Ftesë për verifikimin e votave të mërgatës të hedhura si të pavleshme mbi 30%, të publikuara nga zyrtari i lartë i KQZ-së

Opinione

Ftesë për verifikimin e votave të mërgatës të hedhura si të pavleshme mbi 30%, të publikuara nga zyrtari i lartë i KQZ-së

Nga: Sami Arifi Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Sami Arifi

Pabesueshmëria për votat e mërgimtarëve nga verifikimi i organit zyrtar të shtetit të Kosovës është së tepërmi e madhe, madje në bazë të publikimit në opinion nga zyrtari i lartë i KQZ-së, Valmir Elezi, arrin mbi 30%.

KQZ-ja që në fillim kishte marr vendime të padrejta për mërgimtarët me rastin e votimimeve nacionale në Kosovë.

KQZ-ja, për mërgimtarët përveç dokumenteve të identifikimit dhe imeladresave të tyre, kërkoi nga ata (mërgimtarët) që t’ju përgjigjen edhe telefonatave të njëpasnjëshme për të fituar të drejtën përmes aplikimit për votim.

Mirëpo KQZ-ja nuk i kreu obligimet e vendimeve që i kishte marr vetë në lidhje me verifikimin e identifikimin e mërgimtarëve përmes telefonatave, meqë më se 40% që kishin marr aplikimin nuk u identifikuan përmes telefonatave.

KQZ-ja lëshoi informatë në opinion se: të gjithë ata që posedojnë aplikimin për votim që ishin mbi 40 mijë, edhe se nuk janë telefonuar për identifikim kanë të drejtën e votimit.

Sipas zyrtarit të KQZ-së, Valmir Elezi, hedhja e votave si të pavlerë të falsifikuara qëndronë në faktet se:

-Te verifikimi i pakove të mërgatës nga KQZ-ja vehët në pah se kemi vota të personave të mërgatës që s’e kanë fituar drejtën e votimit përmes aplikimit. KQZ-ja është e obliguar me transparencë në opinion t’i publikojë emrat e tyre.

-Thuhet se nga mërgata ka pasur votues të dyfishtë apo trefishtë. KQZ-ja t’i publikoj emrat e këtyre votuesve të mërgatës, po, edhe emrat e votuesve të dy apo trefishtë brenda shtetit të Kosovës.

-Thuhet se ka pasur fletëvotime të paidentifikuara.

KQZ-ja t’i bëjë transparentë pranë opinionit të Kosovës këto parregullsi përmes fotove.

Nëse vërtetë janë këto dukuri të cilat zyrtari i lartë i KQZ-së, Valmir Elezi, informoi opinionin kosovar se mbi 30% të votave të mërgimtarëve qenkan të falsifikuara, atëherë këtu kemi të bëjmë me vepra penale.

Nëse argumentohen këto vepra penale me transparencë nga KQZ-ja, pranë opinionit publik duhet të vazhdojnë ndëshkimet ligjore ndaj falsifikuesve. Por nëse nuk kemi transparencë që e cekëm më lartë nga kQZ-ja në opinionin publik, atëherë përgjegjësia dhe ndëshkimi ligjor kalon te organi zyrtar i shtetit për shkakun e informimit jo të saktë në opinion mbi votuesin dhe mbi degradimin e votës së këtyre votuesve.

Në letrën e hapur i bëhet ftesë Prokurorisë së Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë dhe Përfaqësuesve të Partive Politike në Përbërje të KQZ-së, në mënyrë që këto dy institucione së bashku në verifikimin e votave të mërgimtarëve, të hedhura si të pavleshme, të zvogëlojnë gjasat për manipulimin dhe t’i ofrohen të vërtetës për votën e mërgimtarëve.

Mërgimtarët ishin dhe mbetën pjesa më e ndritshme dhe më e munduar e popullit tonë të cilët paguan çmimin më të naltë me punën, djersën dhe gjakun e tyre, prandaj çdo votë e degraduar e tyre është shkelje ndaj lirisë dhe sovraniteti kombëtar.

Përgjegjësi dhe ndëshkim ligjor për falsifikuesit e votës nga votuesi si dhe ndëshkimi ligjor për degradimin e votës nga organi zyrtar i shtetit të bëhet përmes transparencës së plotë.

Qëndron bindja se prokuroria hulumton në gjetjen e drejtësisë me përfaqsuesit e partive politike në përbërje të KQZ-së në bashkëpunim ata do të mbrojnë votën e vërtetë të subjektit të tyre. Shpresojmë të dalë në dritë e drejta për votatë e mërgimtarëve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat