Rrugët në Shqipëri me dëborë, Rilindja në “gjumë”!

Opinione

Rrugët në Shqipëri me dëborë, Rilindja në “gjumë”!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:13
Qamil Gjyrezi

Dëbora e këtyre ditëve dhe moti i keq, me rreshje e zunë qeverinë e Edi Ramës në gjumë, si gjithmonë të pa pregatitur për këta situata të jashtëzakonshme.

Një qeveri që nuk e ka mendjen tek hallet e njerëzve, nuk është e aftë të përballojë situate të jastëzakonshme, jo më situate që kërkojnë angazhim qeveritar të vecantë.

Tërmeti i vitit 2019-të, Pandemia e vitit 2020, përmbytjet e vitit 2021 dhe së fundi dëbora e këtij viti, e zunë qeverinë në gjumë, të pa pregatitur. Rilindja e Edi Ramës akuzon firmat borë pastruese për situatën, firma të cilat i ka zgjedhur vetë me kontrata të dyshimta koncensionare. Situata të tilla rëndojnë jetën e njerëzve dhe ndikojnë negativisht tek ekonomia dhe situata pandemike. Masat e vetme që ndërmerr kjo qeveri është ndalimi i qarkullimit rrugor, të minsitres Balluku, duke pezualluar jetën e njerëzve. Sllogani propagandistik i Edi Ramës është PUNË JO GJUMË. Ky sllogan i rremë, shpreh qartë filozofinë e estradës së Edi Ramës, që vazhdon të tallet me shqiptarët në këta 8 vite!

Qeveria merret me koncensionarët e saj, akuzon kundërshtarët politik, mbyll shkollat se nuk kanw ngrohje, ndalon qarkullimin rrugor, dwmton ekonominw, Edi Rama tallet me të gjithë!

Një qeveri që nuk është e aftë të përballojë situata të tilla duhet të dorëhiqet! Lulzim Basha kërkoi me të drejtë dje dorëheqjen e qeverisë!

Lideri opozitar nuk pati mundësi të vijë dje në Shkodër, mbasi u bllokua qarkullimi rrugor!

Prandaj shqiptarët duhet me votë ta largojnë këtë qeveri me 25 Prill, që bën sikur punon dhe gënjen e flë gjumë!

Po e mbylli opinionin e shkurtër me një thënie popullore: “Mënyra më e mirë për të bërë që ëndrrat tuaja të dalin të vërteta, është që të zgjoheni”!

Prandaj shqiptarët duhet të zgjohen më 25 Prill 2021, për të larguar Rilindjen, Edi Ramën që flë gjumë dhe i gënjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat