Hijet e SHIK-ut në aksion!

Opinione

Hijet e SHIK-ut në aksion!

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 7 shkurt 2021 Në ora: 16:17
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Që nga themelimi i tij, SHIK-u në Kosovë, qëllimin kryesor e ka pasur eliminimin e kundërshtarëve politik dhe përçarjen brenda partive tjera, por edhe brenda shqiptarëve në përgjithësi, duke tentuar që vet të avancojnë në politik deri në karrierat e larta.

Instalimi i përçarjeve brenda shqiptarëve nga SHIK-u, ndodhi më së shumti në vitet e para të pasluftës, ku SHIK-u i Kadri Veselit dëshironte ta dërgonte votën e popullit drejt PDK-së, duke bërë veprimet më të pështira e kriminale, me tentim eliminimi të Dr. Ibrahim Rugovës.

Ndonëse qëllimi ishte i njëjtë, liria e Kosovës, SHIK-u tentoi të fus përçarje në mes të UÇK-së dhe FARK-ut, duke i paraqitur si mercenar që erdhën në ditët e fundit në luftë. UÇK-ja asnjëherë nuk ishte e SHIK-ut dhe këta as nuk mund ta mbrojnë atë, e as të folin në emër të saj. UÇK-ja ka rrënjët te Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, e jo te SHIK-u.

Drejtuesit e PDK-së, pas lufte, nuk e pranonin në asnjë mënyrë se ekziston SHIK-u. Tek në korrikun e vitit 2005, Jakup Krasniqi dhe më vonë edhe udhëheqës tjerë të SHIK-ut pranojnë se SHIK-u ekziston dhe kërkojnë që ai të institucionalizohet. Po të ishte krijuar SHIK-u për qëllime ‘’patriotike’’ për ta ‘’mbrojtur’’ Kosovën dhe veprimtarët e saj nga ‘’spiunët serbo-jugosllave’’ siç arsyetoheshin udhëheqësit e tij, nuk do ta mbanin të fshehur krijimin e tij, por do të pranonin pa hezitim se ai është formuar dhe punon për interesa të Kosovës, duke treguar me fakte se kur dhe ku e shpëtuan Kosovën dhe qytetarët e saj nga spiunët serbo-jugosllavë.

Nuk ka dyshim se Kosova gjendet në një krizë shumë të thellë politike, ekonomike, sociale dhe morale, pa një perspektivë të daljes prej saj, për derisa nuk krijohet një Qeveri e aftë në pikëpamje profesionale, me personalitete të pa korruptuar, që kanë autoritet në vendin ku punojnë dhe jetojnë dhe janë atdhetarë të dëshmuar. Por ata duhet ta kenë edhe guximin qytetar jo vetëm t’i numërojnë shkaqet që e quan në këtë gjendje të mjeruar Kosovën e pasluftës, por që kanë dije, mençuri dhe trimëri për t’i luftuar deri me një të gjitha shkaqet dhe bartësit e atyre shkaqeve të shëmtuara që e katandisën Kosovën në këtë kaos që mbretëron ligji i ’’të fortit’’, e jo ligji i arsyes dhe ligji i shtetit ligjor.

Ndonëse shefi kryesor, Kadri Veseli, është në Hagë, hijet e SHIK-ut po veprojnë edhe në vitin 2021, me metodat e vjetra por cakun e ri.

Njëjtë siç dëshironin ta eliminonin dhe të shkaktonin përçarje për cakun e vjetër (Ibrahim Rugovën dhe LDK-në), tash me metoda të njëjta kanë zgjedhur cakun e ri (Albin Kurtin dhe VV-në).

Në ditët e fundit të saj si organizatë me ndikim ende nga politika, SHIK-u përmes eksponentëve të tij, që ende veprojnë si hije, mbushën rrugët e qytetit me grafite se Vjosa Osmani nuk është e dëshiruar në VV dhe se duhet të votohet Glauk Konjufca, e të injorohet plotësisht Osmani.

Këtë veprim e bënë me qëllim që t’ua mveshin Vetëvendosjes, për të krijuar përçarje mes saj dhe Listës së Vjosa Osmani. Por kjo është një metodë e stërvjetëruar, e dështuar dhe e kuptuar tashmë.

SHIK-u në PDK dhe një pjesë në parti të tjera, janë duke i numëruar ditët e fundit të tyre, si organizatë që kishin mekanizma të instaluar nëpër çdo institucion të vendit, përfshirë gjygjësor e prokurori, qeveri e polici. Ky do të mbetet në ditarin e tyre si veprimi i fundit në mbi dy dekada aktivitet, ndonëse që 13 vite veproi jozyrtarisht.

Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin e Glauk Konjufcën, do t’i japin goditjen përfundimtare kësaj organizate të dyshimtë, e jo të mirënjohur.

Image
Veprimet e SHIK-ut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat