Zonja e botës

Opinione

Zonja e botës

Nga: Dush Gashi Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:47
Angela Merkel

* Ka udhëhequr tetëdhjetë milionë gjermanë për gjashtëmbëdhjetë vjet të plota dhe emri i saj nuk është ndërlidhur me asnjë aferë!

* Masat për të mbrojtur më të prekshmit gjatë izolimit - mes tyre artistët - varionin nga ndihma me para, deri në ndalimin e nxjerrjes nga banesat për ata që nuk janë në gjendje të paguajnë.

* Punëtorët gjermanë nuk plotësuan pyetësorë të panumërt, as u ulën para sporteleve të administratës tatimore për të provuar përqindjen e rënies së të ardhurave të tyre dhe u bënë kandidatë për ndihmë shtetërore. Të gjitha masat e mbrojtjes u miratuan menjëherë, ndërsa më vonë është kontrolluar se kush është mbrojtur me të drejtë dhe kush kaloi "nën radar".

* Nuk caktoi asnjë nga të afërmit e saj në pozita politike ose ekonomike, nuk nënçmoi paraardhësit e saj ose kundërshtarët politikë, nuk i fyeu gazetarët dhe ata që i bënë "pyetje të pakëndshme", por iu përgjigj atyre me të dhëna ta argumentuara, e jo me fjali arrogante apo duke devijuar nga tema...

* Nuk ka blerë pasuri të paluajtshme, makina, jahte apo avionë privatë; nuk e dëshironte dritën e reflektorëve dhe nuk është shtyrë në rreshta të parë në samite botërore për t'u fotografuar pranë burrave të rëndësishëm të shtetit.

* Vendi mes politikanëve kryesorë të botës i takoi asaj jo falë 80 milionë gjermanëve që udhëhoqi dhe përfaqësoi, por për politikën që ajo krijoi, e cila e vendosi Gjermaninë në krye të respektit të botës në çdo aspekt!

* Gjithmonë e veshur me një kostum me të njëjtën prerje, i cili fsheh në mënyrë të denjë të gjitha papërsosmëritë e trupit të një gruaje në moshë. Sipas rastit, vetëm ngjyra e kostumeve ndryshonte, dhe më së shpeshti ishte blu e lehtë...

* E pyetur nga gazetarët pse një veshje kaq modeste për zonjën e parë të një vendi të fuqishëm, Angela Merkel ka thënë: Unë jam nëpunëse civile, jo modele!

* Ashtu siç nuk kishte këshilltare të modës, ajo nuk kishte as shërbëtore - ajo dhe burri i saj bënin punët e shtëpisë - nga blerja e ushqimit, gatimi, pastrimi e deri tek larja e rrobave.

* Gjatë mandatit të saj si kancelare, nuk u zhvendos nga banesa ku jetoi para zgjedhjeve - nuk ka vilë me kopsht apo pishinë - edhe më tej jeton si qytetare e zakonshme gjermane. Në të njëjtin stil dhe me të njëjtat standarde që ua siguroi gjermanëve në gjithë këtë shtet të madh!

* Duke lënë postin e kancelares federale të Gjermanisë, pasardhësve të saj ua lë ekonominë më të madhe evropiane! Dhe kjo është e vetmja gjë që vlen!

* Megjithëse mandati i saj nuk ishte pa ngritje dhe rënie dhe kritika politike, gjermanët i bënë nderim javën e kaluar në një mënyrë të paparë në historinë e tyre: Dolën në ballkone dhe dritaret të banesave të tyre dhe spontanisht, për gjashtë minuta, i duartrokitën gruas së parë kancelare të Gjermanisë!

Ishte një duartrokitje për "zonjën e botës", në çdo aspekt!

(Vlerësime në rrjetet shoqërore për kancelaren gjermane Angela Merkel) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat