Serbia me qëllim i bënte opstrukcion eurointegrimit

Opinione

Serbia me qëllim i bënte opstrukcion eurointegrimit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:27
Ruzhdi Peçani

Nuk është aspak befasi përse Serbia në vitet e fundit dhe sot nuk ka hapur asnjë kapitull në rrugën e sajë të eurointegrimit.Serbia me qëllim i bënë opstrukcion antarësimit në Unionin Evropian.

“Serbia as që bëri mund të plotsonte kushtet e parashtruara për hapjen e kapitujve,dhe epilogu është ky që është.Ajo që paraqet elementin kyç per antarsim në BE mbështetet në normalizimin e mardhënjes me Prishtinën”,kështu vlerson ish ambasadori i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Sebisë në SHBA dhe Zvicërr Milan St.Protiq.

Lidhur me këtë mund të thuhet se kjo gjendje sikur u konven të dy palëve si Serbisë po dhe BE. BE i preokupuar me sfidat e brendshme,në këtë moment nuk tregon se ka gatishmëri për zgjerim.Nga ana tjetër në Serbi pushteti nuk është i impresionuar për antarsim brenda BE.Dhe nga kjo ka ardhur gjerë te kjo status quo.Mund të thuhet se pushteti në Beograd,marrë atë që nga 2016 nuk ka plotësuar asnjë rekomandim të Komisionit Evropian dhe nuk ka qenë asnjëherë i sinqert përcaktimit të vet për integrim në BE.

Berogradi edhe më pak beson në principet në të cilat fillon BE.Për Beogradin sikur janë të huaja edhe principet demokratike po dhe kuptimi i lirisë individuale dhe korpusit të të drejtave njerzore. Pushteti në Beograd nuk beson në ndryshimet në pushtet dhe zgjedhjet demokratike e të barabartëve. Ekziston opinioni se pushteti në Serbi do të ishte “mëse i kënaqur” sikur opozita të mos ekzistonte fare dhe të gjitha mediet të ishin të unjësuara në mbështetje të pushtetit.

Pushtetin në Beograd e pasqyron përjetimi autoritar i politikës,ekonomisë dhe interest nacional. Thënë thjeshtë, pushteti është i padurueshëm ndaj çfardo mendimi apo ideje ndryshe. Qëndrimet ndryshe të bëra publikisht trajtohen si akt armiqësor,trdhëtie dhe subversive të cilat pushteti duhët t'i heshtë dhe ti ngulfate me të gjitha mjetet që disponon. Nga shumë analitikë mund të nxirret konkluduimi se Srbija asnjëherë nuk kishte patur për qëllim integrimin në BE,

Këtë qëllim Srbija e ka proklamuar në vitin 2012 dhe atë që të fitonin dhe të merrnin pushtetin. Dhe pas kësaj që kishte ndodhur ishte një një teatër i dobët.U tregua se ishte një mimikri tipike pushtetbajtësish. Në thelb ata janë të gjithë anti-Evropian,sa nga mosdija aqë më tepër kompleksiteti dhe paragjykimi. Evropa si koncept i kërkuar,që nënkupton 3000 vite të kohëzgjatjes, arritjeve, rënjeve,sukseseve të jashtëzakonshme po dhe gabimeve.

Po të shtrohet pyetja se a mund të pritet sadopak një lëvizje,kur është në pyetje eurointegrimi të Serbisë,ekziston bindja se po dhe të ketë,do të jetë simbolike. Në Serbi qytetarët nuk shprehin optimizëm.

Duhët thënë se BE ka përjetuar grusht të rëndë me daljen Mbretërisë së Bashkuar. Pastaj sjellja e qeverive të Polonisë dhe Hungarisë padyshim ishte në jopërputhshmëri me themelet dhe principet e BE. Përgjegjëja ndaj pandemisë së korona virusit nuk është edhe aqë bindëse.BE sikur nuk ka gjindëshmëri të mirë për kohë krizash. Ky union është krijuar për kohë mirëqenie dhe mu atëherë tregon shkathtësitë e veta.Ky union ka aftësi të përftoj,po nuk din të diktoj.Për Serbinë mund të thuhet pa ekuivok se ajo sot është më afër Moskvës dhe Pekinit se sa Brukselit.

Po, përse e themi këtë?

Tipet e regjimeve autokrate të këtyre shteteve,pra Rusisë dhe Kinës, paraqesin idealin që edhe vetë pushteti i Sërbisë synon. Fati i Navaljnit, vasha nga grupi „Pusi rajot“, masakra e studenatëve në Tijenanmen, përndjekja e disidentëve kinez, cenzurimi i rrjeteve shoqërore dhe tjera, të gjitha këto në mënyrë intime i imponohen pushtetit serb dhe njeriut të parë të sajë.Populli tani më i nënshtruar është me një kontrollë apsolute.

Në pyetjen që agjensioni Beta bënë se përse në Serbi,sipas Komisionit Evropian, nuk ka një luftë të mjaftuar kundër krimit të organizuar dhe korupsionit sistematik,Protiq kishte dhënë përgjigjen se krimi i organizuar kaherë është nën patronatin shtetrorë.Sipas tijë kjo është trashëgimi e kahershme. Ndërrohen protagonistët por brendia mbetet e njejtë.Shembull eklatant është Njësia për operacione speciale. Ekziston rasti kur njëri nga udhëheqësit e sigurimit shtetror, të mëhershëm,jo shume larg kishte deklaruar këtë: “Ata vërtet janë kriminel,por edhe janë patriot të dëshmuar”.

Atë që duhët kuptuar drejtë është se pushteti serb bënë luftë të brendshme të pakompromis që në mënyrë apsolute të marri nën kontrollë të gjitha institucionet e shtetit dhe të qeverisin përherë, thënë pafundësisht. Në pyetjen që i është bërë ish ambasadorit,se cilat do ishin gabimet e Serbisë lidhur me eurointegrimin,ai ishte përgjigjur shkurt “nuk ka gabime,ngase gabimet bëhen paqëllim”.

E gjithë kjo e thënë për fqinjin tonë verior,vetëm dhe vetëm të kemi njohuri sa më të thella,me që Qeveria në vijim e Kosovës,nuk do shkoj shumë kohë dhe do vazhdoj bisedimet me Serbinë,po dhe opinioni i gjerë tek ne të ketë një tabllo me një game sa më të gjerë njohurish për Serbinë.Për atë që po ndodhë në veri të Kosovës,cilat janë intencat dhe qëllimet e Serbisë armiqsore.Përse kohëve të fundit ka ndërmarr edhe ofanzivë diplomatike skizofrene.Angazhimi tejet i fuqishem në forcimin e lobit serb në SHBA. Si që shkruajne mediet ne Beograd,se Serbia shekullin njëzet e pershkoi me humbje dhe nuk duan që edhe në shekullin 21 të jenë humbës.

Nga e gjithë kjo, syzheu do ishte se se Serbia ishte oportune po dhe bënte opstrukcion “qellimit”për integrim në BE,ngase sikur tek ne ishte krijuar mendimi, mendohet tek politikanët tanë, se Serbia po deshi integrimin do e njohi dhe pranoj Kosovën si shtet.Nga stërzgjatja e bisedimeve doli se po dhe BE,si ndërmjetsuese ishte oportune për arsyet e thëna.Kështu po dy palëve u shkonte përshtati një status quo,BE dhe nga ana tjetër duke anuar interesit të Serbisë,duke luajtur me letrën si ndërmjetuese, e njohur në diplomaci “se në bisedimet zakonisht presioni i bëhet palës më të dobët”. Po tani me ardhjen e një administrate të re dhe Presidentit Biden gjerat sikur do shkojnë ndryshe.Serbia do ta ketë veshtirë të bëjë ecjen e sajë në dy binar.

Me ardhjen e Presidentit Joe Biden në shumë çka ka filluar të ndryshoj.Kuptohet Serbija nuk e ka mirëpritur.Letra e dërguar nga Presidenti Biden kishte shqetsuar shumë presidentin ser Vuçiq,ku kërkesat ishin decidive për arritjen e një marrëveshtje që do rezultonte me njohje.Presidenti serb Vuçiq ka shprehur shqetsimin e vet edhe për ardhjen e z.Albin Kurti Kryeministër,duke thënë se bisedimet me z.Kurti do jenë ndryshe dhe të vështira. Në Kuvendin e partisë së tij,së fundi,deklaron: “është me rëndësi të kuptojmë pozicionin në të cilin gjendemi, ngase nga BE dhe SHBA presim presion ndaj vendit tonë që të plotsojmë kërkesat,si thonë Amerikanët,lidhur me njojen e Kosovës.Për ne është kjo e pakuptim të dëgjojmë,Serbinë e presin ditë të vështira”.

Nga ana tjetër Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije në liturgjinë e mbajtur përmend ruajtjen e “Kosovës dhe Metohisë” brenda kufijve të Serbisë,dhe se kjo nuk është vetëm pozicion vetëm i disa episkopëve “opozitar” të cilët e mbrojnë nga episkopët proqeveritarë,gjoja të gatshëm për kompromis.Mëtej duke u thirrë për falje ngase pa këtë nuk do jemi të krishter po mund të thuhet se nuk jemi as njerëz.

Së fundi kemi deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të jashtme Josep Borrell “Duam të ndihmojmë shtetet e Ballkanit Perëndimor që të na ofrohen,të hynë në sistemin e BE. Nuk është e vërtet se vetëm shtiremi se duam shtete e Ballkanit Perëndimor në BE.Këto shtete kanë ardhmërinë në BE,por këto duhët bërë së pari detyrat en shtëpisë. Kishte deklaruar në konferencën online të Paktit Atlantik Amerikan.

Mbetet të shpresojmë se me kyçjen e fuqishme të SHBA, z.Lajçak nuk mund të vazhdoj lojën e “letrës së presionit ndaj palës më të dobët”,po dhe Presidenti Vuçiq ka ndër dije se do luhet edhe letra e “karotës dhe shkopit”,por edhe atë se shkopi mund të jetë shkop bambusi. SHBA nuk do lejojnë lojën e Rusisë në terenin e tyre gjeopolitik. Nga ana tjtër ambasadori i SHBA në Prishtinë Philip S.Kossnett i bëri të qartë Kryeministrit në ardhje z.Albin Kurti,se bisedimet nuk mund të jenë në pozitën e katërt apo të pestë të prioriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat