Shqiptarët e rinj e çojnë kombin shqiptar në fazën e ardhme historike!

Opinione

Shqiptarët e rinj e çojnë kombin shqiptar në fazën e ardhme historike!

Nga: Uk Lushi Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:30

Z. Majko, është mu kjo hipokrizi dhe mosguximi i establishmenteve në Prishtinë dhe Tiranë, pse ju do të dhe duhet të largoheni nga politika pas më shumë se 30 vitesh në fronin e politikës.

Interesant, ish-kryeministri Pandeli Majko, kur shefi i tij Edi Rama propozonte një President të Përbashkët për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë dhe një politikë të përbashkët sigurie të tyre, pra një Ushtri, Majko nuk lëshonte asnjë zë se kjo mund të ishte problem lidhur me aktet ndërkombëtare për Kosovën në shkurtin e vitit 2018.

Sot, Pandeliu, e paska sulmuar Albin Kurtin, kryeministrin në ardhje në Prishtinë, vetëm pse Kurti, hapur dhe demokratikisht, para disa ditësh, si mijëra herë më parë, shprehu vullnetin e shumicë së shqiptarëve për një aspiratë të interesit më vital shqiptar.

I ulët ky sulm? Po, padyshim. Por, për më keq, lakuriqësisht hipokrit.

Pse Majko nuk sulmonte njëjtë Edi Ramën më 2018, pasi paska vendosur të vihet në anën e akteve dhe traktateve ndërkombëtare dhe demek në favor të Kosovës?!

Z. Majko, është mu kjo hipokrizi dhe mosguximi i establishmenteve në Prishtinë dhe Tiranë, pse ju do të dhe duhet të largoheni nga politika pas më shumë se 30 vitesh në fronin e politikës.

Me këtë hipokrizi dhe kundërvënie të ulët Albin Kurti nuk largohet nga fuqia pushtetore, por kështu shpejt do të jetë ose vetë ose me njerëz si ai dhe ithtarët e tij forcë e rëndësishme edhe në Kuvend e edhe Qeveri midis Tirane.

Nëse keni ndonjë dijeni qeverisëse, ndonjë projekt administrativ apo propozim për projekt multimiliardësh botor mes shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, aty dhe me ato konkurroni me Albin Kurtin, por jo duke e sulmuar Kurtin dhe jo Ramën pse të dy duan të dëgjojnë vullnetin e lirë dhe legjitim se çka duan shumicat e popullit në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Koha e juaj po përendon. Lejoni shqiptarët e rinj t'a çojnë kombin shqiptar në fazën e ardhme historike. Sulmi yt sot nuk e ka qëllim mbrojtjen e Kosovës dhe akteve ndërkombëtare sepse po të ishte ashtu do sulmoje edhe Edi Ramën.

Sulmi yt i sotëm është edhe frikë nga zgjimi i ri edhe paaftësi t'i kundërvihet Kurtit ashtu si duhet t'i kundërvihet një opozitar i ditur pozitarit në ardhje.

Të kam vëlla Pandeli dhe ngase të dua, të lutem, shko në pension.

Pa hipokrizinë tënde sot, meqë sulmon Kurtin ndonëse nuk guxoje ta sulmoje Ramën, pensionimi yt do të kishte qenë më i mirë, por megjithatë pensionin e meriton.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat