa kushton një vitër?

- Jam i ndershëm, pa asnjë dyshim. Këtë informatë e ka edhe Kisha Katolike.

Në praninë e cilit person të famshëm, pa dëshirën tënde kuptohet, ke lëshuar gazra (pa u hetuar) ?

- Në praninë e Skënder Hysenit.

Pse Skënder Hyseni është aristokrat? Para se të bëhej aristorkat ka qenë amvis i Rugovës.

Dhe kush e ka mësuar ta mbajë gotën e shampanjës në shuplakë të dorës, si tepsinë.

- Për Skënder Hysenin më së miri flet vepra e tij.

A ke tentene në shtëpi dhe a e din çka janë draperat? Nëse s'e din, pse s'e din?

- Jetoj jetë të thjeshtë.

Çka do të ishte gjëja më e keqe që do të mund ta shpallte qeveria ilegale?

- Rrenat, mashtrimi dhe premtimet.

Nëse kompjuteri s'do të quhej kompjuter, si do të quhej?

- Makinë llogaritëse.

Cila është gjëja më e çuditshme që kanë bërë në shtëpinë tënde mysafirët?

- M'i kanë marrë papuçet.

A i ke kostimet e lamjes mercedeska apo shorce?

- Klasike.

Pse i përvjel mëngët në fushatë?

- Se jam demokrat.

A të ka ra rasti me fut këmbën në shtiklla t'grave! Dhe pse i urren shtikllat kur Napoleoni ka mbathur shtiklla she kur dihet se shtikllat e para u krijuan për meshkujt dhe u mbathën nga ata?

- Në familjen tonë askush nuk ka mbathur shtiklla prandaj s'i kam provuar.

Pse të nënçmon Enver Hoxhaj dhe si të bën të ndjehesh refuzimi i tij që të debatoj me ty?

- Nuk e kam kundërshtar Enver Hoxhajn. Kundërshtar e kam veç Albinin.

A beson se Enver Hoxhaj përveç Kantit, e ka lexuar edhe romanin që e kemi lexuar të gjithë 'Sikur të isha djalë'!

Qysh përkthehet serbisht titulli i këtoj romani?

- 'Kad bi bio dečak'

Pse nuk e ke lexuar Kantin?

- Sepse ka qenë feminist, ka qenë edhe racist, i ka përqeshur afrikanët (ka thënë për ta se s'kanë mend në kokë).

E për gra ka thënë: 'Në mënyrë të natyrshme janë frikacake, të dobëta dhe pasive'.

A është burrë i fort ai që nuk mund të shkurtojë dru? Dhe a prehet druri me shpirt?

- Forca është shpirtërore.

A beson në dashuri të përjetshme dhe a je i dashuruar?

- Jam njeri familjar.

A mendon se ka jetë pas vdekjes?

- Jo.

A je fotogjen dhe kush të ka ndihmuar ta shkruash thënien 'E ka bërë Zoti verë edhe në Prizren'?

- Burkurinë time e vlerësojnë të tjerët. Shkrimet e mia si shkrimi që e përmendet Ju, i shkruaj vet.

A do t'i fitosh zgjedhjet?

- Jo.

E ku do të kthehesh pas humbjes së zgjedhjeve?

- Në shtëpi.

The best fighter is never angry'. Pse nuk je i qetë?

- Sepse qetësinë si fushatë e ka përvetësuar pdrejtësisht Albin Kurti. Nëse do të isha i qetë, do ta imitoja kundërshtarin.

Ti je serioz por askush nuk të merr seriozisht? Pse të ndodh kjo?

- Unë jam ai që jam e jo çka thonë të tjerët që jam. Dhe jam shumë komod në qënien time.

P.S. Do të fryej moj një tjetër erë,

Hajt se n'vjeshtë-hajt se n'pranverë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat