Në këto momente neve na duhet një Uniteti i shqiptareve, që do ishte goditje e fortë për Serbinë!

Opinione

Në këto momente neve na duhet një Uniteti i shqiptareve, që do ishte goditje e fortë për Serbinë!

Nga: Ragip Guraziu Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:05
Ragip Guraziu

VV, PDK, LDK, kjo e fundit ka nevojë për rikëmbje,ishte partia më e madhe deri tani, duhet  ndihmë , të tjerat nuk qojnë pesh,AAK aty ku ka qenë gjithëmonë.

Një unitet që ndodhi në mes nesh në vitet e 90-98, ku kishim një subjekt politik unik, LDK në krye me presidentin Rugova, dhe deri në fillim e luftës së UÇK-së, ishim; gjithë për një, dhe një për gjithë, punët na ecnin për së mbari.

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë. Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditje e fortë për Serbinë. Në të gjitha luftërat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brisht siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshme për Republikën e Kosovës.

Ku gabuam?!

Politika nuk bëhet kështu?!Derisa në bisedimet me Serbinë, qeveritaret tanë po tregohen zemërgjerë, rezultatet gjithnjë shterpe dhe po vuajmë vet ne. Fakti tjetër është se kur kemi parasysh pakënaqësitë brenda dy subjekteve më të mëdha të vendit, tani në koalicionin qeverisëse dhe një opozitë që këtë garniturë qeverisëse medoemos ta dërgojë drejtën në shtëpi, apo në pension siç kanë deklaruar, dhe sipas listës së përbashkët opozitare, uniteti është larg deri në hasmëri.

Fakti tjetër, pas shumë debateve, analizave, parashikimeve etj, që po organizohen nga mediumet elektronike dhe të shkruara me analistët, publicistët, politikan, dhe gjithë strukturave tjera qeveritare e jo qeveritare, nuk po munden të gjejnë një Anton Çetta të dytë, dhe asgjë nga këto të gjitha që i cekem sepse me diploma false sidomos pas lufte shumica e të pranishmeve në debate edhe nuk po e kuptojnë pse janë aty sepse po çuditen edhe vet, si është e mundur me një diplomë falco, t’iu vihet një barrë e madhe ne supet e tyre, apo të deklarohen për gjendjen e krijuar momentale në mes subjekteve politike dhe pozitës e opozitës.

Pa marrë parasysh gjendjen momentale politike në Kosovë në këto momente, po edhe si kombe ndaj Serbisë, ne duhet të jemi një pikë. Shumica e shqiptarëve më tepër parapëlqejnë që të gjitha festat, siç festuam deri tani të gjithë së bashku, pa marrë parasysh se të gjitha janë kombëtare.

Pa marr parasysh divergjencat nga jashtë.Deri në këtë ditë, në iu kënduam ;foshnjave, vjershë ninullash, këngë kreshnike me lahutë e çifteli e çka tjetër. Mbi të gjithash, të gjitha këto këngë e vjershash, vargje poetike, të dedikuar gjithnjë kombit tonë, dhe ndalë nga dalë, do t’ia arrij qëllimit bile shumë afër, duke falënderuar nënat tona (edhe pse të paarsimuar) kanë ditur ta ruajnë traditën kombëtare në këto forma të ndryshme dhe po këto nëna shqiptare, veç se na linden e na rriten, na mësuan dhe na brymësen me patriotizëm drejt çështjes kombëtare, dhe mund e sakrificash (që këto merita që na erdhëm deri këtu) iu dedikohen këtyre nënave, heroinave të kombit shqiptar.

Sa më shumë ne po flasim, shkruajmë e debatojmë për këto tema, për bashkimin kombëtar, po më duket se po afrohet dita e të gjitha trojeve etnike shqiptare, e një Shqipëri natyrale. Pa marrë parasysh bartësit dhe mënyrën (zyrtare apo spontane qytetare) të organizimit të tyre, në esencë, të gjitha ato si kujtesë, fuqishëm do ta reflektojnë porosinë e synimit tonë kolektiv të bashkimit të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët unik të quajtur Shqipëri.(Shqipëri, Kosovë, Iliridë) Sepse, vetëdijesimi evolutiv i masave tona në këtë drejtim, tashmë me të madhe ka filluar të ngjaj, dhe, se, preteksti i shënimit të festave jubilare.

Në komunizëm, duke menduar me logjikë të gabuar të gjykimit se: “kjo është një kërkesë e pamundur”, “nuk na lejojnë ndërkombëtarët”, “nuk është ende koha e duhur”,’’ ashtu që, në vend se ta shprehim dhe ta kërkojmë haptas këtë synim, ne në vete pavetëdijshëm instalonim një mohim si bindje të gabuar psikologjike kolektive. Pra, që të na jepet, ne nuk kemi guxuar as “me lyp”, as “me kërkua” e lere më me “trokit” diku. Ama, tani e tutje, sigurisht më jo! “Dashurisë platonike” në mes të territoreve tona të ndara shqiptare me shekuj, ndal- ngadalë po i vije fundi.

Sepse, ne ma ja kemi nisur me lyp, me kërkua me ngulm dhe zhurmshëm me trokit në atë derë të fatit tonë të mëkëmbur ndër shekuj nga të tjerët, e cila derë, shumë shpejtë do të na hapet triumfalisht. Liderët kombëtar shqiptar, po e ndien rëndësi e bashkimi kombëtar?!Kjo tani u vërtetua edhe në 1004 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku të gjithë pjesëmarrësit në atë festë të madhe, si në Vlorë po ashtu në Tiranë, u thirre për një bashkim kombëtarë, dhe s’kemi më se çka të frikohemi nga askush, dhe ky është vullneti i ynë dhe i askujt tjetër. Në të gjitha treva nga jetojnë shqiptarët nuk po munden të rehatohen ne politik, si në Shqipëri, Kosovë, Lugina e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi e kështu me radhë. Kjo është arsyeja se me ne diç nuk është në rregull dhe jemi këtu ku jemi me këtë gjendje jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptaret.

Kjo tani u vërtetua në shënimin e 104 vjetor të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku u bë thirrje nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë kremte te madhe si kurdoherë për kombin shqiptar, për një unitet dhe për një bashkim të të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët. Kjo tani ka vlerë si kurdoherë sepse kjo nuk doli nga analistet, gazetaret etj, por kjo dola vet nga goja e udhëheqësve shtetëror të gjitha trevave nga vijnë shqiptarët.

Pra, jemi një komb, dhe s’ka si të quhemi ndryshe. Më duket se këto modele që ne po analizojmë, shkruajmë dhe publikojmë, duhet me shkrime tona të kontribuojmë për të mirën e kombit tonë, e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën. Qytetarët mbarë shqiptarë, me të përcaktuarit në Ballkan, dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Euroatlantikë, janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve (që më së paku janë të nevojshme te ne), të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarë-shqiptare, e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarë-shqiptar, me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njihemi identitetin tonë, bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikaneve tanë po i shqetësojmë serbet, me e përmend kombin se ndoshta mos po na hidhërohen.

Tani folën ata që duhet të flasin. Deri më tani bindja ime ka qenë se në konstipacionet kosovare, sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat, se cila do të marrë flamurin e të parit, të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politike e shtetërore, kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në vendime të rëndësishme historike, këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askush nuk ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasysh interesat shtetërore, dhe njëherë e përgjithmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shënohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më, sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e tillë i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e kësaj marrëveshje, dialogu, apo çfarëdo të quhej ajo, duhet të jetë unik dhe të pandarë deri të një realizim i aspiratave shekullor historike kombëtare të cilit janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmen, gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund realizuar pavarësinë e Kosovës. Filozofia e tepruar, deri tani na ka nda edhe nga mendja?!

Por, kjo nuk përfundon me kaq. Sepse çështjet, siç janë dëshmuar deri më tani në politikën shqiptare dhe të liderët e tyre, me një filozofi të tepruar, që disave ka filluar edhe të luajnë mënd dhe të dalin me shkrimet e tyre dhe forma debatesh të na tregojnë disa terme se si duhet tani të quhemi, pa e zë në gojën e tyre kombin dhe duke harruar apo edhe shëmtuar historinë kombëtare e ndërtuar me shekuj se ne tani në viset tjera ku jetojnë shqiptarë, e sidomos tani edhe pse të gjithë së bashku punuam, vepruam dhe u sfiduam si komb deri në realizimin e pavarësisë së Kosovë, tani disa analist po na tregojnë emërtime tjera si qytetar i Kosovës, si kosovar pa e zë në gojë kombin.

Por nejse ata mund të mos jenë kombëtar ose të mos kenë lexuar historinë kombëtare shqiptare ose arsyeja tjetër se mos vallë njërin prind e kanë nga nacionaliteti tjetër siç ndodhi me Bosnjën kur nipërit nuk donin të luftojnë me dajtë e tyre serb sepse njëri prind ishte i nacionalitetit serb..

Tani, kombi nuk është në rrezik

Edhe pse thuhet se shqiptarët(aludohet edhe si komb, se jemi popull më optimist në rajon e Ballkan, për realizimin e aspiratave tona, atëherë këtë optimizëm e forcuam në këto çastet 1004 vjetorit të Shpalljes së Shqipërisë shtet, edhe ashtu i gjithë kombi ynë po përballet me shumë sfida ja rasti në Maqedoni(ku jam shumë i bindur serbet atje po ndikojnë pra në Maqedoni, për të krijuar një konflikt të mundshëm në mes maqedonaseve dhe shqiptarëve atje, tani kur e kemi edhe Dik Martin në qaf e shumë gjëra e sfida tjera, pse atëherë disa analist dhe politikan dalin me propozime se bashkimi kombëtar destabilizon gjendjen në rajon, Ballkan.

Beogradi po e monitoron mentalitetin tonë të brishtë

Për këtë arsye, Serbia, përkatësisht politika hegjemoniste e Beogradit, duke qenë në dijeni me mentalitetin tonë se ne mund të gabojmë, siç kemi gabuar edhe më parë më këtë mentalitet që e kemi, që mu tani kur veriu i Mitrovicës, e që mund edhe Veriu i Kosovës po rrezikohet dhe mund ta përfitojë Serbia, se paku deri më tani kur ne ende nuk po e kuptojmë se shkak do të thotë komb, po shfrytëzohet rasti mu në momentin e duhur nga Serbia për ta përfituar veriun e Kosovës dhe bile edhe me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it ne rast se i referohemi deklaratave të këtyre misioneve ndërkombëtare që veprojnë në atë anë e që janë të thirrura për mbrojtën e ligjit dhe sigurimin e qytetarëve në atë pjesë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje të popullit liridashës për bashkim kombëtar. Por, jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri bujë sepse ngriti lartë mentalitetin kombëtar dhe luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar. Pra nuk ishte kollaj kur përball Jasharëve dhe Jasharëve të tjerë në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosova, Adem Jashari katër ditë hiq pa u ndal luftuan ballë përballe me ushtrinë shovinistë serbe.

Ju bënë me dije kriminelëve dhe çetnikëve serbo-sllav, që në këtë luftë për çlirimin e vendit dhe për pavarësinë e Kosovës, kemi hyrë të bashkuar si një komb i pendar që kjo të mbetet në historinë tonë kombëtare për brezat që do të vinë në vazhdim.Tani edhe në 1004 vjetorin e e shtetit amë, iu bë me dije Serbisë se ne JEMI NJË dhe kjo është e vërteta e gjithë kësaj që edhe kjo është arsyeja e Serbisë që zgjon pluhur pa u ndal ndaj Kosovës sepse e ka kuptuar shumë mirë se të gjitha forcat serbe kanë rënë në ujë, dhe shqiptarët janë vetëdijesuar aq lart sa për dokat e zakonet e tyre shekullore do të flijohen çdo çast,çdo moment po që se e kërkojnë nevoja.Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë.

Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditje e fortë për Serbinë. Në të gjitha luftërat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brisht, siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës

mu në momentet më të papërshtatshëm për Republikën e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat