Bashkëpunimi nuk është bashkim

Opinione

Bashkëpunimi nuk është bashkim

Nga: Uk Lushi Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:21
Uk Lushi

Elisa Spiropali, mbyll gojën, kryej punën për të cilën paguhesh majmë si duhet dhe punët e kombit lija kombit!

Çka nuk kupton Elisa Spiropali dhe shumë politikanë establishmenti si Spiropali në Tiranë dhe në Prishtinë është fakti që ndrydhja e vullnetit popullor të arrijmë cakun natyror të bashkimit kombëtar e ka bërë Albin Kurtin fuqi e cila sot noton në breg të shumicës absolute të mbështetjes demokratike.

Nëse politikanët si Spiropali vazhdojnë të shtypin dëshirën dhe interesin vital shqiptar për bashkimin e republikave të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet (kon)federal, një Albin Kurt midis Tirane do të dali në sipërfaqe shpejt dhe do të thajë kënetën politike edhe në Tiranë. Spiropali do të jetë ndër të parët që do të hidhet në koshin e mbeturinave historike.

Bashkëpunimi nuk është bashkim.

Mos dilni kundër aspiratës legjitime dhe interesit vital të kombit shqiptar. Ne jemi një komb në disa shtete dhe në kohën kur kërkohet bashkimi ynë me Bashkësinë Europiane të dalësh kundër bashkimit të kombit tënd është ose frikë se humb privilegjet tua personale ose çmenduri.

Elisa Spiropali, mbyll gojën, kryej punën për të cilën paguhesh majmë si duhet dhe punët e kombit lija kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat