Shqipëria e madhe si karem dhe kërcënim

Opinione

Shqipëria e madhe si karem dhe kërcënim

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Ruzhdi Peçani

Shkrimi në mediet serbe me lajmin se po bëhet ”Shqipëria e madhe” dhe se shteti i tyre duhet ta pranoj këtë shtet, i bërë me një qëllim të caktuar nga Vuqiç që duhet kuptuar ndryshe.

Kohë më parë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paralajmëruar një referendum për bashkim me Shqipërinë, nëse nuk plotësohen pikat që iu janë premtuar Kosovës tash e sa kohë, e që kanë mbetur tema të hapura.

Ndaj këtij deklarimi të Ramush Haradinajt për bashkimin me Shqipërinë, ka reaguar Profesori Enver Bytyçi, politolog dhe studiues përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se Ramushi po flet pa dashje si Edi Rama, se po flet për bashkimin me Shqipërinë, pa e ditur çfarë kosto ka kjo logjikë për Kosovën!

Sintagma e bashkimit kombëtar,pra bashkimit të Kosovës me Shqipërinë,edhe si legjitime që është,por hë për hë është moment dhe kohë e gabuar. Serbia këtë intencë që nga viti 1981,në veçanti,e kishte përdor si një përpjekje të vazhduar të shqiptarëve për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” si një propagandë të plasuar, në planin ndërkombëtar, dhe alibi ishte që të mbuloj terrorin që do bënte ndaj Kosovës në vazhdimësi. Këtë e bënë dhe tani si fushtatë për minimin e shtetësisë së Kosovës duke bërë një fushatë të egër dhe skizofrene diplomatike edhe në ç’njohje që deri diku dhe ia arrinte.

Kjo deklaratë e liderit të AAK-së, ish Kryeministrit Ramush Haradinaj, jo se ishte bërë në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që ndodhën më14 shkurt, ka bërë që të shkaktonte edhe reagime edhe nga Rusia. Ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar një kumtesë, ku deklaratën e Haradinajt e konsideron një provokim.

“Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”, thuhet në reagim.

Ideja e Bashkimit kombëtarë,nga Serbia në diplomacinë e saj të jashtme tregohet dhe plasohet si një bashkim për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”,kjo si një lëvizje që nga gjysma e dytë e shekullit XIX,kur edhe është formuar dhe është e pranishme në kontinuitet gjerë në ditët e sotme,pavarësisht se në cilat shtete dhe regjime politike jetojnë shqiptarët. Se këtë ide shqiptarët e kultivojnë që nga koha e Perandorisë Otomane,mbretërisë së Zogut,Shqipërisë së Hoxhës,Jugosllavisë së parë dhe të dytë po dhe tani që shtrihet që nga Saranda e gjerë në Podujevë dhe Ulqin.

Në velat e këtij projekti,gjatë historisë, rrymat do vinin qysh nga vektor të shumtë gjeopolitik: nga Evropa Qendrore,dhe atë së pari nga Vjena,pastaj Berlini; euroatlantike,nga drejtimi i Londrës dhe Uashingtonit; islamik,nga drejtimi i Stambollit dhe Gjirit Persik; po dhe nga vektori ruso – sovjetik në periudhën pas vitit 1948.

Dhe tani,konsiderojnë se hapi më i madh që ka shënuar ky “projekt shqiptaromadh” është bërë në momentin e rrallë dhe për Serbinë shumë i dëmshëm kur kishte ndodhë një përputhje e interesave të fuqive dominuese dhe udhëheqëse të Evropes Qendrore, atyre Euroatlantike dhe ati gjeopolitik islamik në hapësirën e Ballkanit përgjatë viteve të 90-ta me suspendimin faktik të sovranitetit të Serbisë në hapësirën e “Kosovës dhe Metohisë”,duke e vënë këtë nën një qeverisje ndërkombëtare.

Shiquar nga një prizmë,diplomacia serbe shumë shteteve dhe opinionit ndërkombëtar u servon dhe “të vërtetat” se në një plan më të gjerë fuqitë e medha shqiptarët kaherë i kanë shikuar si faktor, që sipas nevojave të tyre,do shërbenin si faktor destabilizimi të një apo më shumë shteteve të Ballkan, ngjajshëm sikur që është rasti me kurdët në Lindjen e Mesme, dhe e ashtuquajtura “Shqipëria e Madhe” do u shërbente si karem për Shqiptarët,kështu si kërcënim për shtete fqinje dhe popujt,po edhe si një realitet në këtë hapësirë.

Këtu mendohet, se një ide e tillë sporadike, implicite, por asnjëherë të hapur të mbështetjes së idesë shqiptaromadhe paraqet një manovrim të atyre që ngadalësojnë aspiratën e shqiptarëve për të ju bashkuar familjes së popujve të privilegjuar të Evropës.

Popujt serioz të cilat nga historia do nxjerrin mësim nga historia dhe kuptojnë se sa është e ardhmja e përcaktuar me pozitën gjeografike në të cilën jetojnë,që paraqet konstantën e pandryshuar.Shqiptarët duhet kuptuar pozitën e tyre që gjenden në periferinë e gadishullit Ballkanik,që u paraqet domosdoshmërinë e bashkëpunimit me fqinjët,të cilën asnjë nivel i fuqive të mëdha nuk mund t'ua ofronte dhe ndërtonte. Dhe tani, lexojmë mes rreshtave, përse u rikonfigurua Marrëveshtja e vitit 1946 Shqipëri – Jugosllavi,tani Minishengeni!

Nga Shqipëria ka shenja se kryeministri shqiptar Rama kupton thelbin dhe kupton se populli i tijë do të kishte interesin më të madh për një pajtim historik me Serbinë,se sa të vazhdimit të një konflikti konstant. “Por, problemi qëndron në atë se këtë botkuptim rrallë kush e ndan me te brenda elitës politike të Tiranës, për Prishtinën dhe mos të flasim, e cila akoma mbetet verbërisht në shpresën për Shqipërinë e Madhe”

Duke vënë Shqipërinë nën ombrellën NATO,dhe Kosovën nën administrim të së njëjtës aleancë është zgjeruar horizonti i ambicieve të patronëve ndërkombëtar për vesternizimin e hapësirës shqiptare. Nga këta askush nuk mbanë brengën për perspektivën ekonomike të shqiptarëve në Kosovë, gjersa Shqipëria do shërbej si strehë e mijëra pjesëtarëve të organizatave dhe grupeve teroriste të muxhahedinëve popullor të Iranit, të dislokuar nga Iraku në Tiranë gjatë vitit 2016, të cilët asnjë nga partnerët dhe mbështetësit e SHBA nuk deshën t'i pranonin këta nga arsyet që kuptohen po dhe atyre të sigurisë.

Se armatimi të cilin Berlini dhe Vashingtoni në muajt e fundit po dërgojnë në Prishtinë dhe Tiranë sikur i jep shtytje iluzionit të një shumice të shqiptarëve të cilët në atë se viti ’99 dhe mëtej është në vazhdim,kështu me idenë se qështja nacionale shqiptare do zgjidhet,dhe atë në dëm të serbëve.

Nga analitik politik dhe politolog në Beograd, për qëllimet e tyre, do japin edhe porosi drejtuar ne shqiptarëve, ”se duhet të ndryshojmë paradigmën për Shqipërinë e Madhe duke zëvendësuar me punën në ndërtimin, ngritjen dhe prosperitetin e kombit, punë që do sillte të arriturat e gjithë popujve në rajon”. Dhe, sipas analizave të tyre “ mendimi i atyre nga jashtë, se sado që disa do mundoheshin që të mjegullojnë fotografinë, për Shqiptarët rruga për në Evropë gjithnjë qon kah Beogradi, kjo sot kërkohet më shumë se kurrë. Për të ndërprerë konfliktet e shumta që kishim, për të siguruar një të ardhme për pasardhësit tanë, kërkohet që të ndodhë një marrëveshje historike mes Serbeve dhe Shqiptarëve, për çka dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk po ofron një konturë të gjerë.”

Dhe tjetra,si porosi që na bëjnë me dije, “Shqiptarët duht të kuptojnë patjetër se çështja e tyre nacionale nuk mund të zgjidhet në dëm çështjes nacionale serbe”. Nga analizat shprehen se për një Ballkan stabil dhe të qëndrueshëm duhet të jetë një marrëveshtje mes dy popujve më të mëdhej në numër,dhe se çfarëdo marrëveshje që do imponohej nga fuqitë e mëdha në favor vetëm të njerës palë, do të ishte një virus i një konflikti të ri dhe fatkeq në të ardhmen.

Nga e gjithë kjo analizë që rrjedhë nga Beogradi dhe mbështetur nga Rusia. Këtu qëndron karemi. Rusia jo se këtë e bënë për Serbinë,që ta tërheq pas vete, po e bënë për interesa të saja gjeopolitike. Ngase kështu do frenonte hyrjen e Serbisë brenda BE dhe do forconte prezencën e sajë në Ballkanin Perëndimor, duke mbajtur një status quo. Pajtimi i Rusisë dhe Serbisë për ”Shqipërinë e madhe” që nderon në forcimin e pozitës së negocimit, ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe.

Opinionet mendoj se duhet marrë si ekuivoke, opinionet që dalin përbëjnë sofizëm, kjo kërkon shqyrtim dhe të shihet se cili është diskursi i gjithë kësaj. Serbia qartazi dhe sot i bën opstrukcion ofrimit në BE dhe tani është shumë më afër Moskës dhe Pekinit se sa Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat