Kaosi - Etika dhe jo profesionalizmi në mjetet e informimit të Kosovës

Opinione

Kaosi - Etika dhe jo profesionalizmi në mjetet e informimit të Kosovës

Nga: Ismail Muqiqi Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:49
Ismail Muqiqi

Nuk ka dyshim se mjetet të ashtuquajtura të infmomimit në Kosovë mbajnë përgjegjësi morale ligjore dhe kombëtare për gjendjen kaotike në shoqëri. Këto mjete të "informimit" të cilat u themeluan pas çlirimit të Kosovës, më shumë për interesa biznisore dhe financiare nga oligartet e partive politike dhe njerëzve të fuqishëm në kapjen e bizniseve të aseteve ekonomike të pasurisë së Kosovës, vazhdimisht përmesë politikës redaktuese dhe jo profesionale po i shkaktojnë dëme të pa riparueshëm Shtetit të Kosovës.

Mjerishtë numri më i madh i këtyre mediumëve e sidomos atyre elektronike të cilat përmesë përkrahjes materiale e financiare dhe mafisë biznisore arritën të licensohen pa ndonjë analizë të mirëfilltë për kapacitetin e burimëve njerëzore të përvojës dhe profesionalizmit të gazetareve të cilët do të duhej të përzgjedhëshin duke u bazuar në vlerat, morale njerëzore në shkallën e shkollimit dhe profesionalizmit duke vlerësuar patjetër të kaluarën e biografisë së tyre.

Shtetet me sisteme të ndryshme politike prioritet të veçantë gjithmonë e kanë ndërtimin e mirëfilltë të sistemit informativ, shoqërorë dhe demokratik në mjetet e informimit në shërbimë të nevojave të qytetareve.

Në Kosovë që nga pas lufta lindën me qinda {portale}, revista, radio e televizione private pa kurfarë kriteresh të cilat tani më politikën e tyre editoriale po e helmojnë opinionin duke nxitur përqarje dhe debate të cilat nuk i shërbejnë askujt përpos që po krijojnë kaos dhe po e iritojnë popullin në përgjithësi.

Është i dhimbshëm niveli profesional në mjetet tona të informimit, që nga drejtori, kryeredaktori e deri tek gazetari apo moderatori i cili udhëheqë debate apo tema politike të cilat janë bërë rutinë në mediumet e Kosovë.

Kjo mënyrë e politikës redaktuese në mejetet e informimit nuk dërgon askund përveç që po krijon situata të panevojshme konfliktuoze duke e polarizue jo vetëm skenën politike por edhe opinionin në përgjithësi.

Pothuajse se në të gjitha televizionet që veprojnë në Kosovë që nga radio televizioni i Kosovës i cili financohet nga buxheti i Shtetit, dhe i cili duhet të ishte medium i pavarur i të gjithë qytetarëve por mjerishtë është shembulli më i keq i kapur nga politika e një partie e cila këtë televizion e ka shndërrue në servisë privatë.

Pothuajse në të njëjtën rrugë po defilojmë edhe televizionet tjera private të cilat punojnë në Kosovë e të cilat janë themeluar nga individët të cilët ishin pjesë militante të partive politike dhe të lidhur me mafinë biznisore.

Këto mediume muaj dhe vite me radhë përmes të ashtuquajtur "analistë"- opinionist të cilët për opinionin e gjërë janë krejtësishtë të panjohur tani janë shëndrrue në profilë të politikanëve dhe vizionarve duke i komentuar dhe mbrojtur interesat dhe misionin e atyre grupeve politike të cilat janë kompatibile me interesin e pronareve të këtyre televizioneve.

Mënyra e kulturës së komunikimit tregon nivelin e mjerueshëm të dijes dhe profesionalizmit të kësaj kategorie të cilët janë bërë të padurueshëm për shikuesit.

Po të ishin instuticionet përkatëse të përgjegjëshme të cilat merren me problematikën e informimit në Kosovë, qysh moti është dashur të denoncohet apo pezullohet puna e disa mjeteve të informimit të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kodin dhe etikën e sjelljës.

Për këtë gjendje të krijuar fajtorë dhe përgjegjës janë edhe komisioni apo asociacioni i mediave të shkruara dhe atyre elektronike në Kosovë.

Nuk di ndonjë rast që ndonjë medium informativ individ apo pronari është denuar - sanksionue për shkeljen e ligjit dhe rregullave në mediumet tona.

Nëse njeriu normalë ka durim të mjaftueshëm t’i shikojë dhe analizojë debatet politike dhe mënyrën e udhëheqjës {gazetareve-moderatoreve} mund t’i sheh dy të vërteta të kundërta njëra me tjetrën.

E vërteta e parë është se qytetarët e Kosovës po kërkojnë ndryshime, përmesë votës së lirë për ta ndryshuar gjendjën.

Ndërsa opinionistët {matrapaz} me çdo kusht po mundohen ta mbrojnë gjendjën e mëparshme, e cila e ka katandisur Shoqërinë e Kosovës.

Mjetet e informimit janë mekanizma të fuqishme të zhvillimit të demokracisë dhe proceseve politike dhe shoqërore të një vendi ato duhet të jenë në shërbimë të qytetareve të cilët kërkesat, nevojat, hallet dhe problemet e tyre duhet të trajtohen dhe afirmohen mu përmesë mediumeve të lira, të paanëshme profesionale dhe të përgjegjëshme ndaj qytetareve dhe ligjit.

Mjerisht Kosova qëndron larg këtij realiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat