Çfarë republike dëshirojmë

Opinione

Çfarë republike dëshirojmë

Nga: Skender Musliu Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 19:09
Skender Musliu

Nëse i analizojmë historikisht zhvillimet politike për shtetëformim, duke filluar nga vitet e 90’-ta e gjerë më tani, do të konstatojmë se kjo epokë mund të ndahet në tre periudha, dhe çdo periudhe do të identifikohej me karakteristikat e një Republike.

Kështu, Republika e Parë e Kosovës është shpallur me Kushtetutën e Kaçanikut me 7 Shtatot 1990. Kjo ndodhi gjatë okupimit serb kur u paralizua jeta e shqiptarëve, kur shqiptarët u detyruan t’i formojnë institucionet e veta për t’a shprehur mosnënshtrimin dhe padëgjueshmërinë ndaj regjimit serb. Gjatë kësaj periudhe u organizua rrezistenca popullore nga strukturat e FARK-ut dhe UÇK-ës dhe me bombardimet e NATO-s, Kosova arriti të çlirohet nga armiku shekullor. Pastaj nën prezencën e KFOR-it dhe UNMIK-ut filloi sëndërtimi i institucioneve.

Karakteristikë e kësaj Republike do të ishte okupimi, rrezistenca, Lufta për Çlirimin e Kosovës dhe çlirimi i Kosovës.

Republika e Dytë e Kosovës si shtet i pavarur u shpallë nga Kuvendi i Kosovës me 17 Shkurt 2008 në koordinim dhe përkrahje të plotë me faktorin ndërkombëtar.

Gjatë kësaj periudhe, edhe përkundër përpjekjeve dhe investimeve të faktorit ndërkombëtar për të ndërtuar institucione të mirëfillta, politikanët kosovar sikur dështuan t’a ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe në vend që t’a ndërtojnë shtetin ata forcuan pushtetin e tyre. Ka patur edhe zhvillime pozitive, mirëpo ajo çka e ka karakterizon këtë periudhe janë proçese retrograde.

Partitë politike të dalura nga lufta, në veçanti PDK-ja por edhe LDK-ja, ishin dizajnuesit dhe zbatuesit e nepotizmit endemik, korrupcionit, krimit të organizuar të profilit të lartë, plaçkitjes së tokës, shkatërrimit të pyjeve, shtretrit e lumenjëve, privatizimit gati falas të ndërmarrjeve dhe kooperativave……..

Politikanët e pandërgjegjshëm patën sjellje kriminale ndaj pasurisë shtetërore, i kapën të gjitha institucionet relevante shtetërore të Kosovës, gjyqësorin, prokurorinë, policinë, kompanitë publike, madje edhe vet Kuvendin e Kosovës përmes koalicioneve të pandershme duke kontrabanduar vullnetin e elektoratit, për përfitime personale dhe qëndrimin e tyre në pushtet.

Karakteristikë e kësaj Republike, përveç asaj çka u tha, janë edhe pazaret politike, intrigat dhe manipulimet masive të votave, si shtet i kapur nga politika, ekonomi e kontrolluar nga mafia dhe elitat kriminale politike, qeverisje feudale…… Fatkeqësisht një pjesë e madhe e këtyre të këqijave është bërë duke keqpërdorir emrin e UÇK-ës dhe Rugovizmin.

Duke i patur parasysh këto proçese negative, si dhe shumë të tjera, por edhe fitoren plebishqitare të LVV dhe Listës Guxo, domosdoshmërisht imponohet nevoja për një qeverisje krejtësisht ndryshe, që do të karakterizohej me një Republikë të re, e cila do të shkëputej tërësisht nga e kaluara e hidhur.

Kjo Republikë e re, Republika e Tretë, nuk do të duhej të keqkuptohet, por duhet kosideruar si një evolucion i kulturës, mentalitetit politik dhe emancipimit të votuesit dhe si një avancim drejt zhvillimeve për integrime Euro-Atlantike të Kosovës.

Në këtë kontekst duhet të kuptohen qeverisjet e ardhshme, respektivisht të luftohet nepotizmi, korrupcioni dhe krimi i organizuar, të organizohet dhe zbatohet Vetingu në gjyqësor, prokurori, polici dhe në politikë, shkurt Republika e Tretë duhet të shkëputet nga e kaluara. Duhet të jet një Republikë ku do të ketë llogaridhënje, ku funksionet nuk do të jenë privilegj por përgjegjësi, ku do të sundon ligji dhe drejtësia, ku nuk do të plaçkitet shteti, ku nuk do të ketë më komandanta që në emër të UÇK-ës të privatizojnë asetet e popullit, ku nuk do të vidhen dhomat e dëshmive, ku nuk do të ketë punësime të familiarëve të politikës nëpër Ambasada dhe Konzullate, ku nuk do të ket tendera të kurdisura ……

Një Republikë e Tretë që nuk do të mbahet peng me mentalitetin e komandantave dhe komunistave, por në krye të institucioneve të vijnë profesionista të profileve të ndryshme, të pakorruptuar, politikisht të emancipuar dhe të orientuar kah Perëndimi.

Një Republikë ku Lufta Çlirimtare e Kosovës do të jet aset i përjetshëm i popullit që do të kultivohet me nder ndër gjenerata, ku do të kemi një ekonomi të zhvilluar, punësime të të rinjëve, arsimim të mirëfilltë, shëndetësi të avancuar, diplomaci profesionale, investime të huaja dhe nga Mërgata pa harç, institucionale stabile dhe demokratike……

Gjatë historisë edhe Franca ka evoluar në këtë drejtim, tani ajo gjindet në periudhën e Republikës së V-të, respektivisht Republika e Parë është shpallur më 1792 kurse ajo e Pesta më 1958 dhe çdo periudhe e çdo Republike ka patur karakteristikat e veta të veçanta, që kanë shënuar evoluimin e shoqërisë françeze dhe zhvillimet pozitive sikurse në shtetndërtim ashtu edhe në ekonomi.

Shpallja e Republikës së Tretë me standarde demokratike dhe të avancuara do të mund të shpallej në një moment të volitshëm, që do t’a karakterizonte edhe fundin e tranzicionit në Kosovës, që ishte shumë i dëmshëm.

Bruksel, 23 Shkurt 2021 Skender Musliu, jurist i diplomuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat