Dorëheqja e vonuar e Isa Mustafës!

Opinione

Dorëheqja e vonuar e Isa Mustafës!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 23:25
Skënder Mulliqi

Pasi që e shkatërroi LDK-në e linjës politike të dr.Ibrahim Rugovës, Isa Mustafa dha dorëheqje nga kryetari i partisë dikur më të madhe në Kosovë. Mustafa dha doëheqje shumë të vonuar, nuk dha kur ishte koha për te dhënë dorëheqje për gabimet e shumta në drejtimin e LDK-së.

Mustafa dha dorëheqje kur e kreu misionin për rrënimin e LDK-së, së bashku më argatët e tij mbrenda dhe jashtë këtij subjekti politik. E luajti lojën në mënyrën më përfide dhe dinake të mundshme prej komunisti të rryer, për ta qitë përtoke një parti e cila e kishte barrën kryesore te shtetndërtimit sa ishte gjallë Rugova.

Vetë mënyra së si u ngjitë në krye të LDK-së më puq ndaj Sejdiut , ishte treguesi së ai ngadalë kur të forcon pozitën në parti, edhe do të fillon lojën e ndyrë politike për ta qitur  prej sistemi LDK –në. Qysh nga humbja e Prishtinës në zgjedhjet locale , LDK-ja e mori tatëpjetën politike.

Mustafa nuk e pa të arsyeshme dorëheqjën së ende sipas tij LDK-e, ishte e fortë dhe ate duhet dobësuar deri në zhbërje. E rrëzojë së bashku më Thaçin Qeverinë e mirë Kurti, siq thotë populli bigajri hak, por  natyrisht së  qëllimi ishte krejt tjetër. Qëllimi ishte ta zhbën koalicionin qeverisës për ta irituar elektoratin edhe më shumë , që kur të vjen koha, LDK të marr goditje finale nën brez.

Prishja e koalicionit  gjithashtu ishte rasti më i mirë që LDK të dobësohet, të ligët në strukturë dhe të pëson humbje katastrofale më vetëm 13 përqind në zgjedhjët 14 shkurtit. Kjo shifer baksuze flet  për hilet e mëdha që ju ban subjektit të themeluesit të saj, Ibrahim Rugovës.Pse ekziston dyshimi I bazuar besoj të shumica që Mustafa e kishte mision rrënimin e LDK-së? Mustafa  kurrë sa ka qenë gjallë Rugova nuk ka qenë në strukturat e larta të LDK-së.

Ishte shef I financave në Qeverinë Bukoshi, një tjetri satrap të LDK-së, të cilët shumë e urryen Rugovës dhe  LDK-në.Dihet  së sa e kan ndihmuar Rugovën gjatë okupimit, pak ose hiq. Qe të dytë , Mustafa dhe Bukoshi koketuan gjatë gjithë kohës më njerezit të cilët  ishin kundersharë  te Rugovës dhe të LDK-së.Qeveria Bukoshi destinoj mjete atje ku nuk ishte i thirrur.Këta  ishin dhe janë  ndër fajtorët kryesor të gjendjës së krijuar politike gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj. Sa është e vlefshme dorëheqja e Mustafës për LDK-në?Ne këtë situatë  kur ky subjekt politik doli e treta duke pësuar dëbakël, kjo dorëheqje pak gjë do ti ndihmon në rehabilitimin politik të saj.Topi është kthyer në anën e kundërtë dhe shumë veshitirë do të jetë, kushdo që e zëvëndëson Mustafën të bën edhe për një kohë të gjatë, apo edhe kurrë  kthimin e saj  në pozitën që kishte.

Po thuaj e gjithë struktura e lartë por edhe degët e nëndegët saja janë njerëz të Mustafës, dhe kjo i ngjan thënjës “Zbritja e Kurtës dhe ngjitja e Murtës”. Duhet të hiqen komplet këto struktura servile të Isa Musfatës, e tek atëherë të flasim për reformat  e nevojshme. Flitet në opinion së jo Kujtim Shala, e jo tjetri duhet të vijnë në postin e të parit të LDK-së.

Unë e theksova edhe më lartë së e gjithë struktura e LDK, janë përkrahës në një mënyrë apo tjetër të liderit të dorëhequr , Isa Mustafa, e kështu edhe Kujtimi dhe disa  të përfolur tjerë.

Vdekja e Rugovës la zbrazëtirë të madhe në LDK, dhe kjo reflektojë në vazhdim së nuk pati zëvëndësues të denjë.Dolën në sipërfaqe do matrapazë politik, të cilët  u futën në vallën e keqperdorimëve dhe pasurimeve   në koalicione qeverisëse  më PDK. Zatën partitë lideriste më vdekjën e liderit edhe bien nga skena politike.Kështu ka ndodhur pë partinë e Izetebegoviqit në Bosnje dhe më partinë e Tugjmanit në Kroaci.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat