Mërgimtarët quani si të doni, por mos i lëndoni dhe mohoni

Opinione

Mërgimtarët quani si të doni, por mos i lëndoni dhe mohoni

Nga: Dedë Preqi Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:37
Dedë Preqi

Ndjenja, që duket se po mbizotëron tani në prag të këtyre zgjedhjeve, lidhet edhe me perceptimin e mërgatës tonë shqiptare nëpër vendet e botës, dhe si e tillë me gjitha ato përpjekje të saj të vazhdueshme edhe mbas luftës së fundit në Kosovë, që janë aktivitete të llojllojshme për rindërtimin e vendit të vet, po ekziston një lloj dyshimi se në mesin e shoqërisë tonë koncepti i humanitetit dhe njerëzores po merr një kahe të pakuptimtë, mos të themi edhe të kundërt përballë asaj që do të ishte jo vetëm humane, por edhe morale e mbi të gjitha atdhedashurie.

Prandaj, mërgimtarët i quani si të doni, në daçi i quani « gërrrnaça » apo i quani « rrugaça » të metropoleve të botës, ata janë shpirti humanitar e fisnik, që janë të lidhur gjenetikisht me njerëzit e vendit të vet, të cilët edhe pse të larguar me kilometra të tëra nga vendlindja dhe atdheu i tyre, janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie njerëzore, duke e ndarë çdo gjë së bashku me njëri-tjetrin në ditët e mira dhe të vështira.

Ajo që po ndodh sot me rastin e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, është alarmante dhe për të ardhur keq në veçanti kundrejt mërgimtarëve të këtij vendi. Mërgimtarët nuk janë ata që do e ngrisim zërin për të marrë poste qeveritare apo të shtyhen për të siguruar vendin e punës dhe pozita të tjera, por interesi i mërgatës qëndron gjithmonë i përllogaritur në interesin atdhetar dhe njerëzit e vet të jetojnë mirë në këtë vend.

Dhe e veçanta e gjithë kësaj, mërgimtarët e shprehin vullnetin e tyre dhe dëshirojnë për secilin që do e merr pushtetin në këtë vend, të shkaktoj efekte pozitive dhe të krijohen kushte për mirëqenien dhe jetën e këtij populli, i cili nuk e meriton të mbetët peng i një historie të errët, por të përafrohet dhe zhvillohet sikur pjesët tjera të popujve dhe vendeve të zhvilluara të botës.

Në Kosovë u ndërruan shumë pushtete, por çështja e mërgimtarëve në kuptimin qytetar lihet si e rezervuar, mërgimtarët trajtohen vetëm mbi bazën e interesave dhe përfitimeve të njerëzve dhe pushtetit « grykës » në këto rrethana, nëse një mërgimtar ka shprehur vullnetin e tij të investojë me kapitalin e vet në Kosovë, për të ndërtuar edhe një fabrikë, apo diçka të ngjashme, ku do të punësoheshin edhe një mori e njerëzve, veprimet e njerëzve kopetent në pushtet kanë krijuar kushtëzime për investitorët e tillë, duke kërkuar edhe shuma të mëdha të parave për të ardhë dhe realizuar një qëllim të tillë.

Është shumë domethënës imazhi i mërgatës shqiptare sot, për faktin se përllogaritët si krahu më i fuqishëm për mbajtjen e këtij vendi në këmbët e veta, mjafton vetëm të hyrat kapitale vjetore të mërgatës në këtë vend, të cilat rritën përditë edhe më shumë, dhe sipas së cilës gjithçka që ndodh dhe nevoitët në këtë vend, mërgata gjindet në gadishmëri të plotë ashtu sikur që ishte çdo herë aktive në gjitha kohërat e saj drejt një piksynimi për zgjidhje pozitive për atdheun dhe njerëzit e këtij vendi.

Si do ti quajmë vendimet e kryetarës së KQZ, Valdete Daka, a janë të pa drejta dhe jashtë çdo norme morale e njerëzore veprimet e tilla, që merr ndaj mërgimtarëve, me kushtet e qëllimshme dhe të organizuara enkas për të penguar vullnetin e qytetarëve që vjen nga mërgata, e cila mbetët objekt i vëmendjes së gjithë botës qytetare, se ushtrimi i një kompleksi të tillë, e zbulon vetë domethënien e vërtetë në mënyrë se si është udhëhequr ky shtet i kapur deri më sot.

Dhe tani në prag të këtyre zgjedhjeve, qeveria aktuale në detyrë në krye me A.Hotin, i vënë një pikë çuditëse përmes intuitës dhe natyrës zotëruese që ka në pushtetin aktual, për gjithë ata që hyjnë në Kosovë, enkas për ata që hyjnë në Kosovë për të votuar, duhet të pajisen me vërtetime të testeve të Covidit, përndryshe do ti nështrohen udhëzimeve për karantinë, një rregull që nuk ekzistonte ditëve në vijim, por vetëm përshkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që do të marrin pjesë në votimet e 14 shkurtit.

Mërgimtarët quani si të doni, por mos i lëndoni në shpirt dhe mos i nëpërkëmbeni si të tillë , sepse nuk e meritojnë dhe nuk do vlejnë qëndrimet e tilla kundrejt tyre, sepse ky veprim lëkundet me marrëdhëniet e mundshme dhe reale të një populli dhe të një gjaku, sepse do mungojë ekuilibri dhe do rrezikohet e ardhmja e shoqërisë tonë njerëzore, që konceptohet si rrënim ndaj vetvetes, si një këndvështrim i gabuar i shoqërisë në fizionominë e vet historike.

Në këto rrethana -nga një këndvështrim i veçantë Kosova dhe çdo vend i tillë, ka nevojë për mërgatën e vet, sepse këta njerëz janë një aparaturë e shoqërisë njerëzore që i shërben vendit të vet, dhe në këtë mënyrë përmes tyre ushtrohet një pushtet edhe më i madh dhe më i rëndësishëm që ia përshtat një vendi, duke përfituar të gjithë nga frytet e punës së vet.

Nuk duam që në këtë mënyrë të bëjmë një kronologji të thjeshtë, apo të miratojmë atë që po ndodh sot në Kosovë, që ndoshta mund të vazhdojë në të ardhmën, por ne po ngrehim një shqetësim se po ç’akordohet në një mënyrë shoqëria e jonë pa ndonjë arsye dhe për gjitha mundësitë e shkatërrimit që shpalosen sot, duhet vetë të fajësohemi, sepse kjo përpjekje e kësaj shoqërie mundet me qenë ndryshe, apo më mirë, për t’u mbrojtur nga përthithja e vorbullës së sistemeve formale dhe vërbale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat