Marrëveshja e DC-së në fushatë elektorale, dhe gjashtë lëshimet serioze të Hotit

Opinione

Marrëveshja e DC-së në fushatë elektorale, dhe gjashtë lëshimet serioze të Hotit

Ramazan Bekteshi Nga Ramazan Bekteshi Më 9 shkurt 2021 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Tani, në kohë zgjedhjesh, Hoti dhe simpatizantët e tij thirren në marrëveshjen e Uashingtonit si një sukses historik, derisa kundershtarët e tij e shohin me lëshime serioze. Bazuar nga klima e re në DC priten ndryshime, si anulimi i vendimeve të ish-Presidentit Trump-it nga Pentagoni dhe Presidenti Biden për pezullim të dislokimit të trupave Amerikane nga Gjermania aleate, dhe modifikimi dhe rishikim i vendimeve të Trump-it.

Një vështrim sipërfaqësor i disa pikave të dëmshme të marrëveshjes:

• Te dy palët zotohen për Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Merdares, Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Nishit.

Pse duhet pala kosovare të pajtohet për lidhje hekurudhore të re midis Prishtinës dhe Nishit. Kjo kërkese djallëzore e Serbisë është bërë që të eliminohet qarkullimi ynë nëpër veriun e Kosovës, duke e ruajtur kështu kontrollin atje dhe duke e lehtësuar ndarjen e Veriut që është edhe një synim i regjimit të Vuçiqit. Negociatorët tanë të dobët, ne vendëse të pranojnë faktin ekzistues të hekurudhës, F. Kosovë-Leposaviq-Leshak, këta i hapin Kosovës edhe një plage të re.

• Një prani ndërkombëtare, e Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar me kohë të plotë në Serbi.

Delegacioni ynë bëri dhe lëshimin e dytë duke mos e kundërshtuar idenë e hapjes se kësaj zyre vetëm në Beograd por jo dhe një degë në Prishtinë (DFC&EXIM), nuk kundërshtoi ndarjen disproporcionale të fondeve, dhe jo vetëm me kaq, Grenell premtoi se me këtë fond do të meremetonte edhe ndërtesën e RTS-se (Radio Televizionit Serb) të bombarduar nga NATO, një qendër komunikimi nga ku u kryen shumë urdhra për vrasje masive. Grenell edhe me këtë rast harroi viktimën dhe shpërbleu agresorin me rindërtim, edhe pse serbet shkaktuan krim kundër njerëzimit.

• Të dy palët do të futen në “mini-Schengen”, të shpalosur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe të shfrytëzojnë plotësisht përfitimet e saj.

Kjo ide e vjetër për qëllim ka dominimin ekonomik serb e më shumë, origjinën e ka nga qarqet më shoviniste serbe të ndihmuar edhe nga kryeministri shqiptar Rama, që për këtë projekt antikombëtar ai ia mbajti krahun hasmit tanë historik, duke e injoruar homologun Kosovar, bile duke e paditur edhe në gjyq, por në anën tjetër e mirëpret Vuciqin si nikoqir në Tiranë dhe duke shkaktuar një mos komunikim të gjatë dhe të parin midis Kosovës dhe Shqipërisë. "Mini-Schengen-i" u refuzua nga qytetari ynë por jo dhe nga KM.

• Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe subjekte të tjera të qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes se Liqenit së Gazivodës/Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë.

Është e pabesueshme por një realitet që përfaqësuesit tanë lejuan dhe pranuan një formulim tragjik për të ndarë pasuritë e Kosovës kur thuhet: “…për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë”. Pra, edhe pse Liqeni shtrihet 90% në territorin e Kosovës me çfarë motivi përfaqësuesit tanë i japin leje Serbisë të fusë kthetrat në Kosovë, kjo më s’do elaborim, le ta shoh opinioni ynë se kush na përfaqësoi, pra, ishin ata të njëjtit që falën edhe Çakorrin.

• Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë fetare, duke përfshirë komunikimin nder fetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe.

Ky formulim i përdredhur politik nuk e ka qëllimin që të dy palët të zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë fetare, duke përfshirë komunikimin ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare, sepse ato janë zbatuar, por qëllimi politikës ekspansioniste dhe kishës serbe është që Manastiri i Deçanit t’i ruaj pronat e veta që s’i kane takuar duke e bërë këtë rajon të perjashtuar, kancer dhe pengese për pjesën tjetër te Kosovës. Gjykata Kushtetuese, në vitin 2016 ia dha manastirit të drejtën e pronës me mbi 23 hektarë tokë duke e fuqizuar kështu një marrëveshje të administratës serbe të vitit 1997 ku atëbotë padrejtësisht ia kalojnë manastirit dy prona të ndërmarrjeve publike. Pse Gjykata kushtetuese e Thaçit vendosi kështu me 2016 si ajo serbe e 1997-ës?

• Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare.

Një paradoks tjetër i yni është se si mund t’i besohet Serbisë për ti vënë vetes një bllokadë ndërkombëtare duke ia ndalur rritjen shtetit, duke ia hequr një vit jete, duke ia humbur një vit progresi ndërkombëtar. Serbia vazhdon të injorojë dhe të shkeli zotimin për të ndaluar njohje/çnjohje që ishte si një kundërbalansë për moratoriumin. Serbia vazhdon të loboj për çnjohje, kështu tentoi me Izraelin deri në ditën e njohjes, kështu vazhdon këto ditë me Sllovakinë duke iu frikësuar jehonës së njohjes nga Izraeli, si dhe njohjeve tjera të mbetura nga BE, si dhe njohjes eventuale nga Vatikani.

Do të ishte jo reale që kjo marrëveshje të mbesë si e tillë me plotë shkelje për palën tonë, dhe kur dihen presionet, e që protagonist kryesor ishte Grenell dhe ish-Presidenti Trump, që tani e pret gjykimi për krim ndaj shtetit për urdhrin zjarrvënës ne Kapitol.

Derisa negociatorët tanë që lëvdohen për një marrëveshje historike atyre po ashtu nuk u vjen turp kur e thonë: se e bënë lëshimin gjoja për hatër të Amerikës e në dëm të vendit tonë. Në Uashington DC u shkel plani i Martti Ahtisaari-t keq.

Pikë e ndritshme e marrëveshjes së DC-se ishte njohja nga Izraeli me kushtin që ambasada të hapet në Jerusalem, çdo tentim ndryshe nga pala kosovare mund ta pret çnjohja, prandaj konsultohuni me shumë me Amerikën se sa me Mogherina, Borella e Lajçaka. Njohja u bë për Jerusalemin sepse sa për Tel Aviv s’do të behej kurrë, andaj nuk duhet pyetur BE-ja për këtë çështje, a dëgjove z. Konjufca!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat