I dështuari Edi Rama!

Opinione

I dështuari Edi Rama!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 08:47
Qamil Gjyrezi

Modeli para dhe post-modern Edi Rama është tipik një model dështimi! Aftësia e gënjeshtarit Rama është t’i prezantojë dështimet si arritje! Edhe në sferën profesionale dhe sportive, Rama ishte një model dështimi. Por falë manipulimit dhe mbështetjes nga qarqe të rrezikshme të ish-bllokut, ai i prezantonte dështimet personale si arritje dhe modernitet, e që ishte cdo gjë plagjiaturë!

Ok në art dhe sport, ose në jetën personale edhe mund të dështosh!? Por cfarë rreziku kishin shqiptarët, tiranasit në fillim të duronin dështimet e Edi Ramës në këta 20 vite. Dështimet në politikë ndikojnë direkt tek jeta emocionale, fizike tek e përditshmja e njerëzve, që kërkojnë punë, qetësi, siguri personale dhe familjare. Mbështetja që i dha së fundi një i dështuar politik dhe ideologjik sic ka qenë Fatos Nano, tregon qartë lidhjet e nëndheshme të modeleve të dështuara, që formalisht e duan Shqipërinë, por në të vërteteë i urrejnë shqiptarët dhe Kosovën. Nëse Edi Rama ka përdorur manipulimin artistik, Nano përdorte “manipulimim alkolik dhe kumarën”, për të mbuluar dështimet. Të njëjtin stil dhe manipulim që ka filluar nga vitet 1998, kanë përdoruar të dy edhe për ceshtjen kombëtare dhe për Kosovën!

Edi Rama është i dështuar në ekonomi dhe përpiqet ti prezantojë si model arritje, kur vendin e ka pllakosur varfëria.

Edi Rama është i dështuar në në shëndetësi dhe situata e jashtëzakonshme prezantoi gjëndjen katastrofike ku ndodhet shëndetësia në Shqipëri.

Edi Rama është i dështuar në diplomaci dhe e ka dizintegruar Shqipërinë në vite mbrapa!

Edi Rama është i dështuar gjithashtu edhe në arësim, kulturë, turizëm, përkrahjen sociale etj, etj.

Si mund ti japi zgjidhje një i dështuar të gjitha këtyre dështimeve 20 vjecare dhe sidomos në këta 8 vite?

Populli thotë: “I mbyturi, të mbytë”! Prandaj shqiptarët mezi po presin 25 Prillin për të larguar dështakun Edi Rama dhe për ti dhënë shqiptarëve një qeveri që punon për ta, me kryeminsitër Lulzim Bashën, që jep alternativa konkrete për të dhënë zgjidhje situatës së krijuar nga një model dështimi anarkik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat