Letër drejtuar zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviçit!

Opinione

Letër drejtuar zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviçit!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:07
Muhamet Kelmendi

Nuk po mundem pa të shkruar z. Dritan!

Është gjë e njohur në politikë, pavarësisht ideologjisë, që çështja nacionale të zgjidhet për të pasur bashkim qytetar dhe suksese në ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik.

Ky bashkim kurrë nuk realizohet në shtete të pabarabarta dhe ku sundon dyshkallshmëria në baza nacionale apo fetare, deri edhe krahinore.

Këtu duhet intervenuar për të mundur të ketë shtet qytetar dhe demokratik të barabartë për të gjithë.

Nëse këtë barazi nacionale dhe fetare nuk e ke të realizuar del se çdo gjë tjetër gradualisht bije si fluskë e sapunit. Pra, nuk ke as barazi shoqërore të qytetarëve.

Mali i Zi është shumë larg kësaj. Kjo sepse edhe në politikë tashmë nuk ka iniciativë për të bërë barazinë nacionale dhe fetare; barazinë e qytetarëve të besimeve dhe të kombeve të ndryshme.

Këto dy çështje shkojnë së bashku, sikundër edhe barazia në fushën e kulturës, të arsimit dhe të gjuhës. Natyrisht se barazi duhet të ketë edhe në punësim. Kudo...!

Po në Mal të Zi ku janë këto?

Larg z.Dritan!

Kjo kërkon angazhimin tuaj dhe të forcave progressive e demokratie...!

Këto duhet të realizohen për çdo komb dhe bashkësi fetare.

Qytetarizmi ndërtohet vetëm kur qytetarët janë të lirë, të barabartë dhe ku sundon demokracia liberale.

Këtë duhet bërë në Mal të Zi.

Përndryshe do të pëson rëndë!!!???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat