Humbja e madhe që tronditi anëtarësinë dhe votuesit e LDK-së!

Opinione

Humbja e madhe që tronditi anëtarësinë dhe votuesit e LDK-së!

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 21 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Lidhja Demokratike e Kosovës

"Politika është arti i së mundshmës", ndaj nuk duhet vajtuar, por të reflektohet për një mundësi të rioganizimit të LDK-së. Anëtarësia dhe votuesit e LDK-së nuk janë të kënaçur me rezultatet, por duhet të mësojmë prej gabimeve dhe mos puna e mjaftueshme në terren. Zgjedhjet lokale janë në prag, nuk ka kohë për të vajtuar.

Në bazë të rezultateve të fundit të zgjedhjeve nacionale, në të cilën LDK pësoj humbje, mendoj se intelektualët e mirfilltë nuk gjejnë arsyetim duke fajsuar gjithmonë të tjeret publikisht por duke e kthyer gishtin nga vetja.

Kujtoj se ndryshimet duhet të fillojnë që nga kryesia dhe të ketë një peshë të përgjegjësisë edhe tek kryetarët e degëve dhe të nëndegëve që nuk kanë treguar një rezultat të mirë në këto zgjedhje. Pas këti procesi të riorganizimit, LDK duhet të dal me alternativë të re bindëse, me një mendësi e re politike brenda saj, në mënyrë që nesër t’iu kthehen qytetarëve me një ofertë të re politike. Sepse, vet krahasimi me zgjedhjet e kaluara, ku LDK ka përgjysmuar rezultatin zgjedhor, ku nga mbi 200 mijë vota sa i kishte ka ra në 100 mijë vota, është një humbje e thellë, andaj tek LDK-ja është shumë ma urgjente reformimi, qoftë me lider dhe kryesi të re.

Sigurisht, se të gjithë votuesit, anëtarësia besnike e LDK-së është lënduar nga kjo humbje e madhe në historinë 32 vjeçare të egzistimit të saj, por një gjë duhet ditur, se duhet edhe të jemi të matur në proceset e mëtutjeshme të reformimit të saj. Sepse egziston rrezik permanent që në emër të reformimit të "infiltrohet" e të kontrabandohen në udhëheqje të LDK njerëz që punojnë kundër interesave të saj. Por, edhe tentimi për të nxjerrë kryetarin e ardhshëm të LDK-së nga grupet që e kanë devalvuar atë, është vetëm thellim i gjendjes në të cilën ndodhet sot!

Anëtarësia dhe strukturat e LDK-së në Nëndegë dhe Degë, do të duhej të ishin të kujdesshëm dhe objektiv në vlerësimin e punës së figurave kyqe të LDK. Të gjithë ne kemi përgjegjësi, kurse kualifikimet përgjithsuese nuk na lënë mjaft hapsirë që të dalim me një analizë të sakt se ku është problemi. Njëherit duke patur parasysh zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vit, LDK-në e presin punë dhe angazhime të mëdha, por do të duhej edhe pak më shumë vullnet për punë nga strukturat përgjegjëse dhe anëtarësia!

Do të ishte mirë që Kandidatët për kryetar të LDK-së, të merren vesh se fituesi do të perkrahet pas zgjedhjes transparente e korrekte nga të gjithë , e jo te perqahen siq ka ndodhë në të kaluaren.

Gjithashtu LDK nuk duhet të ndikohet nga jasht e sidomos nga partitë t’jera në zgjedhjen e kryetarit të saj. Përpos tjerash, LDK ka nevojë për një hapje të kujdesshme, debat dhe ofertë ballafaquese programesh kandidatëve të interesuar për kryetar të saj.

Dihet se me Statut të LDK-së i garantohet çdo anëtari të saj të shpreh interesimin publik për të garuar ose zgjedhur në organet e partisë ose për kryetar të LDK-së , në të cilën është një detyrim që i plotëson standardin e Partive Popullore demokratike të profilit të djathtë europiane. Informimi i drejtë dhe transparent do ti ndihmonte shumë edhe mobilizimit të anëtarësisë së gjërë të LDK-së që në forma të ndryshme, si psh.: në rrjete sociale, në takime të Degëve dhe Nëndegëve brenda dhe jasht vendit, apo forume t’jera , të dërgojnë gjerë te kuvendarët e LDK-së mendimin për të „parin“ e tyre.

Njëherit, ka kohë që egziston një defekt serioz, e një krize të madhe të informimit në kuadër të LDK-së si pasoj e mos shpalosjes së punëve të mira që i ka bërë gjatë qeverisjeve të saj, dhe kjo i ka kushtuar shumë.

Andaj , veprimtarët dhe intelelektualët që merren me shkrime dhe veprojnë në kuadër të LDK-së e sidomos Kryetari i ardhshëm i LDK-së, duhet të bëjnë përpjekje që si përparësi të programit të kenë botimin e një gazete ditore, si dhe portal elektronik medial. Ku në funksion të informimit të anëtarësisë së LDK-së do të ishte me interes që përshembull të emërtohet „Dardania” dhe të bëhet një gazetë ditore e Kosovës, dhe njëherit të funksionoj edhe si Portal informativ dhe kështu të plotësonte boshllëkun informativ për dhe rreth LDK-së. Gjithashtu kjo gazetë do të mund të bëhej një tribunë mendimesh, kritikash, iniciativash që do ta përparonin punën e LDK-së si dhe do t’i përmirësonin gabimet e bëra gjatë punës në terren. Kjo sepse brenda LDK-së ekziston një kulturë e lartë politike e debatit dhe e dialogut si dhe kritikave konstruktive.

Ndryshe, askush nuk guxon të mendojë se është hallkë e shkëputur e ketij trinomi që ngriti, bart dhe do të vazhdojë të zhvillojë pikën kruciale të demokracisë së vendit tonë të quajtur LDK.

Njëherit, lëmshi i shthurjes dhe shkatërrimit të LDK-së rugoviste ka shumë fije, ka shumë aktorë si dhe shumë protagonistë brenda, dhe sidomos jashtë saj.

Riorganizimi dhe forcimi i strukturave të LDK-së sot, sipas mendimit tim është i mundshëm vetëm pas spastrimit të saj nga vasalët dhe antilëdëkëistet e vërtetë, të cilët për interesa personale shkatërruan partinë më popullore që kishte Kosova në historinë e saj më të re, bashkë me filozofinë politike të liderit historik të shqiptarëve, siç ishte Dr. Ibrahim Rugova. Për t'u arritur ky objektiv, kërkohet punë e madhe në teren, maturi dhe kohë shumë e gjatë.

Mirëpo, kusht themelor për të patur sukses reformimi i saj është legjetimimi i lidershipit të saj, duke patur kujtes nga imponimi i "lojtarëve" në terren, të cilët për interesa të tyre meskine ndihmuan ndarjen dhe përçarjen e LDK-së.

Sepse, pas vdekjes së natyrshme të Dr. I. Rugovës, po të kishin qenë brenda LDK-së njerëz të fortë dhe karrizmatik politik, të sinqertë, të bashkuar, lëdëkëistë dhe rugovistë të vërtetë, sigurisht se nuk do binin pre e shantazheve dhe skenareve që LDK-së i përgatiteshin, do të qëndronin të bashkuar, të pathyeshëm para çfarëdo stuhie. Ngjarjet dhe humbja më e rënd në historinë e saj, në zgjedhjet kombëtare të 14 shkurtit, dëshmuan se brenda kësaj LDK-së kishte figura shumë labile, të pakurriz politik, politikisht të lig, karrieristë të përbetuar, që ëndrronin të bëhëshin "liderë kombëtar" mbi meritat dhe karrizmën e liderit të pavdekshëm të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova. Që mendonin se janë politikanë më balancues të skenës politike në Kosovë se sa udhëheqësi i tyre i deridjeshëm, se ka ardhur çasti i tyre që të hyjnë në histori, duke ardhur në krye të vendit, dhe kështu me radhë, bën pazarët më të rënda politike me djallin në dëm të LDK-së dhe Kosovës, duke pranuar realizimin e skenarëve stalinist-komunist-marksist-enverist për shkatërrimin e LDK-së, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit, që faktikisht e rrëzoj për toke këtë parti shtet-formuese.

Defekt tjetër i radhës ishte, riciklimi i kandidatëve të njohur për rezultate të dobëta në garan zgjedhore, është provokim për anëtarësin dhe votuesit besnik të LDK-së.

Nga pikëpamja ime personale edhe parimore, riciklimi i njeriut të njëjtë si “shpëtimtarë” nuk është mesazh i mirë për reformat në LDK, por as për kulturën politike të Kosovës. Në realitet, duhet synuar me ato reforma që të bëhet një politikë të qëndrueshme me qindra njerëz të kualitetit të njëjtë dhe jo të njëjtit njerëz t’i qarkullosh gjithkah, pra në krejt Kosovën. Nëse nuk rrespektohen kriterët në kuadër të partisë, nesër do të jetë shumë vonë. Realisht ka pakënaqësi, por ato pakënaqësi duhet me riparu dhe duhet realisht me u ba bashkë. LDK-ja i duhet Kosovës.

Prizren, 21 shkurt 2021

Haki Latifi

(Ish kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, 2007-2017)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat