Kur “Majko Moja”, flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës

Opinione

Kur “Majko Moja”, flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës

Nga: Ylli Mece Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Ylli Mece

Unë aspak nuk kam dyshim se çështjen tonë të madhe kombëtare, që mbas vdekjes së viganit, tribunit popullordhe epokal Enver Hoxha, klasa drejtuese e cila erdhi në pushtet me tam-tame e brohoritje sikur të kishte kapur “qiellin e shtatë” e ka tradhëtuar në mënyrën më të paskrupullt.

Nëse mësuesja ime e historisë do më pyeste so , se me ciët kufizohet Shqipëria, do t'i përgjigjesha se “Shqipëria atdheu im i dashur në Veri kufizohet me Shqipërinë, në Lindje me Shqipërinë , në Jug me Shqipërinë, në Jugperëndim me detin e Shqipërisë dhe në Perëndim, për fatin e mirë se skanë mundur dot të na marrin tokë, me Italinë. Me Italinë sepse, kanë sjellë anijet e tyre të rojes ( na ruajnë ne shqiptarve në Durrës dhe në Vlorë). Por kjo maskardë tradhëtie filloi me Ramizin i cili na solli operacionin “Pelikan”, me Saliun i cili na solli operacionin “Alba” me Nanon apo Majkon i cili na mburrej se na i paskish hapur portat vëllezërve tanë kosovarë gjatë luftës e idjotësira të tilla deri te shakatë pa kripë të NanoVenturës ( lapsus- desha të shkruaja aventurës) i cili me çamçakiz në gojë, sipër nje elikopteri me flamur të huaj i propozonte zv/ministrit të jashtëm italian me humor, që t’i jepte një copë tokë andej nga Riviera shqiptare, për të ndërtuar një vilë të bukur ( Sikur t’i kishte ato sarajet e të atit të vet, megjithëse i ndjeri Thanas ishte burrë i mirë e i ndershëm) e pa folur këtu aspak, që toka e jonë do dilte në ankand me kandar dore duke klithur nëpër Evropë : Hajde shesim tokë shqiptare kush do e Shqipërinë me një euro ?!.“ Ejani se mbaroi Shqipëria ..dhe pak tokë ka ngelur ..eja Shqipëria një euro?!
 

Këtë thiriadë të shkruar më sipër jo pa qëllim e nënvizova për të dalë te “Majko moja” që në serbisht i thonë nëna ime, por kur është emër njeriu, rezulton Majkua im. Po përse e zgjodha këtë term, për të fyer Majkon? Jo aspak, dhe kur shprehem kështu e kam fjalën te fenomeni “Majko”nga që e gjithë veprimtaria e tij flet për një person ende të pa rritur, që mban në dorë i gëzuar akulloren dhe u buzeqesh të gjithëve si një fëmijë i pafajshëm. Si duket dhe ka të ngjarë, që zgjedhjet në Kosovë dhe fitorja e Albin Kurtit e zgjuajtën këtë djalosh nga letargjia e tejzgjtur dhe mbasi hapi sytë, u habit se si ishte mundur që Albini të kishte fituar dhe për më tepër dhe të deklaronte se një ndër prioritetet e politikës së tij, do të ishte bashkimi me Shqipërinë?! Dhe ashtu si i përgjumur në vend që ta uronte vëllain e tij për fitoren, pse jo dhe për deklratën e fortë të tij me karakter atdhetar na deklaron para ekraneve se..” Albini duhet të mendojë se si të drejtojë sa më mirë shtetin e Kosovës dhe jo të merret me bashkimin e saj me Shqipërinë”... Kështu që dhe për të plotësuar më tej mendimin e tij vazhdon se... ky bashkim do të binte ndesh me aktet e qarqeve diplomatike të Evropës dhe për hir të ruajtjes së stabilitetit ( po përsëri sipas “Majko mojës” ) ky term i bashkimit dhe kjo ëndërr e shqiptarve na i përkiste shekullit të kaluar. Me këtë rast e me sa vrehet, latanti i politikës gjasme “të majtë” i cili ka vendosur për tridhjetë vjetë të ndenjurat në kolltukun e pallavrave, shpalos paditurinë e vet se nuk di as “abece”- në më të thjeshtë të politikës dhe të filozofisë së popujve. Të jetë se nuk e di apo nuk ka dëshirë as vet ta mësojë kët gjë ?! A është në dije ky lloj politikani që ka dhe disa konventa që e përcaktojnë të drejtën e barazisë së popujve dhe vullnetit të tyre për të vendosur për fatet e veta e për të qenë të lirë, ose sikurse i thonë të vetvendosi, sikurse është “Karta Atllantikut” në gusht të vitit 1941, por dhe ajo e ONU në qershor të 1945-ës.dukumenta këto që janë firmosur dh vulosur nga vetë Evropa Amerika madje dhe Rusia dhe që ende janë në fuqi edhe sot?!.. Pra ,sikurse vrehet nga ajo çka deklaron, rezulton se shqiptari ”atdhetar” Majko, me apo pa dashje ,më shumë na del në përkrahije të dëshirës së qarqeve reksionare serbe, ( indirekt dhe greke) se sa shqiptare E them këtë sepse ata jo vetëm se nuk e njohin Kosovën shtet, por dhe më keq akoma, kurrë nuk do ta dëshironin ta shikonin atë as të bashkuar me Shqipërinë. Vallë, a nuk e kupton i riu Majko se zgjidhja drejt e “Çështjes Kombëtare” ështe e duhet të nglet problem i vet popujve tanë, që na kanë ndarë në 4-5 pjesë dhe jo i kancelarive të huja dhe evropine ? Po çfarë ndryshimi ka ballisti i ri modren Pandeli Majko me kollare, por pa qylaf në kokë, që përherë rri buzagaz, nga ballisti klaslik e inatçi me kobure në dorë Saliu i Protopape ? Aspak! Përkundrazi ngjajnë si dy pika uji ,veç në kohë të ndryshme. Protopapa antik i luftës ( që bënte sikur luftonte) e shikonte bashkimin kombëtar nën pushtimin dhe çizmen ushtarake të italianit dhe gjermanit, pse jo dhe dreqi me të bir të vinin, veç jo ata të kuqtë e malit; teksa Majkua e shikon te pushtimi ekonomik i Evropës, por që de fakto është dhe pushtim politik, sepse pa firmë vulë të Evropës kasta jonë dhe një “fëqe” nuk e lëshon dot pa lejen e tyre, aq sa ka për borxh që për hir të këtij servilizmi të zhyej dhe pantallonat duke e ngrenë turpin me bukë. Çështja është se nëse kështu do fliste Vuçiqi apo ndonjë “viç” tjetër i Serbisë shoviniste, nuk do na bënte shumë përshtypje, por kur “dërrcka” të tilla i lëshon një ish K/ministër, që partia e tij është aktualisht në pushtet, do të thotë se kjo është vijë e përgjithëshme e politikës së Partisë Socialiste. Do të thotë nga ana tjetër, se Shqipëria nuk është d’accord me Bashkimin Kombëtar.

Bukur ! Po mirë o “Majko moja” pse nuk u jep kurajo ti vëllzërve tanë që t’i thonë Serbisë: Nuk e njeh ti Serbi, Kosovën si shtet ?! Punë e mdhe na u prish gjiza ! Dhe që nuk e njeh bën mirë, sepse ne jemi Shqipëri ...dhe me këtë rast, menjeherë të shpallin botërisht bashkimin me Shqipërisë me Atdheun amë. Mirë që në Rambuje Berisha bashkë me Rugovën e tradhëtuan çështjen e Atdheut të përbashkët , mirë që në kohën e luftës nuk futët asnjë brigatë apo divizion për të mbrojtur vëllezrit tanë atje në tokën Dardane( Teksa në Spanjë më 1936 çuam me dhjetra), po tani, përse ju err sytë një deklaratë e tillë e Albinit ?Tradhëtarët e Shqipërisë , në kohën kur Kosova digjej e përvëlohej dhe nuk dinte ku kishte bijtë e saj, vrapuan në Rambuje në dëm të Kosovës dhe dihet botërisht tashmë se ai takim, ishte mina e parë me sahat e programuar nga qarqet reksionare të Evropës në bashkëpunim me frikcakët dhe tradhëtrët shqiptarë që favorizonin dhe ende favorizojnë Serbinë, minë kjo e vendosur mbi themelet tona të përbashkët, minë kjo që do të pasohej gjatë gjithë këtyr viteve me minime të tjera. Ju dhe një vargan i tërë i sërës tuaj, që na merrni pamje filozofësh e merrni guximin pa patur aspak ndroje, për ta kundërshtuar krejtësisht hapur bashkimin e shqiptarve në një shtet e në një komb. Një deklaratë të tillë kaq antishqiptre nuk do ta kishte kurajon, pse jo do kishin zili dhe i gjithë shovinizmi që na sillet per-rreth si hijenat mishngënës , pse jo rrezik të krenohej dhe vet Koçi Xoxejat se paska lenë nipër “ me çika”në rrugën e tij të tradhëtisë. A nuk e kupton or qyqar, se deklarata e jote, gëzon jo vetëm shovinizmin serb por gjithë shovinizmin e egër të fqinjeve tanë, të cilëve ende ju kullojnë jargët për trojet tona ?! Ju dhe karvani tjetër si ju, duke filluar që nga Saliu e përfunduar te Rama, nuk e kini burrërinë dhe ju ka humbur ndienja e shqiptarizmës, sepse nëse do të ishit të tillë së pari do mohonit privilgjet dhe pasurinë tuaja( që jua u ka dhënë Evropa) e do bënit si Ismaili i Vlorës, por ju nuk jini të tillë .Ju nuk e kini atë guxim të mobilizoni të gjithë shqiptarët e trojeve tona, jo si luftënxitës, por të paktën ata që e bënë luftën dhe fituan për tu bashkuar me njëri tjetrin, pra bashkim të shqiptarëve me shqiptarët. Kjo nuk bëhet me fjalë, por me vepra. E di si ? Duhet të tronditet Evropa me gjithë Ballkanin, që shqiptarët të mos reshtin duke demostruar e protestuar, madje me referendum mbarë popullor duke e bërë dhe de facto bashkimin pa i pyetur aspak ata që përherë na kanë dëmtuar dhe e kanë sakatosur kombin tonë. Po ja po ju pyes ju..që nëse dikush do fillonte luftën me ne si thoni ju zoti Majko t’i themi Evropës e t'i marrim asaj mendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat