Shqiptarët, pa kurrfarë mëshire, po i bien në qafë Ramës!

Opinione

Shqiptarët, pa kurrfarë mëshire, po i bien në qafë Ramës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:35
Sherif Ramabaja

Është mjaft e çuditëshme se si shqiptarët sillen me udhëheqësit e tyre. Rama  po i kthehet Turqisë, në mungesë të gadishmërisë së EU që në gjirin e saj ta inegrojnë Shqipërinë e Kosovën. Ky është një shembull se si mbrohet atdheu.

Kryeministri Rama nuk erdhi ashtu si mendohet me një urdhër të prerë nga lartë në postin që posedon. Ai kishte zhvilluar një fushatë të ngjeshur zgjedhore. Për ta fituar besimin e popullit, ai kishte derdhur djersë elektorale.

Këtë besim, Rama e kishte fituar dy herë rradhazi edhe pse kontestohet fitorja e tij, duke i rënë në qafë se i vodhi votat.

Ai tash po përgaditet të korr fitoren e tretë rradhazi të mandatit të tij, jo për veten dhe familjen e tij, por vetëm e vetëm për Shqipërinë.

Pse jo, kjo është e drejtë kushtetuese dhe këtë të drejtë kryeministri Rama do të përpiqet ta shfrytëzoi, si qytetar besnik i këtij vendi !

Akuzat ndaj tij janë të mëdha, po dorën në zemër gjithmonë gjenden persona, grupime, parti dhe sidomos opozita që i konteston zgjedhjet, rezulatin zgjedhor, i mohon sukseset dhe gërmon vetëm të këqijat, pa hyrë në detaje për rrethanat e përgjithëshme në vend, rajon, Evropë dhe botë.

Rama në tetë vitet e shkuara, kishte bërë përpjekje që ta ngris Shqipërinë nga humnera. Kishte bërë përpjekje për zhvillimin ekonomik të saj, ta ngjallë dhe ta integroi në organizmat rajonal dhe ndërkombëtar.

Kryeministri Rama po ashtu ishte përpjekur, ta rris brutoprodhimin e vendit, ta zbus papunësinë, ta ndal ekzodusin e shqiptarëve dhe ishte përpjekur veçanërisht ta ngris mirëqenjen dhe standardin e popullsisë.

Ai kishte lidhur marrëveshje të shumta, ndërshtetërore, rajonale e ndërkombëtare.

Rama duke iu falenderuar presidentit të Serbisë Vuciqit, sëbashku kishin konstruktuar Minishengenin Ballkanik, ku do ta përfshinin edhe Kosovën.

Kryeministri Rama lidhi edhe marrëveshje financiare me qëllim t´i nxiste  proceset ekonomike, mori kredi milionëshe me kushte shumë të volitshme, pa marr parasysh akuzat, se vendin e shqiptarët i fuste në borxhe.

Të gjitha punët e filluara, kryeministri Rama nuk arriti që t´i kurorëzoi brenda dy mandateve të veta, prandaj me plot të drejtë atij i duhet edhe mandati i tretë.

Një rol shumë të rëndësishëm gjatë këtyre dy mandateve kryeministri Rama ua kishte kushtuara marrëdhënive me fqinjët dhe sidomos me Kosovën e posaçërisht me ish presidentin Thaçi.

Ai kishte lobuar rregullisht për njohje të reja për Kosovën dhe kishte organizuar mbledhje të përbashkëta të të dy qeverive.

Kishte nënshkruar marrëveshje të shumta me Kosovën, edhe pse këto marrëveshje nga shkaqe të ndryshme s´kishin pasur mundësi që të zbatoheshin.

Pa vullnetin e kryeministrit Rama ishte vendosur trari në Rrugën e Kombit dhe ishte caktuar taksa për qytetarët e Kosovës. Njejtë veprohet gjithkund në shumicën e vendeve të rajonit dhe të Evropës për mirëmbajtjen, përfitimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja.

Me Serbinë dhe Greqinë po ashtu kishte nënshkruar marrëveshje të rëndësishme. Me serbinë fjala është për marrëdhënje tregëtare dhe Minishengenin Ballkanik, kurse me Greqinë marrëveshjen shekullore për Detin.

Me marrëveshjen mbi Detin pritet që Greqia ta anuloi Ligjin mbi Luftën me Shqipërinë. Arritje e shekullit mund të cilësohet, pse jo edhe rast për ndarje të Nobelit për paqe.

Këto janë vetëm disa nga sukseset e qeverisë dhe kryeministrit Rama, pa u thelluar në vështirësitë dhe sfidat që kishte gjatë mandatit të tij.

Me këtë rast po përmendim vetëm tërmetin e vitit të kaluar, pasojat e të cilit gjithmonë sjellin vështirësi, vonesa dhe përpjekje për t´i sanuar dëmet. Përpjekjet dhe premtimet e kryeministrit në këtë rast ishin të jashtëzakonshme.

Qeveria dhe kryeministri Rama pa të drejtë u ballafaqua me protesta të studentëve dhe sidomos protestat u shtuan pas rrëzimit të Teatrit Kombëtar, pa menduar që kryeministri kishte premtuar ndërtimin e teatrit të ri, modern dhe me standarde të larta evropiane.

Po ashtu problem në vete paraqitet edhe pandemia e cila ka mbërthyer tërë botën dhe rajonet shqiptare.

Kryeministri Rama ishte ndër udhëheqësit e parë që kishte ndërmarr masat e nevojshme për mbrojtjen e popullit nga Coronavirusi.

 Ai kishte thënë se kemi të bëjmë me një armik të padukshëm dhe për këtë kishte nxjerrur ushtrinë në rrugë për mbrojtjen e popullit.

Për mos respektimin e rregullave të maskës kundër armikut të padukshëm, vetëm një djalosh i ri kishte humbur jetën.

Nuk duhet harruar po ashtu se opozita për ta dobësuar kryeministrin Rama kishte braktisur parlamentin, në mënyrë që pushteti i tij pastaj të akuzohej për monizëm.

Kryeministri nga sulmet që i bëheshin iu desh ta sillte edhe Paketën kundër Shpifjes edhe pse zemra i lëngon, sepse me hapa të tillë pësonte informimi i lirë dhe i pavarur, po e drejta e tij kushtetuese është ta mbroj vendin dhe individin.

Ne nuk i mshefim dobësitë dhe të metat e qeverisjes Rama, po ai e bëri vendin edhe me Gjykatën Kushtetuese edhe pse kryetari Meta me të gjitha mjetet e pengonte në këtë drejtim.

Pra duhet menduar dhe aq më pak ngurruar, dhënjen e besimit Ramës për një mandat të tretë. Një kryeministër i të tillë që ditë e natë punon, si ta lartësoi Shqipërinë lind njëherë në njëqind vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat