Mercënarizmi bizar i medieve elektronike pamore

Opinione

Mercënarizmi bizar i medieve elektronike pamore

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 17 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Fushatës bizare i shërbeu, madje, besnikërisht, edhe bizariteti i disa mediave elektronike pamore të Kosovës. Gazetarë, opionistë, analistë, më saktë, banalistë, bënë një fushatë të orkestruar, të paguar majmë, me një anëshmëri proverbiale. Ata thyen të gjitha rregullat morale dhe etike, në saje të pazareve të pista me padronët e tyre. Në vend që t`i prijnë ndryshimit, të resë, ata, ditën dhe natën, non-stop, 24 orë, ngulmuan për mbrojtjen, ruajtjen e statusquosë, të vjetrës, të krimit dhe korrupsionit! Përgjithësisht, ishin kundër ndryshimit, në mbrojtje të statusquosë!   

LVV dhe Lista Vjosa ishte caku i shënjistrimit të analistëve dhe opionistëve, me përjashtime të pakëta, siç bëri Luljeta Aliu, e cila denoncoi, guximshëm, maskaradën mediatike, propagandistike, në favor të zyrtarëve mujëshorë, kriminelë e makro-hajna. Kosova ka pasur një traditë të shkëlqyer, në fushën  e gazetarisë dhe të krijimtarisë. Ata, të vetëdijshëm për rrezikun e goditjes, edhe në kushte pushtimi, kanë ngritur zërin e mospajtimit, të protestës.

Kujtoni krijuesin gjilanas, Sabit Rrustemi, guximin e tij për të botuar poezi e prozë të anatemuar, i vetëdijshëm për rrjedhojat, goditjet, burgun. Përmenda vetëm njërin syrësh, për të mos e ngarkuar mëtej shkrimin, por, ata janë të shumtë. Dhe, forca e tyre ishte guximi intelektual, ideali i lirisë.

Dhe, sot, shitja e përshitja e kalemxhinjëve dhe fjalamanëve në debate, është bërë modë. Jo me kot thotë populli:

"Marrja nuk ka mbytur askënd!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat