Shqipëria dhe Kosova e shekullit XXI-të dhe virtyti i politikanëve

Opinione

Shqipëria dhe Kosova e shekullit XXI-të dhe virtyti i politikanëve

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 10:52
Qamil Gjyrezi

Në këta 30 vite të tranzicionit në Shqipëri dhe 12 vite në Kosovë jemi përballuar dhe konfrontuar shpesh me disa modele politikanësh, të cilët kanë prezantuar personalitete dhe karaktere të ndryshme. Në këto vite mungesa e virtyteve të politikanëve ka ndikuar tek ekonomia dhe stabiliteti politik në të dy shtetet.

Nuk pretendoj që politikani të jetë i përsosur, “sipas modelit Aristotelian”, por duhet të ketë disa virtyte bazë. Politikanët pa virtyte i bëjnë dëm të gjithëve.

Personalisht jam idealist, por sic shkruante Kenedy, “idealist pa iluzione”, sidomos në shekullin e 21-të ka gjërat kanë ndryshuar dhe politika gjithashtu ka ndryshuar “modelin”!

Në këto 30 vite në Shqipëri dhe 13 vite në Kosovë, ka patur edhe politikanë që kanë patur një lloj burrërie, maturie, etike dhe mirësie dhe guximi.

Në 8 vitet e Rilindjes në parlament janë prezantuar “modelet më të dyshimta” në historinë politike në Shqipëri, bashkëpunime me hajdutë, kriminelë dhe narkotrafikantë, pa virtyte dhe të paburra, modele të mbrapshta sic thotë populli.

Në qeverisjen e kaluar në Kosovë, u prezantuan disa modele politike pa virtyte, gadi shitën integritetin territorial të Kosovës dhe realizuan planet famëkeqe të Moskës dhe Beogradit.

Këta modele kanë qenë në kundërshtim të hapur me termin jo vetëm shqiptar por edhe universal të virtytit politik njerëzor.

Prandaj Shqipërisë dhe Kosovës i duhen, biles mendoj se kanë nevojë për politikanë të virtytshëm për të ardhmen e demokracisë dhe zhvillimit.

Virtyti (lat. virtus, "burrë",) është epërsia morale e një personi. Virtyti është veti e çmueshme e karakterit të mirë. Ai është prirja dhe aftësia e një njeriu të tejkalojë mbi diçka, të kryejë një veprim të caktuar në mënyrën më të mirë. Fjala virtus (virtyt) lidhej në Romën e lashtë me aftësitë luftarake si, p.sh. guximi dhe trimëria.

Duke biseduar për këtë temë on-line me një mik timin, më shkruajti se: “Lulzim Basha ka një virtyt, që nuk e ka asnjë politikan që është sot në “lojë” në Shqipëri”. Dhe më renditi arësyet dhe argumentat me të cilat, Basha si kryeministër i ardhshëm në 2021, bën dallimin me politikanët e tjerë.

1.Lulzim Basha është i “papërzjerë” me të shkuarën e largët “komuniste” dhe me periudhën e afërt “ramiziste”. Miku im ka shumë të drejtë, mbasi Basha nuk asnjë lidhje në të shkuarën e largët komuniste me ish-komunistët enveristo-titistë, me krimet dhe shantazhet që i’u kanë bërë shqiptarëve.

Mbas viteve 1946 në Shqipëri ka patur një luftë të ashpër klasash, burgime dhe internime dhe klane ish-byroistësh të rrezikshëm për njëri tjetrin dhe shqiptarët që kanë punuar në favor të Moskës, Beogradit dhe e kanë shitur ose abuzuar , me ceshtjen e Kosovës.

Lulzim Basha nuk është i përzierë gjithashtu edhe me mbështetesit dhe klanet “ramiziste”. Ne periudhën e Ramiz Alisë u zbut pak lufta e klasave, mbasi e kuptuan se po vjen fundi i tyre dhe mund t’i priste fundi si Caushesku. Në këtë periudhë u bënë disa lëshime, por e shkatërruan Shqipërinë piskologjikisht dhe i varfëruan njerëzit shpirtërisht deri në vitin 90-të.

Klanet e të shkuarës së largët ish-komuniste dhe të periudhës ramiziste, në bashëpunim edhe me disa ish-të persekutuar që e lëshuan pushtetin politik dhe vazhdojnë të sundojnë në ekonominë e varfër në Shqipëri.

2.Një prej virtyteve të Bashes është gjithashtu edhe shkollimi evropian në Hollandë në Utrecht, që Basha e prezanton në të gjithë këta vite në politikë, model perëndimor i një politike të re euro-atlantike .

3.Padyshim qëndrimi moral është një virtyt që e bën LulzimBashën të bëjë dallimin me politikanët e tjerë.

Prandaj edhe sulmohet nga kundërshtarët politikë. Këtu mund të shtoj, se Basha jo vetëm që prezanton një model me virtyt, por ka aftësinë edhe të përzgjedhë bashkëpuntorë në të gjitha nivelet, politikanë me virtyt, të formuar profesionalisht, të aftë për të bërë reforma të vërteta për integrimin në BE.

Edhe në Kosovë modelet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ndryshojnë shumë me të kaluarën politike në Kosovë në këto 13 vite. Albini dhe Vjosa fituesit e zgjedhjeve të 14 Shkurtit në Kosovë, përfaqësojnë virtytet klasike kryesore të perëndimit, pjekurinë, urtësinë, drejtësinë, fuqinë dhe guximin, shkollimin perëndimor dhe moralin.

Albini dhe Vjosa nuk kanë të bëjnë gjithashtu me të kaluarën ish-titiste dhe me “enveristët dhe ramizistët” në Kosovë.

Albini dhe Vjosa kanë gjithashtu formim të vërtetë perëndimor në universitete perëndimore në Europë dhe Amerikë.

Katër virtytet klasike "kryesore" të perëndimit janë: pjekuria, urtësia, drejtësia, fuqia dhe guximi, plus edhe maturia, morali, etika, mirësia, sinqeriteti, mirëkuptimi dhe dashamirsia.

Basha ka një pjekuri të dukshme politike në krahasim me politikanët e tjerë, nuk ngutet as nuk “tutet” sic thotë populli. Këtë e ka treguar me fakte dhe prova kur ka qenë ministër.

Albini dhe Vjosa kanë pjekurinë e dukshme politike në krahasim me politikanët e tjerë në Kosovë. Ata as nuk nguten gjithashu, as nuk “tuten” .

Basha, Kurti dhe Osmani kanë gjithashtu edhe virtyte të tjera të perëndimit sic janë drejtësia, morali dhe etika.

Prandaj Lulzim Basha, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani prezantojnë politikanët që i kanë munguar politikës në Shqipëri dhe Kosovë, në formë dhe përmbajtje, me virtyte dhe modele të reja në dy shtete me të kaluar të ndryshme dhe më të ardhme të përpashkët euro-atalantike!

Koha do ta vertetojë këtë opinion dhe kam besim se Basha, Kurti dhe Osmani do të jenë të njëjtë si në opozitë ashtu dhe në qeverisje, me virtyte!

Shqipëria dhe Kosova e shekullit XXI-të, e kanë të domosdoshme këtë frymë politike të sunduar nga virtytet dhe urtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat