Vetëm personaliteti i Vjosës mund ta mbajë rugovizmin gjallë në skenën kosovare

Opinione

Vetëm personaliteti i Vjosës mund ta mbajë rugovizmin gjallë në skenën kosovare

Fadil Maloku Nga Fadil Maloku Më 17 shkurt 2021 Në ora: 17:05
Vjosa Osmani

1. Nëse, ka “banuar” ndonjëherë apo ende është prezent diku në sferën politike cilësimi i arsyetuar dhe i propaguar si “rugovizëm” (a unë kam shumë dilema,se çka është ai, ku bazohet, dhe ku i mbarshtron fundamentet e veta, etj.) atëherë, them që atë mund ta gjeni vetëm te personaliteti i Vjosa Osmanit, e asesi te militantët, e as te servilët klanor, e as ata strukturor të LDK-së së sotme të Isa Mustafes&company.

2. Ndonëse, kur e larguan Vjosen pa asnjë kriter statusor e moral, klani i servilistëve “rugovist” nga LDK-ja, privatisht e publikisht i pata sugjeruar e rekomanduar që sa të mundet të qëndroj dhe t’i mbroj brenda vlerat e njëjtësuara rugoviane, me të cilat Ajo qartë kuptohej se ishte brymosur, e më vonë edhe kalitur.

3. Tani, asaj për të hyrë në konkurrencë lojale, dhe për të shkërmoqë definitivisht lidhjet e saja me servilët klanor e sidomos me pseudorugovistët e klanit të mbetur obskur, i duhet që me të mbaruar numërimi i votave, të filloj që “Guxo-n” ta shndrroj në bërthamë dhe ta regjistroj si subjekt të ri, por, me emrin e Lidhjes… Sepse, vetëm përmes kësaj mënyre, Vjosa mund ta rrit e rikthej, si famën e frymën ashtu edhe parimet inspiruese e mobilizuese rugoviane…, që diku në thellësinë e mentalitetit dhe etnopsikologjisë sonë kolektive padyshim që mund të detektohen nga punëtorët e ardhshëm social.

Besoj shumë që diku në thellësinë e mentalitetit dhe etnopsikologjisë sonë kolektive, nga punëtorët tanë të ardhshëm social do të mund të detektohen mostrat e asaj që njëjtësohen si vlera rugoviane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat