Si të veprohet me votat e Adriana Hoxhiq?

Opinione

Si të veprohet me votat e Adriana Hoxhiq?

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:23
Gani I. Mehmeti

Votat e joboshnjakëve të Listës së Adriana Hoxhiq, duhet të anulohen

Natyrisht, dikush duhet të ankohet në KQZ për votat e marra nga vendvotimet ku nuk ka boshnjakë, e që është votuar Lista e Adriana Hoxhiq.

KQZ dhe PZAP duhet të anulojnë të gjitha votat që i kanë shkaur Adriana Hoxhiq nga joboshnajkët. Kjo për arsye se ajo përfaqëson boshnjakët e jo as serbët e as shqiptarët.

Dhe, nëse nuk bëhet ky anulim, çka do të bëhet në votimet e ardhshme, kur do që do të mbahen, e shqiptarët të votojnë për partitë serbe jashtë listës serbe dhe për partitë tjera boshnjake?

Këtë duhet ta kenë parasysh, e pastaj të veprojnë me maturi. Nëse një komunitet paska të drejtë të votojë për komunitetin tjetër, atëherë kurrë Lista Serbe dhe Inisiativa e Adriana Hoxhiq, më nuk do të mund të fitojnë në Kosovë, sepse vetë shqiptarët do të votojnë partitë tjera serbe dhe do të dalin fitues gjithherë, sa Lista serbe do të mbetet jashtë loje.

Me këtë do i tregohej edhe Adriana Hoxhiq se as ajo më nuk do të mund të fitojë, pse edhe boshnjakët tjerë do të marrin vota nga shqiptarët.

Këso fare, edhe Hoxhiq, do të dalë humbëse në votimet e ardhshme.

Në anën tjetër, KQZ po verifikon votat e ardhura nga diaspora, përse të mos i verifikojë edhe votat serbe, e në veçanti, ato ku bëhet fjalë për Inisiativën e Adriana Hoxhiq?

Gjithsesi duhet të verifikohen dhe të merren masa, në mënyrë që edhe në të ardhmen të ndalohet ky veprim i votimit nga disa herë të një personi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat