Zgjedhjet e djeshme nacionale ishin më shumë se referendum popullor

Opinione

Zgjedhjet e djeshme nacionale ishin më shumë se referendum popullor

Nga: Ismail Muçiqi Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:40
Ismail Muçiqi

Qytetarët e Republikës së Kosovës votuan dje për ti zgjedhur përfaqësuesit e popullit të cilët e morën besimin për ti krijua institucionet e reja të Shtetit të Kosovës. Këto zgjedhje treguan shkallën e vetëdijes së lartë të qytetareve dhe ishin model për lakmi ku u reflektua shkalla e lartë e demokracisë dhe e kulturës qytetare. Këto zgjedhje të cilat me shumë i përngjanin një Referendumi gjithëpopullor, manifestuan vetëdijen, për ndryshimin e gjendjes ne shoqëri. Aktivizimi qytetar i dha vlerë dhe e vulosi kahjen për mobilizimin e të gjitha forcave politike intelektuale për ta nxjerrur Shtetin e Kosovës nga kaosi. Rezultatet e dalura nga vota e popullit i dhanë mbështetje dhe fuqi Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit si dy figurat më të respektuara në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje edhe

radhe fitojë shumicën e votave të qytetareve dhe mbeti partia e parë e cila fitojë plebicitin - Referendumin popullor. Albin Kurtin nuk ka kush që mundë ta pengojë për tu bërë Kryeministër apo liderë i përveqshëm i Kosovës. Përkrahjen të cilën ja dha populli përmes votës së lirë dhe demokratike nuk mundë ta kontestojë apo ta parandalojë as edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Tani është koha që sa më parë të zgjidhet qeveria e re, të cilën e presin sfida dhe detyra të mëdha. Mendojë se Albin Kurti është i vetëdijshëm se në kabinetin e tije duhet të zgjidhen Ministrat profesionalë. Po ashtu përçarjeve dhe opstrukcioneve nga ana e liderëve apo grupeve parlamentare u ka ardhur fundi.

Sa më parë duhet të zgjidhet Presidenti i vendit për këtë duhet të kontribojnë të gjitha partitë politike pa dallime pozitë apo opozitë. Çdo hile apo opstrukcion nëse paraqitet nga kushdoqoftë, më nuk i falet askujt. Qdo njeri që e saboton mbledhjen e Parlamentit me rastin e zgjedhjes së Presidentit apo i bashkohet listës serbe do të mbetet në faqen e zezë të historisë së këtij vendi. Ka ardh koha që Kosova të bëhet shtet normalë. Qeveria e re pritet të ballafaqohet me shumë probleme dhe sfida të cilat kërkojnë zgjidhje sa më të drejtë. Zgjedhjet e djeshme dëshmuan unitetin e popullit i cili gjithëmonë në momentet e vështira din të mendoj dhe veproj drejtë duke u bashkuar për kauzën e madhe kombëtare.

Referendumi i djeshëm edhe pse u organizua nga vet populli pa mekanizma teknike institucionale dëshmon se populli është ai i cili zgjedhë dhe themelon institucione dhe është ai i cili kur është nevoja mundë ti ndryshojë edhe nenet e Gjykatës Kushtetuese. Përpjekjet e disa individëve të ashtuquajtur “analistë” të cilët po llomotisin përmes debateve televizive janë të kota dhe kanë qëllime destruktive të cilat po i sjellin dëme Kosovës. Këta individë ka kohë që përmes analizave të kota dhe paragjykimeve {hile} me motive të xhelozisë dhe të interesave tjera karieriste dhe materialofinanciare, po mundohen ta kthejnë rrotën e historisë prapa. Këta po të kishin fare etik njerëzore apo moral do të duhej që ti kërkonin falje popullit për analizat dhe fallet e tyre të dështuara përkitazi me rrjedhën e zgjedhjeve nacionale dhe për kahjen e politikës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat