Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës është shprehje e një vullneti të mirë të kthehet ky vend në udhëheqje të dinjitetshme

Opinione

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës është shprehje e një vullneti të mirë të kthehet ky vend në udhëheqje të dinjitetshme

Nga: Dedë Preqi Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:25
Dedë Preqi

Fillet e krijimit të shtetësisë së Kosovës, që u nisën përmes organizimit të zgjedhjeve të lira, që për qytetarët e këtij vendi ishin shumë domethënëse. Dhe pastaj vjen konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, formimi i qeverisë dhe zgjedhja e presidentit të parë të kësaj republike të re në Ballkanin Perëndimor, apo në Evropën Juglindore, me ç’rast kemi presidentin e parë dhe historik dr.Ibrahim Rugovën.

Kështu dukuria e pushtetit të Kosovës, e merr peshën e vet të shtetit të pavarur dhe demokratik, me atë seroizitetin që qëndron dhe varët nga përgjegjësia dhe fuqia, që rrjedh nga zotërimi i këtij pushteti me besimin e plotë që merr dhe e ushtron këtë pushtet, i cili do realizohet duke respektuar në rend të parë rrugët ligjore dhe parimet që janë në favor dhe shërbim të popullit dhe shtetit.

Mirëpo, përdorimi i pushtetit në mënyrë të gabuar, sjell pasojat e veta, të dëmshme, në rend të parë, duke e humbur besimin e popullit, por duke e humbur edhe kuptimin e shtetit. Pasojat do shkojnë edhe më tej, duke e humbur besimin edhe ndaj miqve tanë, nëse konceptet e krijimit dhe thëmelet e shtetit i kemi projektuar vet, bazën fundamentale dhe kulmin e këtij shteti nuk do e arrinim pa ndihmën e miqëve ndërkombëtar në krye me SHBA-të.

Një vëmendje e veqantë dhe mjaftë e ndjeshme që buron nga rrethanat e krijuara në shtetin tonë, sikur zgjedhja e presidentit të shtetit gjithnjë e më shumë po vazhdon natyra e këtij pozicioni të ekspozohet më shumë ndaj pretendimeve gllabëruese të pushtetit dhe tregjëve politike, se sa ndaj një pushteti unifikues, që e trajton tërësinë e popullit të vet pa dallim.

Kosova ka nevojë për shumë ndryshime në Kushtetutën e vet, e një ndër ato ndryshime duhet të jetë edhe zgjedhja e presidentit të vendit, duke zgjedhë formën më të përshtatshme, por edhe më të arritshme, e cila zgjedhjen e presidentit do e realizonte drejtë përsëdrejti përmes votës dhe vullnetit të popullit, që do të ishte e pranishme në çdo çast.

Format e tilla të zgjedhjes së presidentit ekzistojnë në shumë vende demokratike, që do të ishte edhe shumë demokratike edhe për vendin tonë, nëse do hapën mundësi dhe kushte edhe për kandidatët tjerë të pavarur apo jo partiak, një praktikë që depërton më lehtë dhe pa anime partiake e klanore, si formë e arritjes demokratike, që mbronë më mirë vullnetin dhe votën e qytetarëve të vet.

Dhe në vazhdën e një prioriteti të tillë do jemi më të suksesshëm, duke qenë largë animeve partiake dhe manipulimeve të tyre, përndryshe me funksionimin e një praktike të vazhdueshme në shtetin tonë dhe përvojave të hidhura që kemi deri më tani, jo vetëm që do e dëmtonim demokracinë e shtetit, por konceptet dhe çëllimet e tilla, na drejtojnë në format më primitive dhe në kahe të praktikave të errëta shoqërore, duke parë se ky popull është ngopur me këto avantura të tilla, imazhet e të cilave do ia humbin kuptimin dhe rrolin e shtetit në tërësi.

Poashtu e veqanta e gjithë kësaj, Kosovës nuk i përshtatët edhe një president i zgjedhur nga frymat apo rrymat fetare, me njerëz të religjionëve, sikur dëgjohen disa zëra dhe pretendime të tilla. Kosovës nuk i përshtatët edhe një president i zgjedhur, që ka dhjetëra akuza penale dhe përmbajtje të tilla në Gjykatat e vendit dhe në Gjykatën e Hagës, por të kemi parasysh që të gjejmë një figurë karizmatike, të pastër dhe me kritere të veprimit e kulturës njerëzore dhe të besimit që del nga populli i këtij vendi.

Ky vend dhe ky popull nuk e meriton të mvarët apo të kushtëzohet nga njerëzit dhe protagonistët e tillë, që diktojnë dhe nuk heqin dorë nga ndjesitë dhe dëshirat e tyre për të dominuar në pushtet përmes klaneve dhe grupeve partiake, poashtu edhe pushteti të udhëhiqet përmes formulave të tyre, të cilat si të tilla na kanë lënë shumë mbrapa, që mbas vdekjes së presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, duke i lënë pas dore plot të rinjë dhe njerëz me kapacitete intelektuale, morale dhe arritje profesionale, që nënkupton edhe plotësimin e një vullneti të mirë, që ky vend të merr një rrugë të mbarë dhe një udhëhqje të dinjitetshme.

Dhe në Kushtetutën e Kosovës, kryetari apo kryeministri i vendit, nuk është e përcaktuar që të nominohet vetëm nga emrat, si Hashim, Mustafë, Ramush dhe të tjerë, pse jo të racionalizohen edhe emra tjerë, sikur, Vjosa, Gjergji, Donika, Murati, Serembe, Vetoni, Antoni, dhe emra tjerë, pa ndonjë dallim të caktuar, të cilët edhe këta janë meritor dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe mund ta japin kontributin e tyre për Kosovën dhe popullin e vet.

Sistemi i organizimit të zgjedhjes së kuadrove të shtetit, gjegjësisht në këtë rast të zgjedhjes së presidentit të shtetit të Kosovës, të përllogaritet përmes vullnetit qytetar dhe të shkëputët nga ndërvartësia partiake e klanore, forma e sëcilës kishte me qenë ajo që do ta rregullonte dhe drejtonte timonin shtetëror, makineritë e sëcilës do të lidhën me njera-tjetrën, duke e vu në lëvizje funksionin e shtetit ashtu si duhet.

Kosova dhe popullata e këtij vendi, në asnjë rrethanë nuk duhet të harrojnë të kaluarën e vet historike dhe peripetitë e saj, por edhe me një konsideratë të veqantë ndaj SHBA-ve, dhe miqëve tjerë ndërkombëtar, që na bënë të mundur të rënditëmi me vendet tjera, të kujtojmë gjithmonë rëndësinë e tyre, por edhe të kërkojmë këshillat e tyre.

Përsa i përketë pyetjes se si mund të zhgidhet konkretisht problemi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës në këto momente të ardhshme, duhet ta zhvendosim vëmendjen për një çast, që ta krijojmë së pari përshtypjen e vetëbesimit në një përsonalitet të natyrës dhe përmasave që ka fituar ai njeri deri më sot, apo të marrim shembullin e dallandyshës, kur së pari e ndërton folenë e vet, duke e paralajmëruar edhe pranverën, dhe që nënkupton domethënjën e strukturës funksionale, duke i drejtuar lëvizjet e saj edhe në forma të tjera në realizimin e veprave të shkëlqyera.

Zonja Vjosa Osmani, tani ushtruese e detyrës së kryetares së shtetit, është përsonaliteti më i arsyeshëm dhe i arritshëm në këtë rast, që të bëhët në realitet Presidente e shtetit të Kosovës, për faktin se emri i saj nuk është i lakuar asnjëherë për ndonjë vepër të natyrave negative, por si një përsonalitet i pastër dhe me përgaditje shkollore, por edhe përvojën që ka fituar, do të ishte kandidatja më e përshtatshme, që i bashkangjitët çdo fryme dhe burimi që del nga vullneti i popullit.

Megjithatë, mbetëmi me përshtypjen se, a do të përkrahët edhe nga partitë opozitare, në veqanti nga LDK, dhe partitë tjera, ky zhvillim shkon përpara, nëse e analizojmë mirë atë se, çfarë është arritur deri më sot, e cila do të na ndihmonte për të kuptuar arritjet tjera. Përndryshe, domethënja e mbresave që na lë përsonaliteti i Vjosa Osmanit, është jo vetëm protagonistja në fjalë, që është më e votuara në trojet shqiptare, por vepra dhe stili i saj në kulturën e punës dhe arritjen e veprave të mira, në çastët më të nevojshme për shtetin dhe qytetarët e këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat