Edi, kujdes gjatë vizitës në Romë, se mos kalon nga “Ndragheta”1!

Opinione

Edi, kujdes gjatë vizitës në Romë, se mos kalon nga “Ndragheta”1!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:20
Qamil Gjyrezi

Pra disa ditësh lexova se kryeministri në ikje Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në muajin mars në Italinë fqinje.

Në të realitet është një vizitë zyrtare në një vend mik, shumë të rëndësishëm në planin politik dhe ekonomik.

Italinanët celën portat  e tyre për emigrantët shqiptarë mbas 50 vitesh komunizëm. Ata i pritën emigrantët shqiptarë 30 vite më parë, me të gjitha të mirat, si në planin shpirtëror dhe material.

Më kujtohen ata vite personalisht. anijet kur pritem të niseshim nga Shëngjini mbas fluksit të parë, që deshëm me shumë miq të emigronim në vendin fqinjë që ishte një ëndërr.

Eksodi apokaliptik  i marsit do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët. Nuk ka asgjë të keqe, nga një kryeministër shqiptarë dhe për të falendruar vendin fqinj.

Por kur bën analizën e 8 viteve 2013-2021 të qeverisjes së mbrapshtë të Rilindjes, që i dëbuan shqiptarët drejt Europës, vizita e Edi Ramës është “hipokrite dhe elektorale-propagandistike”.

Se pari, një kryeminsitër që i dëboi kryesisht të rinjtë nga vendi i tij, nuk ka të drejtën morale të falenderojë Italinë për mikpritjen.

Mbas vitit 2005 të jemi realist shqiptarët u kthyen nga vendet europiane për të ndërtuar jetën dhe biznesin në vendin e tyre.

Por mbas vitit 2013, me ardhjen e Edi Ramës në qeveri ata u larguan përsëri si në marsin e vitit 1991, të zhgënjyer nga një kryeministër mashtrues dhe i pa “dinë e imanë”.

Së dyti dështimi i diplomacisë shqiptare në këta 8 vite ka qenë i madh. Shqipërinë e Edi Ramës nuk e ka vizituar asnjë lider i rëndësishëm europian apo amerikan. Arritja më e madhe e diplomacisë së Edi Ramës ishte vizita e Vucic dhe “arritja tjeter e madhe” e Edi Ramës  ishte ideja e turpshme për ndryshime kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë?!

E titullova opinion: “Edi, kujdes gjatë vizitës në Romë, se mos kalon nga “Ndragheta”, se mos "gabimisht" krahas takimeve zyrtare  kryeministrin italian Dragi, Edi Rama “takon rastësisht” ndonjë mik të Erion Velisë, përfaqësues të Ndraghetës!

Akuzat e prokurorisë italiane, për bashkëpunim të Ndraghetës me politikanë drejtues shqiptarë, nëse vertetohen janë një akauzë e madhe për Rilindjen, në dëm të demokracisë dhe Shqipërisë.

Prandaj duhet ndryshimi më 25 Prill, për të larguar shkaktarin e dëbimit të shqiptarëve Edi Rama dhe votimin e Lulzim Bashës si kryeministër.

Vetëm një qeveri me Lulzim Bashën do të zhvillojë një diplomaci zhvilluese jo vetëm me Italinë, por me të gjithë botën.

25 Prilli do të shënojë edhe fundin e ekperimenteve në diplomaci, me Ditmir Bushatin dhe Gent Cakaj dhe minsitren aktuale të jashtme Xhacka, që kanë patur vetëm “celsat e kashtës". Diplomacinë e ka drejtuar në këta 8 vite, kryeministri në ikje Edi Rama!

Megjithatë faleminderit Italisë dhe italianëve për mikpritjen dhe mbështetjen që na kanë dhënë në këta 30 vite.

Italia do të jetë edhe një mbështetëse e fuqishme për integrimin në BE e qeverisë demokratike me kryeministër Lulzim Bashën!

1.Ndragheta-qytet imagjinar në Itali!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat