Shqiptaria mes shpëtimit dhe eksodit!

Opinione

Shqiptaria mes shpëtimit dhe eksodit!

Nga: Mersel Bilalli Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:34
Mersel Bilalli

Pa hamandje se njëzet vitet e kaluara nuk ishin ata që pritej të jenë për Kosovën! Nga një gjendje okupimi nga të huajt dhe shumë sakrifica në kërkesë të lirisë, e gjer te uzurpimi i fatit kolektiv nga vet i yti, e karakterizon golgotën dy dekadëshe kosovare. Ndër vite, në shumë sfera shoqërore esenca e jetesës fare pak ka ndryshua. Sikur sunduesi i huaj u zavendësua me një vendor. Deformimet thellësisht u institucionalizuan, duke kapur jetën, ardhmërinë dhe dinjitetin njerëzor. Aty ku djalli s’mundi, punën ua besoi do udhëheqësve. E gjithë kjo në emër të idealeve dhe gjakut, por për llogari të xhepit e ambicieve private. Dukshëm u forcua një shtresë që kishtë uzurpua meritat e luftës, e që më pas të uzurpoi të mirat publike e bashkë me ta edhe fatin njerëzor. Dominonin lëvdatat boshe, madje edhe anijet e përmbytura i reklamonin si nëndetëse të mira. Këso gjendje, ligjet i shndërroi në letër tualeti, parimet demokratike në komedi e tragjedi, kurse popullatën në material harxhues. Kjo solli gjer te kontaminimi i rëndë i trurit popullor, i cili sikur filloi devijimet dhe dhe keqpërdorimet t’i trajton si aftësi dhe gjindshmëri, madje duke humbur edhe instinktin natyror për përkujdesjen për veten dhe brezat e ardhshëm. Shumë njerëz pranuan apo u detyruan që të shndërrohen në avokatë e shërbetorë të djallit, kurse faturat e shtrenjta përfundojnë tek fëmijët, nipërit e mbesat.

Kjo bëri që partia kryesore e dalë nga lufta tani të jetë rëndë e plagosur, jo vetëm nga burgosja e udhëheqësve kryesorë të saj, por më shumë nga humbja e thellë e kredibilitetit në popullatë. Shumë nga funksionarët e saj, e të afërm tjerë të udhëheqësve apo bashkëpunëtorë të tyre, “brenda natës” u pasuruan dhe jetonin një jetë krejtësisht të ndarë nga popullata. Partitë në pushtet në masë të madhe punësonin dhe avansonin gjysmë-analfabetë partiak, duke injorua profesionalizmin. Në këso tregu klientelist, më së shtrenjti popullit i kushtonin personat me çmim më të lirë! Kurse shtresat më të afta e më vitale të popullatës u detyruan të ikin të bindur se çdokund tjetër në botë do ta kenë më mirë se në atëdheun e tyre. Në fakt, këtyre partive patriotizmi i shërben vetëm si një mjegull e dendur për t’i bërë të padukshëm keqpërdorimet dhe plaçkitjet maramendëse. Ilaqi që shitej sikur ishtë më i rrezikshëm se sa vet smundja.

Një subjekt tjetër që pretendon vazhdimsinë e idealeve rugoviane, sikur në bindjen kolektive qëmoti konsiderohet e larguar nga ata ideale, duke u shndërrua në një subjekt të udhëhequr nga një sekt të mbyllur në vete dhe pa ndonjë kredibiliteti moral. Shumkush mendon se misoni i saj shumvjeçar hyjnor tanimë ka kaluar në mision djallëzor. Njëherit, mjerueshëm duken veprimet e establishmentit të këtij subjekti gjersa gjatë gjitha fushatave akuzonin SHIK-un për shumë vrasje të funksionarëve dhe aktivistëve të tyre, kurse nga pozita e pushtetit krijonin fonde miljonshe për mbrojtjen e tyre!

Subjekti i katërt, që nga fillimi është përjetuar si byro për ekskurzione e knaqësi private. Ahengjet e shtrejta private e familjare, luksozet e tepruara dhe pretendimet e hapta personale të drejtuesve të saj për funksionet më të larta shtetërore, madje largë kapaciteteve të tyre personale, sikur kanë bërë që ky subjekt ta humb atributin e interesit publik. Kështu që, mesazhet nga këto veprime luksoze perceptohen njësoj si logjika – “ju jeni këtu për ne”. A duhet të jetë e kundërta. Andaj fuqia e këtij subjekti edhe pas këtyre zgjedhjeve pritet që të mbetet në rolin e patericës.

Subjekti, pa dilemëmë i fuqishëm - Vetëvendosja, pas shumë veprimeve kontroverse ndër vite, sikur arrijti të mbjellë në masën popullore bindjen se disponon me ideal, vision dhe kapacitet për jetësimin e tyre. Shumkush më nuk beson se mu ajo garniturë që e ka hudhë Kosovën në kënetë të qelbur, e njejta do mund ta nxjerr nga atje. Andaj logjikisht kjo i takon Vetëvendosjes dhe liderit të saj, i cili nga një idealist me preferenca të një radikali pak si të tepruar, me kalimin e kohës u shndërrua në prototip të një polikani të ekuilibruar me dozë të dukshme idealizmi për një Kosovë krejtësisht tjetër nga ajo që për dekada shofim. Ai tani ka përkrahjen e fuqishme sidomos të masës rinore, të shtresave sociale dhe masat që duan rend në shtet, të cilët thellë janë dëshpruar nga partitë e luftës, por edhe nga ajo që shumkush e quan “surogat” i ish-partisë rugoviane. Si duket, mu këte zbrastirë, tani me sukses e mbulon Vjosa Osmani, e cila jo vetëm që njihet që nga rinia me aktivitetet e shumta të saja më me peshë sa moshën që ka pas, por aq më shumë ajo identifikohet si një zonjë e hekurt në bindjet e saja për drejtësi, barazi dhe meritokraci. Andaj, s’është e rastit që ajo është deputetja femër më e votuara në Kosovë në dy mandatet e fundit.

Mbështetja e ndryshimeve në Kosovë nuk duhet të jetë vetëm dëshirë për përfundimin e misionit të një garniture kontroverze, por edhe promovim i një misioni të shenjtë për shpëtim kolektiv, ku fokusi duhet të jetë strategjia kreative për zhvillim ekonomik e përcjellë nga vlerat universale, meritokracia dhe drejtësia. Demolimi elektoral i gardës së dështuar, e cila për dy dekada ka mbajtë peng normalen, madje duke vrarë edhe shpresën, imponohet si mision shpëtimtar historik. Ndryshimet njëherit do t’i hapin rrugën reformave edhe në partitë e gjertanishme në pushtet, të cilat si duket edhe vet janë të kapura nga një grup pa dije, pa ideal dhe pa ngopje. Edhe ato parti kanë nevojë për njëfar rilindje brenda tyre.

Pa dilemë se refreni i qeverisë së ardhshme duhet të jetë 24/7 fokusim në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësime, që aspak s’është lehtë në aq sipërfaqe dhe rajon me shumë kaprica e paragjykime. Partnerët tanë strategjik (në rend të parë SHBA-të), duhet të binden se edhe ne si partner i tyre s’kemi peshë pa zhvillim ekonomik. Shpërngulja e rinisë në përmasa të mëdha dukshëm dobëson Kosovën. Ajo është afër asaj që është duke u ndodhë shqiptarëve të Maqedonisë, ku për shkak eksodit dramatik zhvillimi më ka humbë logjikën. Për momentin, potencial dhe interes më të madhë për investime në rajon ka Turqia, e cila tanimë paraqet faktorë të rëndësishëm ekonomik në botë. Por, ka shumë nevojë për marrëdhënie të reja Kosovë-Turqi. Albini është një nga politikanët e rrallë shqiptar që theksoi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Kosovës duhet të zhvillohen më ndryshe. Ekspertë eminent të huaj për investime thuajnë se vetëm një liberalizim i madh i investimeve në përputhje me resurset natyrore mund ta shpëtojë ate që ka mbetur. Kosova mund të bënte një “bum” të vërtetë zhvillimor nëse do të përqëndrohej në bujqësinë moderne organike, në turizmin bashkëkohor malor, rural, banjor, si dhe krijimin e terreneve sportive e rekreative në zona atraktive etj. Ekspertë kinezë thonë se Tajvani territorialisht është vetëm sa dyfishi i Kosovës, por mbanë 24 milion banorë me standard pesë herë më të lartë se ai kosovar. Poashtu, duhet analizuar ekspansionin zhvillimor të Kinës, Turqisë, Malajzisë, Izraelit, madje edhe të do shteteve që deri dje njerëzit vdisnin nga uria, kurse tani ata kanë zhvillim marramendës, siç janë Bocuana, Etiopia, Zambia, etj.

Problem kyq do mbetet marrëveshja me Serbinë, e cila aspak s’është e lehtë. Por, nëse kemi një qasje kohezive në strategjinë rajonale zhvillimore, kjo çështje dukshëm do të jetë më lehtë. Liberalizimi i mëtejmë i tregut rajonal përtej CEFTA-s, gjë e cila pritet të shtrohet detajisht nga SHBA, pa dilemë se dukshëm da të lehtësonte marrëveshjen me Serbinë. Fakt se tani të gjitha vendet e rajonit janë pesimiste lidhur me integrimet evropiane. Kemi parasysh ritmin e negociatave me Malin e Zi, që startuan në vitin 2012, kurse nuk kanë përfunduar as 30 përqind të punëve. Me këtë dinamik këtij shteti do t’i duhen mbi njëzet vjet bisedime! Bisedimet integruese me UE-në, sikur asocojnë në logjikën e Sizifit dhe Don Kishotit. Vet UE-së do t’i duhet kohë që t’i ridefinoi shumë çështje të vetat brenda saj. Natyrisht se këtu pritet të aktualizohet edhe antarsimi në Zonën Ekonomike Evropiane, e cila mund të jetë një zavendësim afatgjat i shteteve të Ballkanit Perëndimor për UE-në. Kjo nënkupton treg dhe zhvillim të përbashkët me anëtaret e UE, por pa pjesmarrje në institucionet e UE (Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, diçka ngjajshëm edhe Zvicra). Por, fakt se një numër i qeverive rajonale obstruojnë çfardo integrimesh, madje edhe ata rajonale, pasi do struktura ngurrojnë të heqin dorë nga përfitimet e zeza që bëjnë përmesa doganave nacionale.

Reflekset kosovare në Maqedoninë e Veriut

Pjesa shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbetet rajoni i vetmi në botë që s’njef kurfar zhvillimi. Atje që moti është vrarë edhe shpresa. Përderisa në lindje të shtetit kemi mbi 40 kompani të huaja që kanë investua atje me lehtësime të mëdha shtetërore, në pjesën shqiptare kjo është ZERO. Madje, administrativisht pengohen edhe ata pak investitorë të jashtëm e të brendshëm që duan diç këtu të investojnë. Andaj, mbi 50 përqind e popullatës shquptare pakthyeshëm është largua. Establishmenti shqiptar këtu na është shndërruar në faktor të lumturisë së vet, ppor edhe në faktor të fatkeqësisë popullore. Po ta testojnë çmendurinë e asaj strukture mentale, mu atëherë do ta shofin se çka është pandemi e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat