Vetëvendosje, Kosovën do ta lumturojë, ndërsa Serbinë në palcë do ta tmerrojë

Opinione

Vetëvendosje, Kosovën do ta lumturojë, ndërsa Serbinë në palcë do ta tmerrojë

Nga: Rexhep Torte Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:58
Rexhep Torte

Mund të flasim dhe të gënjejmë sa të dëshirojmë, por këtë të vërtetë kurrën e kurrës nuk mund ta mohojmë.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, tani i kërkojnë votat si me i patur këmbët në prush, edhe pse pushtetarët e tyre 21 vite në liri e pavarësi, me dytytyrësi bënë homazhe para varreve e lapidareve të dëshmorëve të rënë për liri, bënë homazhe para varreve e lapidareve të viktimave të vrasjeve dhe masakrave që Serbia e kreu ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, por asnjëherë nuk këmbëngulën që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë.

Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin kryeministër dhe me Vjosa Osmanin presidente e Kosovës, do të mund t’i korrigjojnë gabimet tradhtare anti kosovare dhe anti kombëtare shqiptare të udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, të cilët në 21 vitet e kaluara nuk e forcuan shtetin, nuk e zhvilluan ekonominë, nuk e luftuan pasurimin e paligjshëm dhe korrupsionin.

Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin do të pozicionohen me dinjitet edhe karshi Serbisë agresore gjenocidale dhe vrasëse, në artikulimin dhe mbrojtjen e interesave dhe kërkesave legjitime të Kosovës, qoftë në dialogun Kosovë-Serbi, qoftë në rrafshin e pasqyrimit ndërkombëtar të gjenocisit që Serbia e kreu në Kosovë.

Votuesve të Kosovës Zoti ua dha 14 shkurtin 2021, ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për ta votuar ardhmërinë e Kosovës, për ta votuar ndryshimin dhe shpresën për një të ardhme të lumtur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës.

Data 14 shkurt 2021 është dita kur fatin e Kosovës e kanë në dorë votuesit e Kosovës, për ta zgjedhur të mirën apo të keqen për Kosovën.

Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po zhvillojnë fushatë zgjedhore të mençur e korrekte dhe po japin premtime të sinqerta e dashamirëse për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, në fushatën parazgjedhore të përfshirë nga paniku dhe agresiviteti primitiv, sërish dhe pa fije turpi, po i përsërisin premtimet mashtruese, tradhtuese dhe poshtëruese, të cilat i kemi dëgjuar tashmë 21 vite në liri e pavarësi, premtime që nuk janë realizuar.

Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pastërtia, korrektësia, sinqeriteti dhe ardhmëria e Kosovës, janë guximi dhe dinjiteti i Kosovës.

Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të sinqertit dhe të pakorruptuarit e Kosovës, janë ndershmëria dhe krenaria e Kosovës, janë mburoja dhe siguria e Kosovës, janë mbrojtësit dhe sakrifikuesit e denjë për Kosovën, janë besa- besë e pathyeshme ndaj popullit të Kosovës.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja Nisma dhe AKR-ja, duhen futur në një thes së bashku, që kurrën e kurrës të mos kthehen më në arenën politike të Kosovës, sepse 21 vite ne liri e pavarësi, Kosovën e plaçkitën, e mashtruan e tradhtuan dhe e komplotuan.

LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR, po rikujtojmë se, nuk bënë asgjë për ta forcuar shtetin, për ta reformuar drejtësinë, për ta zhvilluar ekonominë, nuk bënë asgjë për ta luftuar pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin.

Këto pesë parti të sipërpërmendura në Kosovën e lirë e të pavarur, sollën luftën e ashpër për pushtet, vllavtasjen politike për pushtet, pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin.

Këto pesë parti politike të sipërpërmendura, në 21 vitet e kaluara i legjitimuan dhe i mbrojtën udhëheqësit shtetërorë milionerë të pasluftës.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike në 21 vitet e kaluara, shkelën pamëshirshëm mbi amanetin e dëshmorëve të rënë heroikisht dhe ndershmërisht për lirinë e Kosovës.

Shkelën pamëshirshëm mbi fatalitetin e mijëra e mijëra viktimave të vrarë e të masakruar nga Serbia agresore gjenocidale dhe vrasëse.

Shkelën mbi dinjitetin e 20 mijë femrave shqiptare të dhunuara në mënyrën më makabëre nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike të sipërpërmendura, në 21 vitet e kaluara nuk bënë asgjë për 1650 shqiptarët e të gjitha moshave dhe gjinive që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike të sipërpërmendura, nuk bënë asgjë që kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë të nxirren para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar, edhe pse për krimet e Serbisë në Kosovë ka me mijëra dëshmi e fakte filmike, fotografi dhe dëshmi të shkruara.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike të sipërpërmendura, lejuan të dialogohet me Serbinë , pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera në Kosovë, pa i vënë Serbisë asnjë kusht në këtë dialog, dhe pranuan të dialogojnë me kriminelin Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtorin e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike të sipërpërmendura, për interesa të tyre vetjake, u bënë pre e Serbisë agresore gjenocidale dhe vrasëse, duke e rrezikuar edhe sovranitetin e ndarjen territoriale të Kosovës në favor të Serbisë.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike të sipërpërmendura, për interesa të tyre vetjake karrieriste e materialiste, u bënë pre e politikës hegjemoniste të Serbisë agresore gjenocidale dhe vrasëse.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike të sipërpërmendura me naivitetin dhe papërgjegjshmërinë e tyre lejuan që më 4 shtator 2020 në Uashington në praninë e ish presidentit Donald Trump, të nënshkruhet marrëveshja skandaloze Kosovë-Serbi, gjoja për normaloizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, por qëllimi ishte për propagandë elektorale të Donald Trumpit dhe në dëm të Kosovës.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike të sipërpërmendura, ishin mbështetësit e komplotit që e kryen Gjykata Kushtetuese e Kosovës, KQZ-ja e Kosovës dhe Gjykata Supreme e Kosovës, që Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes të mos mund të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, KQZ-ja e Kosovës dhe Gjykata Supreme e Kosovës, duke i ndihmuar njëra- tjetrës, arritën që me obstruksionet e tyre t’i pamundësojnë mërgatës shqiptare që të merr pjesë masovikisht në këto zgjedhje kaq të rëndësishme për Kosovën.

Udhëheqësit e këtyre pesë partive politike të sipërpërmendura, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, po përpiqen sërish me gënjeshtra t’i manipulojnë votuesit e Kosovës, duke dhënë premtime që nuk mund t’i realizojnë asnjëherë, ngjashëm me premtimet që i bënë në 21 vitet e kaluara dhe nuk i realizuan.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, janë duke e mbështetur njëra-tjetrën, kundër Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, jo për të mirën e Kosovës, por për ta shpëtuar veten dhe për t’i shpëtuar pasuritë e tyre milionëshe të fituara në mënyrë të paligjshme dhe me korrupsion, pasi janë të vetëdijshme se Qeveria Albin Kurti 2, këta hajna mafiozë do t’i nxjerr para drejtësisë dhe ligjit.

Këto pesë parti politike të sipërpërmendura sëbashku me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, me KQZ-në e Kosovës dhe me Gjykatën Supreme të Kosovës, janë kanceri i Kosovës dhe që duhet sa më parë të shporren nga skena politike dhe institucionale e Kosovës.

Largimi dhe ndëshkimi i tyre do të bëhet me 14 shkurt 2021, kur votuesit e Kosovës votën e tyre do t’ia japin vetëm Vetëvendosjes në formë të referendumit plebishitar, që është garantuesja e vetme për një qeverisje të ndershme e të sinqertë në të mirë të Kosovës dhe të popullit të Kosovës.

Votuesit e Kosovës më 14 shkurt para se t’i afrohen kutisë së votimit, me mëndje dhe me zemër duhet të vendosin për nderin e tyre personal, familjar e kombëtar, dhe me mendje e me zemër të vendosin për ardhmërinë e lumtur të familjeve të tyre në mbarë Kosovën.

Votuesit e Kosovës, pa marrë parasysh cilës parti i takojnë, nuk duhet t’i lejojnë vetes të bëjnë mëkate ndaj Kosovës dhe popullit të Kosovës, nuk duhet t’i lejojnë vetes të bëjnë mëkate ndaj Zotit dhe popullit, dhe votën t’ia japin vetëm Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e ka sinqeritetin, guximin dhe gatishmërinë për t’a çuar para Kosovën.

Votuesit e Kosovës, tashmë e kanë kuptuar se nuk duhet të bëhen mjet mashtrimi i udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, i udhëheqësve plaçkitës milionerë mafiozë të pasluftës, sepse fundja jeta duhet jetuar me ndershmëri, moral e karakter dhe jo me mashtrime.

Votuesit e Kosovës më 14 shkurt duhet njëherë e përgjithmonë t’ia heqin popullit të Kosovës litarin rreth fytit që e ka mbërthyer tashmë 21 vite në liri e pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat