Vetëvendosje melhem për plagët e Kosovës

Opinione

Vetëvendosje melhem për plagët e Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:55
Rexhep Torte

Populli me votat e tij do t’ua jep grushtin e fuqishëm partive të derisotme që e katandidën Kosovën.

Votat të djelën t’i jepen vetëm Vetëvendosjes që sa më parë të themelohet Qeveria Albin Kurti 2.

U ranë brekët dhe u zbuluan LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja me vendimin kriminalistik dashakeq të Qeverisë në detyrë të Avdullah Hotit më 11 shkurt 2021, që mërgimtarët, të cilët vijnë të votojnë në Kosovë më 7 shkurt duhet ta kenë testin PCR.

Kjo dëshmoi edhe njëherë se këto pesë parti të sipërpërmendura janë armiqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Kjo i zbuloi qartë komplotet tradhtare ndaj Kosovës të LDK-së, PDK_së, AAK-së, Nisma dhe AKR-së, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, KQZ-në dhe Gjykatën Supreme të Kosovës, për ta penguar Kosovën që në zgjedhjet e 7 shkurtit të mos votohet Vetëvendosje dhe të mos krijohet Qeveria Albin Kurti 2, qeveria e shpresës dhe e shpëtimit për Kosovën dhe popullin e Kosovës.

Tani Kosova dhe ardhëmria e saj është në duart e votuesve, të cilët të djelën me votat e tyre do të tregojnë a ja duan të mirën dhe lunturinë Kosovës, apo do t’i mbrojnë vllavrasësit politikë për pushtet, hajnët, rezilët, katilët dhe milionetër e pasluftës që ia thithën gjakun popullit.

Votat t’i jepen vetëm Vetëvjendosjes që të mos ketë asnjë nga partitë që derisot e udhëhoqën Kosovën, për të mos u lënë hapësirë këtyre pative të derisotme të bëjnë pazare të pista.

Votimi i të dielës duhet të jetë referendum plebishitar për fitoren e Vetëvendosjes, ndryshe Kosova do ta merr teposhtëzën.

Votat t’i jepen vetëm Vetëvendosjes, edhe si përgjigje obstruksioneve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të KQZ-së dhe të Gjykatës Supreme të Kosovës, që e turpëruan veten dhe Kosovën, duke i pamundësuar Albin Kurtit të jetë në listën e votuesve.

Votat t’i jepen vetëm Vetëvendosjes, edhe si përgjigje obstruksioneve të Gjykatës Kushtetuese, KQZ-së dhe Gjykatës supreme të Kosovës, që e turpëruan veten dhe Kosovën, duke i nxjerrë nëpërkëmbëza të shumta diasporës së Kosovës që të mos mundet të votojë masovikisht në këto zgjedhje kaqë të rëndësishme për Kosovën.

Këto zgjedhje të jenë referendum plebishitar dhe fitore absolute e Vetëvendodjes për t’i shëruar plagët që udhëheqësit e derisotëm ia shkaktuan Kosovës, brenda Kosovës dhe në rafshin ndërkombëtar.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja nuk e meritojnë asnjë votë për dëmet që ia shkaktuan Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi.

Fushata parazgjedhore i zbuloi më së miri faqezinjtë, dyfytyrëshit, vllavrasësit për pushtet, hajnat, të korruptuarit dhe milionerët e pasluftës që ia morrën nga goja kafshatën e bukës popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja pa fije turpi, edhe në këtë fushatë parazgjedhore u vërsulën si ujqit e uritur për t’i mashtruar votuesit e Kosovës me retorikën e vjetër që të mbesin në pushtet, ose që të jenë pjesë e pushtetit.

Këto pesë parti nuk ia kanë dertin Kosovës dhe popullit të saj, por e kanë dertin si t’i shpëtojnë pasuritë e tyre milionëshe në para dhe në pasuri të patundshme.

E kanë dertin si t’i shpëtojnë drejtësisë dhe ligjit për pasuritë e shtresuara në mënyrë të paligjshme dhe me korrupsion.

Votuesit e Kosovës në zgjedhjet e 7 shkurtit 2021 duhet të jenë të guximshem, të ndershëm dhe të sinqertë për ardhmërinë e lumtur të Kosovës.

Votuesit e Kosovës në këto zgjedhje, nuk duhet të bëjnë mëkate ndaj dëshmorëve trima të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Votuesit e Kosovës në këto zgjedhje, nuk duhet të bëjnë mëkate ndaj mijëra e mijëra viktimave të pafajshme që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Votuesit e Kosovës nuk duhet të bëjnë mëkate, ndaj 20 mijë femrave shqiptare të pafajshme të dhunuara nga kriminelët serbë në agresionin gjenocidal e vrasës të Serbisë në vitet 1998/99.

Votuesit e Kosovës duke ia dhënë votat vetëm Vetëvendosjes krijojnë mundësinë që Qeveria Albin Kurti 2, t’i vë në veprim dëshmitë e shumta për krimet e Serbisë në Kosovë, dhe jo si në 21 vitet e kaluara këto krime monstruoze u lanë në harresë dhe kriminelët serbë jetojnë lirshëm në Serbi.

Qeveria Albin Kurti 2 do të dijë t’i del zot Kosovës, duke e forcuar shtetin e Kosovës, duke e reformuar drejtësinë, duke e zhvilluar ekonominë, duke e luftuar pasurimin e paligjshëm dhe korrupsionin.

Qeveria Albin Kurti 2, do të dijë t’i del karshi Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse edhe në dialogubn Kosovë-Serbi, duke u pozicionuar në mënyrë dinjitoze, e jo si derisot që dialogu Kosovë-Serbi u zhvillua pa i vënë asnjë kusht Serbisë dhe në dëm të Kosovës.

Të tregojmë dhe dëshmojmë të djelën me votën tonë se Kosovën e duam, e ruajmë dhe e mbrojmë si sytë e ballit.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e sjelltë në rrugë të mbarë Kosovën e larë dhe të njomur me gjakun e shqiptarëve trima, të ndershëm dhe atdhedashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat