Mundësitë e zgjedhjes së presidentit duke llogaritur votat e mërgatës

Opinione

Mundësitë e zgjedhjes së presidentit duke llogaritur votat e mërgatës

Dr. Gurakuç Kuçi Nga Dr. Gurakuç Kuçi Më 19 shkurt 2021 Në ora: 17:47
Kuvendi i Kosovës

Janë 43,447 zarfe të cilat pritet të verifikohen dhe hapen nga KQZ-ja, hipotetikisht cdo zarf mund të llogarisim që ka tre vota brenda. Kjo mesatare mbulon marzhën e gabimit për zarfat ku ka më pak apo më shumë se tri vota. Pra, 43,447X3=130,341 vota hipotetike nga diaspora. Votat e diasporës plus votat e rregullta bëjnë 974,605 vota (844,264+130,341).

Nga 130,341 vota hipotetike të mërgatës, mund të largojmë si vota të pavlefshme 10341 vota dhe të lëmë si të vlefshme vetëm 120,000 vota. Shifrat hipotetike të votat e vlefshme dhe pavlefshme nuk është që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat në rastin tonë. Atëherë kemi tabelën si më poshtë:

Image

Sipas sistemit Sainte Lague që e përdor Kosova për ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës kemi rezultatet si në tabelën më poshtë:

Image

Plus nuk janë të llogaritura votat me kusht dhe votat të cilat u shpërndahen nga partitë të cilat nuk e kanë kaluar pragun (rreth 25621 vota nga partitë që nuk e kanë kaluar pragun).

Nga të dhënat e mësipërme na del që LVV do të marr 60 ulëse që mund të fitoj edhe një ulëse kur numërohen votat më kusht dhe kur shpërndahen votat e partive të cilat nuk e kanë kaluar pragun

Nëse LVV ka 60 apo 61 vota në Kuvend plus pakicat 20 ulëse bëjnë rreth 80 apo 81, por duke konsideruar që Lista Serbe nuk i përkrah, atëherë zbresim në kuotën e 70 apo 71 vendeve. Nëse PDK e mban fjalën që do të qëndroj në Kuvend kur të zgjidhet Presidenti, atëherë kuorumi na del të bëhet me 70+18=88, plus minus një deputet. Kjo i bie që LVV nuk ka nevojë për koalicion me askënd për asgjë.

Mirëpo, duke llogaritur që Lista Serbe ka kapur 15 deputet, të vetmin nga goranët, një pjesë e deputetëve nga radhët e PDK-së mund të mos rrinë në Kuvend, ashtu si nuk e kishin votuar disa Gjykatën Speciale, kjo e rrezikon stabilitetin e votave dhe i nevojitet ta fusë edhe AAK-në në koalicion. Kjo e fundit mund të pranoj një koalicion me LVV-në edhe pa postin e Presidentit (arsyet i kam thënë tashmë). Koalicioni me AAK-në i nevojitet LVV-së që të kalojë ligjet në forma më të sigurta në Kuvendin e Republikës dhe jo vetëm për Presidentin. AAK mund të jetë e kënaqur edhe me një apo dy poste ministrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat