Sa më parë duhet të mbyllet Agjencia e Privatizimit në Kosovë

Opinione

Sa më parë duhet të mbyllet Agjencia e Privatizimit në Kosovë

Nga: Ismail Muqiqi Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:30
Ismail Muqiqi

Dështimet katastrofale i ndodhën Kosovës përmes procesit të privatizimit të aseteve ekonomike, industriale dhe pronave të ndryshme shoqërore. Agjencinë e Privatizimit i cili u themelua në bazë të ligjeve sistemore të ekonomisë së tregut të cilat dolën nga sistemet dhe standardet të ligjeve të Bashkimit Evropian, nuk i solli asgjë të mirë ekonomisë të Shtetit të Kosovës. Bordet të emëruara në këtë agjenci kryesisht ishin të lidhura me interesat e partive politike, të grupeve të interesit, dhe të liderëve politik. Këto tash nuk e qajtën hallin  fare për ruajtjen e strukturës të aseteve ekonomike dhe të burimeve njerëzore.

Gjatë periudhës 50 vjeçare klasa punëtor e Kosovës ishte ajo e cila ndërtojë me qindra fabrika dhe ndërmarrje të cilat prodhimi i tyre ishte burime i ushqimit të qytetareve të Kosovës. Këto fabrika  të cilat kishin të punësuar me mija punëtorë, të cilët përmes punës së  tyre siguruan mirëqenien sociale dhe zhvillimin e ekonomisë familjare. Procesi i privatizimit në Kosovë e ka emirin e vet.. “Dështimin dhe kriminalizimin e pasurisë së Kosovës”. Faktet tregojnë se shumë fabrika ndërmarrje u privatizuan – u shitën me çmime qesharake. Me mija punëtor u larguan nga puna duke mbetur në rrugë në moshën më produktive. Paradoksi edhe më i madhe tregon se me qindra mija hektar tokë pjellore u shitën {u falën} me çmime deri në 1 euro për ari. Shtrohet pyetja kush i përvetësoi – i bleu këto toka të Kosovës.

Përgjigja është e saktë se përfitues ishin kush tjetër përpos kryetareve të partive, farefisi i tyre dhe personat tjerë {oligarkë} të lidhur me mafinë ekonomike. Kjo ishte politika “zhvillimore” ?! e njerëzve të veshur me pushtet të cilët e sollën këtë vende të varfër në kolaps. Keqpërdorime të ngjashëm të cilat kanë emër dhe mbiemër janë të njohura për opinionin shembulli më i mirë tregon privatizimi i Distribucionit të Kek-ut, privatizimi i fabrikës të Amortizatorëve, e cila tani është shndërrua në biznes privatë të një grupi oligark, të cilët si duket e kanë nda kulaçin mes veti. Mjerimi dhe kriminaliteti më i madhe gjatë procesit të privatizimit të pasurisë ekonomike të Kosovës ndodhi pikërisht kur kësaj pasurie ju ndërrua edhe destinimi.

Ata që i blenë dhe i privatizuan këto fabrikat të cilat dikur ishin ndërmarrje të prodhimit, këta i  shndërruan në depo tregtare duke shkatërruar çdo gjurmë të fabrikave të cilat me decenie ishin në funksion të  prodhimit duke krijuar të ardhura profitabile. Këto anomali të cilat i ndodhën Kosovës përmes Agjencisë të privatizimit janë të dhimbshme dhe kërkojnë përgjegjësi para ligjit dhe para Zotit. Janë të rralla rastet që ndonjë ndërmarrje  apo fabrikë  e prodhimit pas privatizimit janë zhvillua apo zgjerua me nevojat e kohës dhe kërkesat e tregut.

Duke shkruar këtë tekst mu kujtua një raste pozitivë të cilin duhet ta lavdërojë e kjo është ish fabrika.. e “Llaqeve” {ngjyrave} në Vushtrri, të cilën e blen tre aksionar  shumë seriozë të cilët kishin edhe përgatitje shkollore të profesionit të inxhinierit. Bashkëpronari i tanishëm i kësaj fabrike e cila tani ka emrin “Extra Color” asnjëherë që nga privatizimi nuk e ka ndryshua destinimin e prodhimit por në vazhdimësi prodhon ngjyra të ndryshme të fasadave, të ngjitësit dhe materiale tjetër për nevojat e Industrisë të Ndërtimtarisë bashkohore.

Përgjegjësi i kësaj fabrike ing. Rexhep Rexhepi na tregojë kohë më parë se në këtë fabrikë tani punojnë mbi 30 punëtorë të cilët marrinë të ardhura të dinjitetshme për sigurimin e 30 familjeve të Komunës së Vushtrrisë. Duhet theksuar se Agjencia e Privatizimit përmes bordeve politike dhe jo profesionale në shumë raste ka bërë shkelje të drejtave elementare të ish punëtoreve, të cilët edhe përkundër vendimeve të Gjykatave deri tek Gjykata Supreme e cila e detyron Agjencinë ti kryej obligimet ndaj individëve të cilët ende nuk kanë arritur ta marrinë 20% e kontributeve që u takojnë.

Rasti konkretë është i Aziz Pacollit i cili dikur ishte punëtor i “Energo Investit” dhe i cili edhe përkundër vendimit të Gjykatës Supreme e cila ka vendos në favor të ti  ai ende troket përditë në dyert e burokrateve të kësaj Agjencie. Më thotë mendja se institucionet e shtetit të cilat do të formohen së shpejti një nga veprimet prioritare patjetër duhet ta mbyllin Agjencinë e Privatizimit, pa e lënë anash vlerësimin, analizën e gjithanshme të punës që nga themeli e deri më sot. Kjo do të ishte një setisfaksion për klasën punëtore dhe shoqërinë Kosovare në përgjithësi. Për ndryshe në këtë drejtime kanë dështuar edhe ekspert dhe doktorët e ekonomisë të cilët vite me radhë shesin mëndë dhe dije përmes mjeteve të informimit, duke dhënë leksione boshe pa ndonjë rezultat në praktikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat