Albin, asnjëherë nuk kemi mundur të vendosmi vet për fatin e Kosovës, derisa falë SHBA-ve dhe aleatëve të saj, ne jemi këtu ku jemi?!

Opinione

Albin, asnjëherë nuk kemi mundur të vendosmi vet për fatin e Kosovës, derisa falë SHBA-ve dhe aleatëve të saj, ne jemi këtu ku jemi?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:36
Ragip Guraziu

Edhe ti vet ke qenë një dijeni se një shmbull konkret,Amerika superfuqi Botërore, por Veriun e Mitrovicës po frumon serbe dhe gjithçka serbe andej,ku shumë furtuna kanë kauar,por Veriun e Mitrovicës nuk ka mundur askush ta ndaj. Nganjëherë edhe i forti zbrapet dhe siç thotë populli,në politik; tri herë mendo e një herë folë.

Në vitin 2005, Annan e emëroi Martti Ahtisaarin si Përfaqësues Special në Kosovë. Në vitin 2007, Ahtisari i prezantoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së raportin në të cilin thuhej se Kosova duhet të jetë e pavarur. Nga ana tjetër, Serbia e refuzoi këtë, duke rekomanduar "autonomi të mbikëqyrur, por nuk ja doli.

Në raportin e vitit 2005 nga Kai Eide, diplomati norvegjez i emëruar si Përfaqësues Special në Kosovë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, u rekomandua fillimi i negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.

Serbia e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ankesën e saj për shpalljen e pavarësisë dhe në korrik të vitit 2010, mori përgjigjen se Pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Pavarësinë e Kosovës, shumë shtete evropiane, përfshirë edhe Turqinë, e njohën menjëherë. Sot, 116 shtete e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Ndërkaq, me bllokimin e Rusisë, e cila është mbështetësja më e madhe e Serbisë në arenën ndërkombëtare, Kosova ende nuk është bërë anëtare e OKB-së.

Kosova ka luajtur një lojë pavarësimi apo të një shteti cerkuz,me këto qeveri të deritanishme

Se në Kosovë nuk do ketë demokraci të mirëfilltë, fatkeqë- sisht, edhe për një kohë të gjatë, derisa kemi një shtet të rrëshqitur keq drejt anarkisë, dhe derisa edhe shoqëria jonë nuk po gjen forca për të ndaluar këtë regres. Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë.

Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit. Këto klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive.

Më poshtë gjeni vendimet përfundimtarë të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese:

1. Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore.

Reagojnë amerikanët, u kërkojnë partive politike ta zbatojnë vendimin e Gjykatës

Reagojnë amerikanët, u kërkojnë partive politike ta zbatojnë vendimin e Gjykatës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë reaguar lidhur me cështjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re pas mocionit të votëbesimit.

SHBA’të u bëjnë thirrje të gjitha partive politike t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Sipas këtij vendimi, kandidati për kryeminsitër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, mund ta formojë qeverinë. Derisa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka shkelur kushtetuën.

Të nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë pajtuar për çështjen se dekreti i presidentit nuk është antikushtetues. Sipas tyre, pas kalimit të mocionit, hapet mundësia e një formimi të një shumice parlamentare për ta zgjedhur qeverinë.

Asnjëherë Albin nuk kemi mundur të vendosmi vet për fatin e Kosovës?! Edhe ti vet ke qenë një dijeni se një shmbull konkret,Amerika superfuqi Botërore, por Veriun e Mitrovicës po frumon serbe dhe gjithçka serbe andej,ku shumë furtuna kanë kauar,por Veriun e Mitrovicës nuk ka mundur askush ta ndaj. Nganjëherë edhe i forti zbrapet dhe siç thotë populli,në politik; tri herë mendo e një herë folë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat