Ndryshimi i domosdoshëm, guxo të bëhesh pjesë e ndryshimit!

Opinione

Ndryshimi i domosdoshëm, guxo të bëhesh pjesë e ndryshimit!

Nga: Mehdi Haziraj Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:05
Mehdi Haziraj

Pothuajse shumica e qytetarve të Kosovës pajtohen me një gjë, nevojën për ndryshim, kjo shihet nga fushata elektorale, nga debatet e shumta televizive, nga rrjetet sociale e deri te odat dhe çajtorët. Madje po të dëgjosh debatet televizive ke përshtypjen se jo vetëm forcat e reja por edhe ata që kanë qenë pergjegjës për zhvillimet e gjertanishme në ndertimin e shtetit dhe së drejtës kërkojnë ndryshime, jo rrallë herë duke fajësuar “qengjin”, Serbinë, Rusinë, Kinën, “Kancelaritë e Evropës” e këdo tjetër, por kurrsesi të marrin vet përgjegjsinë për dështimet ashtu siç bëjnë për “meritat”.

Jo rrallë herë kemi pasur edhe mesazhe nga të huajt që na e donin të mirën, duke na dërguar “selame” e “mesele”, se disave ju ka kaluar koha, se është koha për të shkuar me nder, kujtojmë James Rubin por dhe shumë studiues e gazetar prestigjioz të cilët kanë përcjellur përpelitjet e fëmiut që kish lindur dhe po rritej me ndihmën e NATO-s, SHBA-s dhe miqve brenda BE-së, këshilla këto të cilat klasa jonë politike vazhdimisht i ka neglizhuar, apo siç i kemi dëgjuar të thonë, kujto përgjimët “Pronto”, duke luajtur topa me ndërkombtarët.

Rezultati i lojës me topa tashmë dihet, krijimi i dhomave të specializuara dhe lojtarët kryesor sot luajnë shah dhe letra dhe përgatisin pasul në dhomat e errëta të Hagës.

Pra, nevoja për ndryshim është e domosdoshme, por kjo nuk do të thot se nuk duhët kujdesur për qmimin që do ta paguajmë si shoqni. Derisa shumica e vendeve të Evropes si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Holanda Belgjika por edhe shumë shtete tjera anëkënd botës, kanë ashpërsuar masat anti COVID, qeveria kosovare ka zgjedhur të mbyllë sytë duke lejuar që edhe ato pak masa që kish marrë më heret të shkelen, jo pak herë duke u anashkaluar edhe nga vet anëtarët e qeverisë.

Natyrisht pasojat do ti bartin qytetarët tanë dhe qeveria në ardhje e cila nuk është edhe pa faj në këtë mes. Të gjitha partitë pa dallim po shkelin rregullat dhe masat parandaluese për përhapjen e pandemisë, përditë jemi dëshmitarë të tubimeve masive me qytetarë, me gjithë rrezikun evident për përhapjen e virusit.

Qytetarët tanë, si duket të dëshpruar me “suksesin” e arritur tash e njëzet vite në ndertimin e shtetit dhe së drejtës si dhe me nivelin e ultë të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjës sociale, shumë herë të gënjyer e mashtruar përgjatë viteve të kaluara nuk pyesin më për qmimin që duhet paguar për tu lirauar nga klasa e vjetër politike.

Kësaj here nuk kemi të bëjmë fare me ideologji, kemi të bëjmë me vazhdimin e besimit në shpresën për ndryshim aq shumë i kërkuar vitin e kaluar, kjo shpresaë për ndryshim e varur të dy partitë më të mëdha asaj kohe sikur është bartur duke u rritur edhe më tepër te VV-ja dhe Lista e Vjosës, përçka tregojnë jo vetëm sondazhet parazgjedhore por edhe rezultatet e zgjedhjeve lokale në Komunen e Podujevës, kësaj fryme po i fryen edhe diaspora shqiptare e cila megjithë pengesat e shumta administrative, kohore e financiare por edhe masat e ashpra pandemike anë e kënd Evropës është mobilizuar për të marrë pjesë në votimin për ndryshimin e shumëpritur qoftë përmes postes, apo edhe prezencës fizike. Sigurishtë kostoja e pjesëmarrjes është mjaft e lartë, llogaritet mes 5, 5 dhe 7,5 milionëve, pa llogaritur pasojat tjera siq janë rreziku për infeksion, testimet, koha e humbur e deri të karantinimi me rastin e kthyerjes në vendet ku jetojnë, për ata që vendosin që voten e tyre ta dhe delegojnë përsonalisht.

Vetëm dashuria e madhe për atdheun, momenti kritik ku jemi si shoqëri dhe shtet mund ta mobilizoj edhe gjëneratën e tretë në mërgatë për të kontribuar për ndryshim, qoftë me voten e tyre apo përmes ideve kreative nëper rrjetet sociale, madje shumë nga ta injorojnë përbuzjen dhe përqeshjet e një pjese të bashkëkombasve te vet dhe “vullnetarisht” nënshkruhen si: Schatz-i nga DE, Gërrnaqi nga CH, Bali nga USA e e tj, emra këta kreativ të përdorur nga një pjesë e shoqërisë kur është fjala për diasporen tonë.

Kjo fletë për mishërimin e diasporës sonë me atëdheun, vendin ku kanë lindur apo prej nga vijnë prindërit dhe gjyshërit e tyre, dashninë e kultivar brezë pas brezi për vendin e origjinës, ani se vendi i tyre pothuajse nuk ka bërë asgjë për diasporën e gjerë, qoftë në organizimin e mësimit të gjuhës amtare, qoftë në organizimin e aktiviteteve kulturore, qoftë në organizimin dhe bërjen me të lehtë të pajisjes me dokumente, apo edhe lehtësimin e pjesëmarrjes në jetën politike dhe publike si p.sh duke organizuar votimin për zgjedhjet nacionale nëper ambasada e konsullata, përkundrazi insititucionet tona kanë bërë të pamunduren për ta vështirësuar pjesëmarrjen në votime duke paragjykuar voten e disapores si votë për një subjekt politik, madje duke vëndosur kërkesën dëshpruese për test PCR, në momentin e fundit, kur tashmë një pjesë e atyre bashkëatdhetarve veq se ishte në rrugë e siper për ti dhënë shtyrjen e fundit “Autobusit të prishur” dhe atyre që nuk qanin kokën fare për qytetarin dhe besonin se nuk kishin fare nevojë për të nxjerrë duart nga xhepi, sepse tek e fundit “qytetari nuk është ai qe vendosë kush do qeveris me Kosovën”. Madje ende ka të tillë qe ende shesin dokrra kinse Amerika e don dyshen e vjetër, dhe kurrsesi nuk do e lejojë vullnetin e shprehur të popullit. Ani se kjo e fundit vazhdimisht ka bërë thirrje se demokracia dhe lufta kunder korrupsionit është çelësi për të ecur përpara.

E kur jemi tek fushata zgjedhore, edhe kësaj radhe kemi më pak “artistë aderues”, vallës së “përforcimeve” të reja e të vjetra, kësaj radhe i prijnë “opinionistët” e “analistët” që kanë gjetur “strehën e horrave” si një deriqkë për vetëpromovim, dikush afër një lideri muskuloz duke besuar se vetëm ai është i duhur në mejdan me Vucicin , ngase ka përvojën e maleve dhe e ka në qefë kangën e Zanës, të tjerët kanë nuhatur tufen e mbetur pa “tereq” dhe i vardisën tufës jetime, ani pse deri dje, kanë qenë edhe në “torishta” tjera.

Ka nga ata qe ja kanë nuhatur erën fitorës së madhe dhe shpresojnë të kotën qoftë në ambientin e vakët të parlamentit qoftë nëper “odat” e Kosovës anembanë bote, duke zavëndsuar Hysenet e njohur si shijues të hollë verërash apo e Hasanat me “cigare kube” që mrizojnë sot ambasadave e konsullatave tona me kamë mbi tavolina.

Madje ka të tillë qe as gruas së vet, e aq më pak fshatit të vet nuk i mbushin synin por besojnë se janë brumë për arena të sportve të rënda, besojnë se ata janë hamshorë adekuat për dialogun që do zhvillohet.

Prandaj, Albini e Vjosa bëjnë mirë të kenë kujdes nga soji i këtyre “hijenave të pushtetit” nëse nuk duan të përfundojnë si paraardhësit e tyre.

Padyshim se shoqnija jonë është lodhur e katranosur nga hajnat dhe zhvatësit e pushtetit të gjerëtanishëm, tashmë një pjesë e tyre të akamulfuar si akademikë, diplomatë, ekspertë institucionesh shtetrore, gazetarë e pronar mediash e portalesh, Padyshim se ata po bëjnë e do ta bëjnë të pamunuren për të luftuar e mbytur shpresën në ardhje siq edhe kemi parë të spërrkaten e pshtymohen duke u hangër studiove televizive këtyre diëve, prandaj të dielen, e cila kësaj radhe koncidon me diten e të dashuruarve duhet të votojmë lirëshem e pa ndikim për një shpresë më të mirë, me guxim e besim për ta mundur të keqën, me shpresën që më të vertetë ta meritojmë qeverisjen e drejtë sepse mjaft kemi vuajtur, të mos vijmë në pozitën për të na thënë “Ju keni parinë qe meritoni, sepse vet i keni zgjedhur”.

Si popull, si qytetar të lirë pa dallim rajoni e province, ta japim verdiktin tonë, të vendosim vet kush do qeverisë me vendin tonë, duke dënuar të keqën dhe dhënë mundësinë të drejtës. Guxoni dhe votoni ashtu siç po guxon Diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat