Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë mashtruar dhe stresuar shqiptarët!

Opinione

Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë mashtruar dhe stresuar shqiptarët!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:11
Qamil Gjyrezi

Dyshja Edi Rama dhe Erion Veliaj ka krijuar një situatë të rënduar ekonomike dhe mbi të gjitha psikologjike tek njerëzit, me gënjeshtrat dhe politikat e dështuara në 8 vite! Dje lexova një opinion që përmendej inteligjenca emocionale. Autori i shkrimit me të drejtë argumentonte se opozita dhe Zoti Basha duhet të kuptojnë mirë hallet e njerëzve, ndjenjat dhe emocionet e tyre dhe të japin zgjidhje për stresin emocional të shkaktuar nga Rilindja në 8 vite. E thënë qartë, pa teori inteligjenca emocionale është aftësia për të kuptuar emocionet njerëzore personale dhe të tjerëve. Po si mund të kuptojnë emocionet e njerëzve dy mashtruesat Erion Veliaj dhe Edi Rama që iu kanë shkaktuar emocione negative dhe një stres të pa parë i futur thellë në mendjen e njerëzve të varfër?! Si mund të kuptojë Edi Rama emocionet e të rinjve që janë larguar si refugjatë rrugëve të Europës, kur deklaron se nuk ka shtet që mund ta ndalë emigracionin?! Edi Rama dhe Erion Veliaj tërbohen nga takimet elektorale dhe programi ekonomik i Zotit Basha, që po e mbështesin të gjitha shtresat shoqërore në Shqipëri, duke krijuar optimizëm për të ardhmen. Në mënyrë të vecantë të rinjtë shkodranë dhe shqiptarë kanë besim te lideri opozitar Basha dhe nuk i besojnë mashtruesave që i gënjyen për 8 vite! Prandaj mrëmë mbështeta me një koment në FB, takimet derë më derë të FRPD-së Shkodër, duke bërë një “canvassing”, takime ku mbi të gjitha dëgjojnë me vëmendje, vlerësojnë hallet e njerëzve dhe japin zgjidhje. Nuk është thjeshtë problem i një shtylle të dëmtuar të Keshit, por ceshtja është më e thelllë, tek mentaliteti dhe politikat gënjeshtare që ka zhvilluar Rilindja në 8 vite, biles duke pretenduar për reformën e energjisë elektrike, ku cmimet janë më të shtrenjta në rajon dhe shërbimet për klientët janë në nivel mesatar!?

Te Rinjtë kuptojnë më mire hallet e njerëzve, emocionet e tyre!

Të rinjtë kanë mundësi më mirë të përdorin inteligjencën emocionale. Problemi është të ndryshohet mentaliteti për detyrimet që ka shteti, qeveria për njerëzit, që të kuptohen mirë problemtikat e komunitetit!

Dhe kjo formë të menduari kërkon përqendrim, vemendje për të dëgjuar, për të kuptuar emocionet njerëzore! “Inteligjenca emocionale është aftësia për të kuptuar, përdorur dhe menaxhuar emocionet tuaja dhe te tjereve në mënyra pozitive për të lehtësuar stresin, për të komunikuar në mënyrë efektive, për të komunikuar me ndjenje me të tjerët, për të kapërcyer sfidat dhe për të zbutur konfliktin”.

Mashtruesat Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e kuptojnë inteligjencën emocionale, mbasi janë shkaktarët e kësaj situate të rënduar ekonomike dhe psikologjike në Shqipëri.

Më 25 Prill 2021 Shqiptarët do të shpëtojnë nga gënjeshtrat e Edi Ramës dhe mbas një viti në 2022 do të shpëtojnë nga Erion Veliaj me votën e qytetarëve të Tiranës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat