Patriarku i ri serb racist: “Kosova Jerusalemi i Serbisë”

Opinione

Patriarku i ri serb racist: “Kosova Jerusalemi i Serbisë”

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:58
Sherif Ramabaja

Patriarkun serb atë të vjetrin, kur e shikoje dukej si një fantazmë që të tmerronte, po racizmin ndaj shqiptarëve e kishte në maje të gjuhës.

Nuk kalonin javë apo muaj pa u paraqitur ai para mediave me shprehjen raciste „ Kosova është Jerusalemi i ynë “. Nuk besojmë se ai dinte gjë për Kosovën, apo ku ndodhej, po ia kishin ngulitur disa fjali në trurin e tij të kalbur dhe të sëmurë, të cilat i përsëriste si papagalli këngën.

Më në fund Koronavirusi nuk pat mëshirë ndaj tij dhe si duket, nuk mund ta duronte me urrejtje të tilla në emër të zotit.

Këto ditë qenka zgjedhur patriarku tjetër i Kishës Ortodokse serbe. Po ashtu edhe ky turravrap, si duket deklaratën e parë që e bëri e përsëriti po ashtu thënien raciste të paraardhësit të tij “Kosova është Jerusalemi i Serbisë”.

Ne shqiptarëve fare nuk na bëjnë përshtypje thëniet e tilla, sepse ne jemi rryer me institucionet raciste serbe, po të vjen të vjellësh se si ata e helmojnë rininë e tyre me ide të tilla raciste ndaj popujve të tjerë.

Dhe për të qenë racist së pari duhet të jesh i sëmurë, sepse një njeri i shëndoshë nuk i bënë këto gjëra, kështu mendojnë sot perëndimorët.

Patriarkët serbë të cilët të dhimbsen kur i shikon, të duken sikur kanë dalë të gjallë nga arkivolet, në vend se të pendohen dhe të kërkojnë mëshirë për gjenocidin mbi ne, ata i fryjnë me sa fuqinë që kanë zjarrit të urrejtjes.

Përpos kishës së tyre që ide shpirtërore e kanë urrejtjen ndaj shqiptarëve, ata derdhin miliona për ta nxitur islamizmin e të gjitha ngjyrave në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni, me qëllim që para botës të dëshmojnë me tezat e tyre, ja kënd po e përkrahni ju.

Nuk do të ishte çudi dhe është vetëm çështje kohe, kur do të dalin edhe bashkësitë e ndryshme islame në Kosovë me tezën: Kosova është zemra e Turqisë apo e Arabisë. Ose të qirren deri në qiell me agresivitetin e tyre: Kosova është Meka dhe Medina e islamizmit. Ose të thonë, kjo është tokë turke, pesë shekuj ne ishim këtu.

Ne shqiptarët dëgjojmë absurditete të tilla që janë fund e krye gënjeshtra, mashtrime dhe falsifikime të historisë dhe nuk kemi se si t´u kundërvihemi.

Neve sot pak kush na dëgjon, por ne do të kishim arsye dhe argumente të gjalla të themi se, Nishi është zemra e Ilirisë.

Nuk është kohë e largët kur ky qytet Nishi, ishte i banuar me shqiptar dhe ekzistojnë dëshmi të pa kontestueshme se serbët me masakra e terror të paparë, e kishin ndjekur popullatën shqiptare nga ky qytetet dhe rrethina e tij.

Ne kemi edhe argumentin tjetër se në këtë qytetet ilirik në Nish, që në atë kohë serbët nuk dihet se a ekzistonin dikund, ka lindur kolosi ynë ilir Konstandini i Madh, i cili ishte bërë edhe Perandor i Perandorisë Romake.

Këto argumente dhe dëshmi Kisha Ortodokse Shqiptare do të duhej t´ua përplaste fytyrës patriarkëve të sëmurë serb, sa herë që ata dalin me deklarata të tilla të çmendura.

Por fatkeqësisht Kishën tonë Ortodokse e udhëheqin grekët me në krye Janatullosin që s´dallon shumë, me mendimin e sëmurë serb.

Ne nuk na bëjnë përshtypje as deklaratat e klerikëve serb, as të atyre muslimano – turko - arab, po ne duhet të dimë si të mbrohemi nga ta dhe të krijojmë institucione të fuqishme, që i demaskojnë dhe i luftojnë veprimtaritë e tyre raciste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat