Korniza diplomatike

Opinione

Korniza diplomatike

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:19
Skënder Karaçica

Letra e presidentit të Amerikës,Joe Biden,për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Beograd,tregon qartë se administrata amerikane në Washington ka projekt të qartë diplomatik ndaj të ardhmes së shtetit të Kosovës dhe,relacionet e njohjes së ndërsjellë në mes të dyja shteteve Serbi-Kosovë.

Në tërë katrahurën që ka projektuatr tash e dy shekuj për shfarosje der në shkallën e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqipar dhe Kosovës,nuk kanë të ndalur edhe sot në kohën,kur e kur,Ballkani ka marrë rrugën e paqes dhe larg gjakderdhjes në mes popujve të këtij rajoni të trazuar përmes kurdisjes së skenarëve të njohur të historisë nga Serbija.

Duke e komentuar letrën e presidentit amerikan Biden për presidentin e Serbisë,ish diplomati dhe bashkëpunëtori i ngusht i kryekriminelit dhe projektuesit të gjenocidit ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës(Slobodan Millosheviq),përmes komentimit të Vladislav Jovanoviq në Beograd,shkon aq larg në shpalimin e projektit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe për (vajtimin  e miteve të gënjshtrës  ndaj Kosovës),saqë përmbajtën e letrës nga Washingtoni e bëri gati për të hedhur në kantën e berllagut(!).

Duhet të përmendim nga analet e diplomacisë se,në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork,ku në rend të ditës ishte çështja e Kosovës,ish diplomati amerikan Richard Holbrook ia mbeshteti fytyrës diplomatit të Serbisë,Vladisalv Jovanoviq,i cili para tryezës së organizatës botërore(OKB-së)gënjente me diskursin e tij të shëmtuar të ,,diplomacisë serbe ,,(sic!)për çështjen e planifikimit të shfarosjes së shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Amerika tash e një shekull e ka bër  qartë projektin  diplomatik për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan dhe çështjen e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat