Kosovë merr frymë...!

Opinione

Kosovë merr frymë...!

Nga: Agim Vuniqi Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Agim Vuniqi

Deri sa në botë keqbërsit kanë kundërshtarë shtetin  ligjor, në Kosovë ata ishin politikëbërës, bënin ligjin!

Politika zyrtare e Prishtinës kishte filluar të bëhej më laramane se që ishte, madje pulenët partiakë patën filluar të vdesin nga zilia se nuk përkdhelen, nuk ka kush t’i përqafojë apo t’i puthë në ballë, ashtu si heronjtë që krijohen nga filmaxhinjtë. Të mësuar të jenë të ndryshëm nga të tjerët, të kenë telefonat me mbushje të paras publike, me një fjalë të jenë VIP!!! Të kenë kontroll mbi krimin e organizuar, pushtetin politik dhe mbështetjet politike, vënien e gjobave, por edhe “këshillat” e rrepta në telefon për biznesmenët e ndershëm që dridheshin prej tyre. Ata vërtetë ishin më të fortë se ligji! Analogjia me pushtetin, aftësia për të zhvatur pasuritë e të tjerëve; aftësia për të vënë pasuri në emër të tjerëve. Deri sa në botë të tillët kanë kundër shtetin ligjor, në Kosovë ata janë politikëbërës, bëjnë ligjin!

Në përgjithësi, kudo, në rrugë, në opinionet online të lexuesve, në mjetet e shkruara të informimit dhe në ato audio-vizuele…, manifestohej një inflacion i theksuar i fjalëve. Fjala në Kosovë ka humbur peshën, vlerën, sasinë, pra nuk ka njësi matëse me të cilën matet, rrej, fol drejt, kritiko, piskatë, shajë, njëjtë, nuk ka ndonjë dallim. Përpara shquheshin njerëzit që flitnin fjalë të urta, fjalë burrash, dhe kështu krijonin reputacionin e urtakut, dhe e tërë gjenerata e pasuesve të tyre identifikohej me ta. Populli dinte të jepte edhe llagape, të cilat nuk mund të fshiheshin aq lehtë, ato ishin kujdestari më i fuqishëm i moralit, bujarisë, fisnikërisë, por edhe i hajnave rrencave, spiujve…

Tash fjala më përkdhelëse është hajn, rrenc, i korruptuar, athua edhe sa kohë do të sharron shoqëria në këtë lym…, sa isha në Prishtinë më ra të dëgjoj “derisa qytetarët merren me politikë, qeveritarët merren me hajni”, edhe kjo është një retorikë inflative, dhe të gjitha këto të meta shoqërore të grumbulluara mund t’i pastroj vetëm drejtësia e bazuar në ligj. Kur…? Si te ndodhë kjo kur në Kuvendin e Kosovës i ke te ulur galuc Leninin, Trockin, Stalinin e Musolinin! Ata bejne be e rrefe se janë djathistë, kur qytetarët janë në varfëri të skajshme... Kuvendarët e Kosovës duhet të mendojnë e frymojnë shqip, sepse aty jetojne përmbi 95% shqip-frymëmarrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat