Shqiptarët zgjodhën dhe vetëvendosen për “Vetëvendosjen”, për Albinin dhe e Vjosën

Opinione

Shqiptarët zgjodhën dhe vetëvendosen për “Vetëvendosjen”, për Albinin dhe e Vjosën

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Skënder Sadri Kapiti

Vetëvendosje do të thotë të jesh vetevetja dhe të marrësh vendime vetë. Kështu vetëvendosi edhe verdikti popullor , referendumi i 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, ku populli zgjodhi me votim të lirë dhe demokratik dhe qeverisjen ia besoi VETËVENDOSJES,  Lëvizjes së drejtuar nga Albin KURTI.

Pra populli i Kosovës vendosi, zgjodhi dhe ia besoi qeverisjen dhe pushtetin VETEVENDOSJES, Albin Kurtit dhe  Vjosa Osmanit.

Shqiptarët e Kosovës morën vendimin demokratik dhe historik duke  vendosur  e vulosur  ndëshkimin dhe dënimin e politikës dhe të politikanëve të korrupsionit, tradhtive dhe të hajdutërisë.

Populli i Kosovës i bëri kështu VETING-un politikës kosovare.

Pra në Kosovë demokracinë si akt legjitim i vetëgjykimit, zgjedhjes  dhe  i  vetëvendosjes popullore populli i Kosovës ia ktheu vetes së tij demokracinë, ligjin , drejtësinë, shtetin dhe republikën të cilat ia kishte rrëmbyer jolegjitimiteti dhe korrupsioni e aventurizmi i politikës së vjetër.

Pra populli i Kosovës ndëshkoi establishmentin e vjetër politik, korrupsionin dhe të gjitha të këqijat sociale, politike, demokratike, korruptive dhe të hajdutësrisë që i ka mbartur politika e vjetër.

Urime LVV, urime Albin dhe Vjosa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat