Shqiptarët dhe qytetërimi

Opinione

Shqiptarët dhe qytetërimi

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:22
Skënder Karaçica

Qysh nga vitet 1945, qarqet e caktuara politike dhe ato,,shkencore,,përmes shkollës së Beogradit, të Moskës dhe të Athinës, nuk kanë pushuar së punuari në fushën e botimeve ,,historike, shkencore, gjuhësore dhe kulturore,, (sic!) kundër popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoninë e Veriut.

Këta skenarë të njohur për opinionin e gjerë shqiptarë, tashti u ka ardhur fundi dhe një herë e mirë duhen ndalur dhe tash e tutje ka ardhur koha që populli shqiptar mos të hesht dhe mos të lejojë të përbaltin historinë, gjeografinë dhe artin e bukur të muzikës shqiptare, që bota e artit e ka futur në kapërtinat e qindra botimeve shkencore nëpër Evropë dhe botë.

Qytetërimi i popullit shqiptar tashti është bërë pjesë e historisë dhe participimit me vlerat e popujve të lirë të Evropës, aty ku e kemi hisën tonë kombëtare. Pse po lejohen qarqet e caktuara ,,akademike dhe shkencore,, (sic!) në Shkup të shembin  vlerat nga lashtësia e deri në ditët tona të popullit shqiptar? Pse askush deri me tash nga korpusi i partive politike (koalicioni) nuk dalin të thonë të paktën një fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare përmes Kushtetutës dhe të konventave të Evropës për liritë dhe të drejtat njerëzore për këtë pjesë të Ballkanit?

Cilat janë të drejat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut? Pse shqipatrët nuk janë shtetndërtues, por sipas Kushtetutës ata janë pjesë e pakicës kombëtare? Pse gjuha shqipe nuk është zyrtare?

Temat aktuale për pozitën kushtetuese të shqiptarëve tash sa kohë kanë mbetur në margjinat e kohës.Korpusi politik (shqiptar) posa të hyjë brenda institucioneve shtetërore përmes (koalicionit) i fut veshët në lesh dhe e kryen detyrën: Ashtu siç thotë shteti i Maqedonisë së Veriut...(sic!).

Dhe qele guri gojën...!

Për skandalët politike dhe ,,shkencore,, me rastin e botimit të teksteve mësimore në Shkup, kur e kur, denigrohet çështja e popullit shqiptar sikurse kjo me gjeografinë për klasën e II të gjimnazit dhe fyerjet e skajshme dhe të paparë kundër shqiptarëve, i bëjmë thirrje tërë shqiptarëve dhe institucioneve të tyre arsimore, shkencore,
akademike, universitare, shkollore, prindërit dhe diaspora, që botimet e këtij lloji të digjën publikisht para opnionit të gjerë të Evropës dhe botës, duke çuar porosinë për çështjen e (pa) zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut!

Të digjën botimet skandaloze dhe antishqiptare të botuara në Shkup!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat