Populli shpërthen, nuk duron kur shteti bëhet mjet për plaçkitje

Opinione

Populli shpërthen, nuk duron kur shteti bëhet mjet për plaçkitje

Nga: Skënder Mulliqi Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:17
Skënder Mulliqi

Dëmet që ju shkaktuan Kosovës! Shteti nuk eshte gjë e vogël. Shikojeni ne retrospektive lexues te nderuar për dëmet e mëdha qe na i shkaktuan këto klika politike. Qe dy decenie po jetojmë si ne filma tragjiko komik, ku plaçkitja nga profiterët e ndryshëm te politikes dhe te biznesit, krijuan vëllazëri me krimin e organizuar, duke I kapur keq sistemet, duke bërë privatizimin për vete dhe militantë partiak, me institucione te okupuara, duke ndjekur kështu edhe rininë nga vatrat e tyre shekullore, për te gjetur gjithmonë ndonjë arsyetim të rremë .

Pakica në pushtet u bë më e rëndësishme së shumica të cilët po jetojnë keq. Dhe, çuditërisht ende po mendojnë të “flenë” rehat. Përvjetorët e pavarësisë të Kosovës dhe çdo përvjetor tjetër po duken gjithnjë e më të zvetënuar.

Rrëfimi për shtetin e ri të Kosovës , shume është bërë “ pordhë në behar”. Po ta kishim shtetin ashtu si duhet, kjo kaste politike moti është dashur ti thonë lamtumirë politikës. Me fjale të bukura , e më punë të mbrapshta jemi ngopur tashmë. Seriozisht dhe në mënyrë dramatike është rrezikuar karakteri qytetarë I Kosovës. Qe shumë kohë nuk kemi unitet politike dhe as institucional për gjerat madhore shtetërore dhe kombëtare. No coment, qe nëse e zbërthejmë është diçka shume e keqe për ne të gjithë. Është shumë skandaloze, të bëhet shteti mjet për plaçkitje .

Kosova me shume ka mbetur vetëm kockë e patriotizmit të rremë .Te qenit shtet sovran dhe i pavarur nuk është gjë e vogël. Një Kosovë e shndërruar në shtet privat nuk I duhet askujt, e një Kosovë eldorado e krimit e korrupsionit aq më pak. Ka ardhur koha për një jetë të rregulluar , ka ardhur koha për një Kosovë të rregulluar, ka ardhur koha që ta rregullojmë fatin tonë si shtet dhe si komb në Ballkan. Ka ardhur koha për paga solide , ka ardhur koha për barazi për të gjithë…E jo shtetin ta shkelmojmë për në rrotë të samës…qe nuk është asgjë tjetër, veç paravan për Serbi të Madhe…Këtë gje nuk do ta lejojnë kurrë shqiptarët , nuk do ta lejojnë forcat përparimtare te LVV te Kurtit, dhe Listës Qytetare te Osmanit, pas datës 14 shkurt, kur edhe pritet ta marrin pushtetin Këtë shkrim do ta përmbyllë më thënien e Sokratit “Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat