LDK, me bazamentin e fortë e shtylla të kalbura

Opinione

LDK, me bazamentin e fortë e shtylla të kalbura

Nga: Dedë Preqi Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Dedë Preqi

LDK, po shihet qartë se bazamentin e fortë që ia vuri dikur dr.Ibrahim Rugova, në ndërtimin e kësaj kështjelle shumë të famshme, e cila u bëri ballë shumë stuhive të kohës dhe asaj moniste, që ishte shtërngata më e fuqishme e kohës, sikur dikush sot me qëllim po rrëmih në thëmelet e kësaj kështjelle, jo që mundet ta shembi në tërësi, por sikur krimbi në trungun e shëndosh pak ngapak, e bënë të vetën për ta ushqyer vetëm vetëvetën.

Përpjekjet e atyre që në një mënyrë fshehën mbas përsonalitetit Ibrahim Rugova, dhe shpërthejnë me lavdata e rezyme ndaj këtij përsonaliteti sa herë që në Kosovë, mbahen zgjedhjet, duke e përvetësuar autoritetin dhe vepren e tij madhështore për interesa të tyre përsonale dhe klanore, në këtë mënyrë, më shumë e trazojnë qetësinë e përjetshme të madhit Ibrahim Rugova, se e madhërojnë figurën e tij historike.

Trashëgiminë e pa vdekshme, veçmas efektet e natyrës dhe filozofisë së urtë politike të dr.Rugovës, pasadhësit e tij në krye me Isa Mustafën dhe klanin e tij të ngushtë, në një mënyrë i keqpërdorën, sikur të dehur për pushtet dhe për të qenë vetë faktor të veçantë të funksioneve për të dominuar në këtë ambient, duke mos lejuar të tjerët që t’ua turbulloj ujin, vetëm nëse bëhësh shërbëtor i mirë i tyre, apo të shdërrohesh në formën e anëtarit tipik…

Mënyra se si ishte sjellja e kësaj situate brenda kësaj partie, në fakt është vërejtë në një pikpamje, e në veqanti kohën e fundit, që mëtani kulmoi në Zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të këtij viti, ku LDK, pëson një humbje të madhe, pothuaj se asnjëherë tjetër në historinë e vet, që nuk kërkohet shumë mundi për të shpjeguar, kur dihen botërisht shkakëtarët kryesor të kësaj humbje.

Edhe nëse LDK, nuk do ta kuptonte sot rrolin e akterëve dhe shkakëtarëve që ndikojnë hapur me politikat e tyre shkatërruese të kësaj partie, dhe si rrjedhojë e kësaj storie nuk bëhët me urgjencë transformimi në kuptimin organizativ dhe udhëqës të këtij subjekti, nga shtyllat e kalbura të zavendësohen me ato të reja, përndryshe është një iluzion propagandues mendimi se kjo parti kthehët në kohën e vet që kishte dikur.

Sëcila shoqëri do ta vë në rrezik zgjidhjen pozitive të një populli, nëse nuk merr parasysh atë që ka vlerë dhe ka kuptim liberal, ku përgjegjësinë do ta merrete sëcili për punën e vet, duke bartur në vetëvete shpresën për ta drejtuar historinë përgjatë shtigjësh të drejta, që mjafton për ta parë dallimin dhe krahasimin me ndjenjën e përgjithshme pozitive që del nga masa, e cila do shoqërohet me agimin e kohës reale dhe bashkëkohore, dhe në përngjasim të modeleve evropiane.

Prandaj, LDK, nuk e meriton të qëndroj në duart e njerëzve që i shfrytëzojnë meritat e dr. Rugovës, për interesa të veta përsonale dhe klanore, duke lënë anash trurin e fuqisë intelektuale, atë që rrjedh nga gjeneratat e reja, e cila është pasuria më reale e këtij vendi, prandaj nga këto politika të gabuara të liderit të saj Isa Mustafa, do pësojë edhe më shumë në të ardhmën, nëse nuk do përfillët një transformim i rrënjësishëm në këtë parti, që mund të ketë domethënjën e vet dhe mbështetjen e 

madhe të masës së qytetarëve të këtij vendi, ashtu sikur e kishte dikur nën udhëheqjen e presidentit dr.Rugova.

Padyshim se «Rugovizmi» nuk mundet të humbet dhe të nënvlerësohet nga njerëzit e tillë dhe politikanët e pa përgjegjshëm të rangut dhe liderit të sotëm të LDK-së, por duhet të tregohemi të sinqertë dhe të përmbajtur ndaj rrugëtimëve të tilla, që edhe bota e vlerësoj vepren dhe filozofinë e urtë dhe politike të dr.Rugovës, që do mbetët përherë vlerë e veqantë dhe historike dhe e mbarë kombëtare.

Dhe për t’u ç’fajësuar, apo për ta lehtësuar barrën e gjithë kësaj avarie politike që iu bë LDK, në veqanti vitëve të fundit, lideri i kësaj partie Isa Mustafa, duhet jo vetëm të jepte dorëheqje prej kreut të saj, por së bashku me gjithë klanin e vet të ngushtë partiak, që e sjellën LDK-në, në një gjendje të tillë, së pari të kërkojnë falje elektoratit të vet dhe të marrin gjitha përgjegjësitë e tyre për rënjën e saj, si një garanci e asaj që e nesërmja e këtij subjekti politik, përmes një gjenerate të re, të kthehët edhe njëherë në këmbët e veta, sikur ishte dikur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat