Albin i dashur, mos konkuroni me deputetët tuaj vetëm në Shqipëri, po ejani edhe në Maqedoninë Veriore!

Opinione

Albin i dashur, mos konkuroni me deputetët tuaj vetëm në Shqipëri, po ejani edhe në Maqedoninë Veriore!

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 20 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Albin Kurti

I nderuar Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, mos konkuroni me deputetët tuaj vetëm në Shqipëri, po ejani edhe në Maqedoninë Veriore, mos të themi 80%, po të jesh i sigurtë se 70% e shqiptarëve ju duan në Republikën e Maqedonisë Veriore!

Ama ejani vet si LVV e jo të bashkëpunoni me partitë tjera shqiptare të RMV-së, sikurse që keni konkuruar vet me deputetët tuaj në Shqipëri, të njëjtat veprime politike t'i bëni edhe në RMV, nëse në RMV lidheni me opozitën shqiptare që tani ju themi se do dështoni, nëse vini vet fuqishëm do fitoni.

Bile në Republikën e Zaevit do jesh më i sukseshëm se në Republikën Shqiptare të Edi Ramës.

Shumica e qytetarëve të Shqipërisë mendërisht janë të ngjashëm si Rama e Enveri, kanë karraktere të prapshta e do dështoni për shkak se dinakërinë e zilinë e Enver Hoxhës e kanë në shpirt e nuk do ju durojnë të vini nga Kosova me deputetët e LVV-së. Sidomos ata të jugut, të Gjirokastrës, nuk do ju votojnë se me vete e kanë atë xhelozinë shpirtërore të superioritetit politikë e intelektualë e kurrsesi moral.

Ashtu sikurse izrailitët që krenohen e lavdërohen me historinë e tyre të profetëve, poashtu edhe gjirokastritët krenohen e lavdërohen me historinë e tyre politike, shkencore e letrare të Enver Hoxhës, Eqrem Çabejt e Ismail Kadaresë.

Fitorja juaj, i nderuar Kryeministër Albin Kurti do jetë e sigurtë në RMV, kurse shumë e rëndë në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat