Isë shko n’shpi?!

Opinione

Isë shko n’shpi?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:43
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Isë shko n’shpi sepse misioni i yt për shkatërrimin e LDK-së me sot mori fund. Erdhe dhunshëm në LDK dhe dhunshëm duhesh të dalësh nga ajo, nga sot ti nuk je asgjë në LDK, je një hiq. LDK-në nuk e more ta udhëheqësh për interesat tua personale për ta mbrojtur korrupsionin dhe hajnitë që ia ke bërë këtij populli që nga 3% e deri më sot.

Isë ti dhe vetëm ti sot e qite LDK në dy gjunjë, në fund të pusit ç’prej se është themeluar e qove në 13 %.

Isë pas humbjes së sotme t’i duhesh të japësh dorëheqje menjëherë bile mos me të zënë sabahu ose të shkarkohesh, sepse ti e ke luajtur lojën e djallit me LDK duke ia kthyer shpinën dhe duke bashkëpunuar kundër saj dhe për interesa të krimit të organizuar Klanit Pronto dhe SHIK-ut. Pra, Isë ikë shpordhu nga LDK por mos harro merri me vete edhe Avdullah Hotin dhe Agim Veliun. Hotin dhe Velin nuk i do as katundi i vet, sepse LVV fitoi edhe në katundet e tyre. Ja se çfarë autoriteti kanë në vendlindjet e tyre.

Isë nga LDK duhet të ikë së bashku me ty edhe Klani yt mafioz i hajnisë, sepse jeni fajtor për dhunimin e LDK.

Ik Isë shko sepse as era lider nuk të vjen.

Isë shko në shtëpi sepse nuk je parimor, nuk ke qëndrime, nuk je i besës, nuk e ke më besimin e anëtarësisë dhe elektoratit të LDK, ai sot këtë mandate ta mori sepse nuk i dole në besë, e tradhtove Isë për disa herë me radhë.

Isë e lejove PDK dhe SHIK por edhe Hashim Thaçin që të përzihet në punët e shtëpisë, bëre plane me të në dëm të shtetit siç është humbja e Çakorrit, Asociacioni i komunave me shumicë Serbe janë vepra tua makabre.

Ik Isë, shko sa më parë nga LDK. Kësaj radhe nuk e pate Vjosa Osmanin me t’i fituar votat o dilingji, të cilën për shkak të dallavereve tua me Pronto mafinë, me SHIK-un dhe krimin e organizuar e injorove, e largove. Këso veprimesh bëjnë vetëm dilingjitë, injorantët, të pa falënderuarit, mendoje se votat e 6 tetorit 2019 nuk janë të Vjosës por të Agim Veliut dhe Avdullah Hotit, por ata sot nuk i morën votat as në katundet e tyre.

Të gjitha këto kanë bërë që LDK të jetë parti infatile, pa invencion e cila prej se ke ardhur ti në krye LDK-ja anëtarësia dhe elektorati e ka humbë interesimin dhe besimin. Aq më keq ti sot e humbe edhe bastionin e LDK-së edhe në Istog në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesit të LDK të cilën ti me sot e shkatërrove.

Shko Isë, ik sa më parë nga LDK-ja, jep dorëheqje sa nuk të kanë shkarkuar, nuk të ka mbet asgjë, as për fytyrë as për faqe. Ti Isë, sot jo vetëm që të mundi Albin Kurti, por ajo se çfarë është edhe më e vështirë ty sot të mundi edhe Enver Hoxhaj, anipse është në krye të PDK-së për dy-tre muaj.

Isë deklarimi yt pas humbjes katastrofale, të pafalshme dhe të patolerueshme se do të bëjmë një analizë të thellë lidhur me humbjen janë vetëm avazet tua mashtruese, por boll më me mashtrime, votuesi veç e ka kuptuar se kush je.

Prandaj, me sot ti e qove LDK deri në fund të shkatërrimit. Analizat për këtë gjendje të mjerueshme në të cilën e solle LDK duhet të bëhen pa ty, pak klanin tënd mafioz Veliun, Hotin dhe Hazirin. Ju së pari duhet ta lironi LDK-në sepse ju jeni e keqja e saj, me pastaj dikush tjetër pa ju duhet të nis nga fillimi riparimin e LDK-së.

LDK me ju më nuk shkon, ju duhet të largoheni sa më parë për t’ia lëshuar frymën LDK-së, që ia keni zënë.

Isë, pra ik, shko nga LDK, jep dorëheqje sa më parë, bile nesër është tepër vonë. Në të kundërtën shkarkimin tënd do ta bëjnë votuesit, anëtarësia e LDK-së e cila po qe se nuk largohesh, do të nxjerrin zhag nga LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat