A duhet që KQZ-ja, me Valdete Dakën në krye, t’ia pamundësojë pjesëmarrjen e Diasporës, në zgjedhjet nacionale?!

Opinione

A duhet që KQZ-ja, me Valdete Dakën në krye, t’ia pamundësojë pjesëmarrjen e Diasporës, në zgjedhjet nacionale?!

Nga: Hafiz Shala Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:08
Hafiz Shala

Nuk është që nuk e kuptojë rëndësin e ligjeve dhe Kushtetutës kur ato përdoren kundër keqpërdorimëve, abuzimëve, krimëve, hajnive, korrupsionit dhe veprave tjera penale të sanksionuara si mjetë parandalues ku ekziston mundësia e recidivizmave të këtyre natyrave qoftë individuale e grupore, që për qëllim do ta kishte, eliminimin përmes zbatimit të normave ligjore në fuqi.

Bëhet fjalë për atë pjesë të popullit i cili mërgojë me dekada bile, shumë nga ata edhe më shumë se 5 dekada të shpërndarë nëpër botë për arsye të ndryshme e posaqërisht këta të tri dekadave të fundit, si shkas i presionit, shpërnguljeve si arsye të ikjës nga gjenocidi dhe shpëtimi nga një agresion i furishëm serb më qëllim të spastrimit, ose përmes dëbimit ose likuidimit deri në shfarosje.

A nuk ka aspak vend për një tolerancë qoftë edhe të diskriminit pozitivë të ligjit dhe kushtetutës për hirë të popullit tonë i cili, u largua nga traumat e luftës për ta vazhduar me traumat e mërgimit.

Të nderuar qytetar, familjar, miq e dashamirë, kërkojë nga ju, ani pse ajo nuk mungon që publikishtë të deklaroheni në përkrahje të mërgimtarëve që, mos t’i trajtoni familjarët e juaj si të larguar, ani pse fizikishtë por, kurrë nga mendja, dashuria, respekti dhe vëmendja e pashuar ndaj jush dhe shtetit të Kosovës nga të cilat, kurrën e kurrës, jo që ju harrojnë por, vuajnë për juve për çka jeni vetë të bindur.

I ftojë institucionet e drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme e, posaçërishtë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që, të ketë mirëkuptim për atë pjesë të popullit të cilët gjenden jashtë atdheut në mërgim, që ta keni në konsideratë shprehjen e dëshirës për të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale me qëllim të ndryshimit dhe përmirësimit të gjendjës socioekonomike, politike dhe shtetëtore, pasi, edhe atyre do t’u lehtësohen brengat të cilat gjithmonë janë mbi kokat dhe mendjën e tyre.

Më këtë rast e kam një kërkesë publike:

Të prolongohet afati i pranimit të votave më post nga diaspora për tri ditë punë me qëllim që të gjitha votat e mërgatës të përfshihen në numrim.

Është kohë pandemie, që do të thotë, qarkullimi i mjetëve transportuese, qoftë ajrore apo rrugore, nuk mund të arrijnë me kohë dhe, është edhe kjo një arsye për mirëkuptim.

Mosefikasiteti dhe mosazhuriteti i juaj me rastin e pranimit të dokumentacionit, thirrjet telefonike dhe njoftimet për pranimin e dokumantacionit të cilat munguan, nuk ndodhën me fajin e mërgimtarëve.

Për të qenë i qartë: nuk po kërkojë që të shkelet ligji sa i përket provave dhe dëshmive për të drejtën e pjesëmarrjës në zgjedhje, pra, i tërë dokumentacioni të shikohet më vëmendje dhe të vërtetohen dhe, votat e vlefshme të pranohen dhe të regjistrohen si të rregullta.

Është jo humane, e padrejtë dhe jokushtetuese që të jeni aq strikt ndaj bashkëatdhetarëve, familijarëve miqve dhe gjeneratave të reja të cilat një ditë, do t’u kthehen për t’i ndihmuar atdheut i cili, ka nevojë të pashmangshme që, ta ndryshojë kahjen, udhëheqjën, pastrimin nga të gjitha ato dukuri të cilat e sollën vendin në ketë gjendje.

Mërgata, po e dëshironë ndryshimin si kusht ndoshta për t’u kthyer në atdhe. Për ta shndërruar atdheun në gjendje të njejtë me ato shtetet demokratike euroamerikane respektivishtë properëndimore, përvojën dhe disiplinën e atyre shoqërive, ta praktikojnë dhe zbatojnë në atdheun e tyre.

Nëse i doni të rinjët, fëmijët e juaj, prindërit e juaj, veproni me arsye dhe përkushtim sepse, për këtë “ lëshim eventual apo shkelje të ligjëve”, besomëni se askush nuk do të i’u padisë, gjykojë përpos atyre të cilët, ndryshimi nuk i’u konvenonë sepse, duhet të përballen me drejtësinë për veprat e tyre kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit. Ky është fundi për ta, dhe çdo hezitim në këtë drejtim, po bëheni bashkëpërgjegjës për një gjendje të tillë.

Pra, mundësimi i pjesëmarrjës në votime duke e shtyrë afatin e pranimit të votave përmes postës, ju, po ua mundësoni dhe plotësoni votimin e lirë në shtetin e tyre për të cilin sakrifikuan bukur shumë pra, Republikën e Kosovës.

A duhet ta keni edhe një gjë parasyshë që, ndoshta edhe nuk i’u pëlqen por, deri kur mërgata ta merr rolin e shtetit për përkujdesjën ndaj qytetarëve të cilët janë në skamje të skajshme, të cilëve i’u mungojnë gjërat elementare, ushqimi, shërimi, shkollimi dhe strehimi.

Klasa sunduese, e sigurojë vetën, familjarët, dashamirët dhe përkrahësitë e tyre për vota, e të tjerët, në mëshirën e kujt kanë mbetur.

Mërgata, megjithatë, është një impuls ekonomik jo pak i rëndësishëm.

Ndihmoni mërgimtarët për ka nuk i’u duhet ekstra investim por, punë e mirëkuptim.

Mbes më shpresë që t’i thirrni zërit të arsyes duke i lënë anash, luftën për pushtet, sulmet ndaj njëri-tjetrit si ndaj armikut, tentim linqimi politik me metoda makiaveliste athere kur uniteti është më se i nevojshëm karshi sfidave të cilat na presin.

Për këtë, sovrani do ta jep vërdiktin e vetë përfundimtar, ndërsa, juve u mbetët ta respektoni, prandaj, edhe ne po dojmë të marrim pjesë dhë përgjegjësi për përzgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat