A po abuzohen votat e atdhetarëve nga mërgata, nga KQZ-ja dhe kryesuesja Valdete Daka

Opinione

A po abuzohen votat e atdhetarëve nga mërgata, nga KQZ-ja dhe kryesuesja Valdete Daka

Nga: Dedë Preqi Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:16
Dedë Preqi

Brengë dhe shqetësim i mërgatës tonë shqiptare, sepse forma e trajtimit dhe mënyra diskriminuese e votës së tyre po e jep shembëllin më të keq të një praktike me koncepte të gabuara, sikur i përngjanë një organizimi të veçantë të llojit të vet me kryesuesen Valdete Daka, me prosinë e atyre që dihet botërisht, në një mënyrë apo tjetren, duke abuzuar me vullnetin e qytetarëve të vet, gjegjësisht të atdhetarëve nga mërgata.

Zgjedhjet e lira në vendin tonë, padyshim se në fillimin e tyre i kanë pasur edhe vështirësitë e tyre me ndonjë parregullsi të mundshme, të cilat kanë qenë të mundura nga mungesa e eksperiencës tonë, të cilin e kanë korigjuar dhe mbuluar OSB-ja, por këtë herë si asnjëherë tjetër në Kosovë, këto zgjedhje të 14 shkurtit 2021, ishin të parat pa ndihmën e tyre, duke aluduar në vetëdijën qytetare dhe forcat demokratike të shtetit tonë.

KQZ-ja, si organi më i lartë që e drejton dhe derigjon procesin zgjedhor në Kosovë, por edhe e formulon ndarjen e pozicioneve brenda këshillave të vendvotimeve, përmes sëcilës krijohet përshtypja e besimit dhe seriozitetit nga qytetarët e vendit ndaj këtij organi monitorues, në realizimin e një çëllimi të përbashkët, një përpjekje e vullnetit të popullit, për ta vendosur ekzistencën e vet në një pozicion më të mirë.

E veçanta e gjithë këtij organizimi dallon dhe qëndron në bazë të parimeve dhe përpjekjeve monitoruese brenda këtij organi shumë të besueshëm, për deri sa besimi nuk do të shkëputej nga rrethanat dhe veprimet endividuale dhe të jashtëligjshme të njerëzve që e keqpërdorin pozicionin vet për ineresa përsonale dhe klanore, duke e lozur në këtë mënyrë rrolin e djallit, sepse bëhët fjalë për përdhunimin e vullnetit dhe votës qytetare.

Lind dyshimi se, a po e luan një rrol të tillë edhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, së bashku me grupin e vet. Pse e thëmi këtë, sepse duke neglizhuar numërimin e votave të tyre, blihet koha, ndërsa me shoshitjen më të madhe si asnjë herë tjetër me votën e këti komuniteti, lind tejkalimi dhe e drejta që i jep vetëvetës pa të drejtë, dhe refuzimi i më shumë se 12 mijë votave, e ka një çëllim të caktuar dhe të organizuar për ta ngushtuar rrezulltatin e fituesit të këtyre zgjedhjeve, që i fitoi Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe Lista e Vjosa Osmanit.

Është e vërtetë se kziston mundësia e nxitjeve nga partitë rivale, veqanarisht nga LDK dhe PDK-së, që përmes KQZ-së, të realizohet një manipulim me votat e pa numëruara të mërgimtarëve, që sipas ekspertëve thuhet se, aq vota sa kanë mbetë të pa numëruara mund të arrihet numërimi i tyre edhe për pak orë dhe jo të zgjatët me ditë të tëra, por duke neglizhuar numërimin e tyre, si tentativë për ta ndryshuar rrezulltatin e zgjedhjeve, për të nxjerrë siq thotë fjala popullore “dhjam prej pleshtit”, që të pengohen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të marrin ndonjë votë vendimtare.

Fituesit e këtyre zgjedhjeve LVV, dhe Lista e Vjosa Osmanit, e dëshmuan vullnetin e popullit të Kosovës, me ndjenjat e shumicës qytetare për ndryshim, ku jeta e qytetarëve të këtij vendi mos të abuzohet dhe thëllohet në kriza të pa nevojshme, por të bëhët një ndryshim me një kahe pozitive dhe prosperuese, në saje të një udhëheqje të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme, që nënkupton një shoqëri, që e përcepton dhe e përcakton të ardhmën e vet me punën që krijon nga duart dhe mendja e vet, të organizuara dhe të bazuara nga projekte të shëndosha dhe pozitive.

Nëse edhe këtë herë nuk e pranojmë realitetin e përshtypjeve nga zgjedhjet e fundit me votën që e ka përcaktuar populli fituesin e vet, atëhere qartazi po dëshmohet se nga njerëzit e pa ndërgjegjshëm, asnjëherë Kosova dhe qytetarët e saj nuk mund të përfaqësojnë vetëvetën dhe do vazhdon deri në atë pikë, që do abuzohet pa mëshirshëm me vetëvetën, ku sëcilën ditë po i bie prestigji Kosovës dhe rroli i saj në rajon dhe BE, duke i zhgënjyer edhe miqtë tanë me veprimet e pa matura, madje, duke pasur shumë kritika dhe vërejtje prej tyre

Duke marrë parasysh dyshimin e manipulimeve me votat e mërgimtarëve, shumica e të cilave është anuluar nga KQZ-ja, duke i asgjësuar më shumë se 12 mijë vota të mërgimtarëve, ekziston ndjenja e dyshimit nga një manipulim i mundshëm , në të cilin investon një grup i njerëzve të pa përgjegjshëm, në krye me Valdete Dakën, që po rrezultojnë me simptonat e sëmundjes të klanit “pronto” dhe të ashtuquajtërës të klubit të Isa Mustafës, që do të thotë, sikur u sjellën PDK, dhe LDK, ashtu edhe u shpërblyen nga populli këtë herë në këto zgjedhje.

Përndryshe, do të ishte më prioritet për kryesuesen e KQZ-së, dhe qeverinë Hoti në detyrë, bashkë me Prekurorinë e shtetit, të merren me hetimin e keqpërdorimeve dhe abuzimeve me votat e qytetarëve nga komunitetet e vendit, ku lista serbe, të cilën e çpërdoron Vuçiqi, për qejfin e vet, duke ua vjedhur, apo keqpërdorur votat e komunitetëve nga boshnjakët, romët dhe egjiptasit, ku përveq vendeve të rezervuara ata i marrin edhe disa vende prej tyre, vetëm e vetëm të mundësohet kjo listë, që në Kuvendin e Kosovës, të bëhët faktor i veqantë dhe pengesë si një “cung” i çelbur në mes udhës së këtij parlamenti.

Prandaj, a është e mundur, që ti largohemi njëherë këtij fenomeni të rrezikshëm si një tregues i ligësisë tonë politike dhe shkatërrimit të kësaj shoqërie njerëzore, e cila në këto rrjedhoja, apo rrethana nuk mund të ndryshohet dhe sanohet në forma të tilla primitive, por vetëm nëse shoqëria e jonë e përkthen këtë naivitet në një korektësi dhe prirje pozitive në rrugën e zhvillimit të vet, që së bashku me forcën e përbashkët të të gjitha partive politike, të krijojë reforma progresive, për t’ia kthyer identitetin e vet qytetarëve të këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat