Qeverisja e re në Kosovë në mes të vazhdimit të qeverisjes se barkut apo rikthimit tek qeverisja e mendjes

Opinione

Qeverisja e re në Kosovë në mes të vazhdimit të qeverisjes se barkut apo rikthimit tek qeverisja e mendjes

Nga: Nue Oroshi Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:46
Nue Oroshi

Në shumë shkrime tash e shumë vite kam qenë kundërshtar i mënyrës së qeverisjes në Kosovë. Nuk kam pasur asgjë në rrafshin personal me asnjë politikan që kanë qeverisur për 20 vite në Kosovë, por fakti që i kam kritikuar ka qenë mënyra e qeverisjes. Për këto 20 vite që i kaloj Kosova ajo është qeverisur me politikën e barkut pra, me një fjalë kanë qenë vetëm një grup i vogël i politikanëve që kanë gëzuar të gjitha përfitimet në Kosovë, duke u bërë milionerë brenda një kohë të shkurtër. Këta lloj politikanësh që populli i Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 i dërgoi në opozitë nuk punuan për zhvillimin dhe rindërtimin e Kosovës, por vetëm për interesat e tyre familjare, klanore dhe partiake duke menduar se pushteti u zgjat deri në pafundësi dhe janë të paprekshëm. Tani kanë filluar ta shohin se në demokraci nuk ka pushtet të përjetshëm, por se pushteti ndërrohet kurse politikanët mbesin të shënuar në histori për atë që kanë bërë mirë apo keq në periudhën kohore që kanë qeverisur.

Edhe në Kosovë një kohë të gjatë politikanët tanë kanë udhëhequr me politikat e barkut. Ata janë zhytur aq shumë në korrupsion dhe vjedhje sa që tash preukopimin kryesor e kanë se si mundën që ta mbrojnë pasurinë e krijuar pa mund, që përmes një ligji kundër korrupsionit që duhet ta votojë në të ardhmën Parlamenti i Kosovës e gjithë pasuria e krijuar pa mbulesë duhet t'i kthehet buxhetit të shtetit të Kosovës. Por shtrohet një pyetje që e presin shumë shqiptar në Kosovë dhe që kanë votuar që në Kosovë të bëhet ndryshimi politik.

Cili është objektivi i qeverisjes së ardhshme në Kosovë i dy partive fituese? A është ndryshimi i qasjes qeverisëse nga qeverisja e barkut në qeverisjen e mendjes? Për t'u bërë ky ndryshim, dy partitë që i fituan zgjedhjet në Kosovë LVV dhe Lista Guxo, duhet të vendosin në resore të ndryshme ministra të pakorruptuar, dhe të pergaditur profesionalisht, si dhe të paricikluar nëpër pushtete të ndryshme që kishin pasur funksione ministrash në qeverisjen 20 vjeçare kur ishin pjesë e partive të tjera politike. Objektivi i dytë duhet te jetë  mosbërja koalicion me asnjërën nga tri partitë humbëse në Kosovë: PDK, LDK, AAK. E këto tri parti duhet shkuar në opozitë dhe duhet të mirren me vetvetën me një fjalë të fillojnë dhe të kryejnë reformat rrënjësore brenda këtyre tri partive politike.

E tëra çka mund të bëjnë këto tri parti është qëndrimi në Parlamentin e Kosovës në kohën kur të zgjidhet Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, edhe nëse e japin votën kundër, për faktin se do t´iu bie mirë edhe atyre së krijimi i krizave të reja politike në Kosovë dhe shkuarja në zgjedhje përseri PDK-në dhe LDK-në do ta sjellë në rezultatin që ka sot AAK kurse AAK nuk do të mundet ta kalon pragun.

Dy partitë fituese LVV dhe Levizja Guxo, duhet të qeverisin me pastërti për faktin se çdo vazhdim i rrugës së qeverisjes se vjetër shumë shpejt do t'i vendosë në një pozitë të palakmushme dhe do të kenë fatin e partive humbëse që kanë qeverisurë deri më tani.

Këto dy parti duhet bërë ndryshime rrënjësore sidomos reformat e nevojshme dhe te domosdoshme duhet bërë në: mjekësi, administratë, diplomaci, gjykata dhe arsim.

Çështja që duhet të jetë prioritet po ashtu është ruajtja e aleancave me shtetet mike që e krijuan shtetin e Kosovës, e ne veçanti me Amerikën dhe Gjermaninë.

Një rëndësi të veçantë duhet ti kushtohet edhe sektorit të kulturës e sidomos rishkrimit të historisë asaj historie që deri më tani nuk është shkruar me argumentin e së vërtetës. Posaçërisht zbulimeve arkeologjike duhet t´iu kushtohet një rëndësi e veçantë për të treguar se Dardania jonë është e mbushur me objekte arkeologjike e pse jo në të ardhmën Dardania te jetë shteti ku ka një hartë Arkeologjike e cila duhet të jetë pjesë e kulturës botërore.

Posaçërisht duhet të krijohet një ekip i eksperteve qe duhet bërë një strategji për investimet e jashtme dhe punësimin e të rinjëve dhe të rejave në Kosovë që është një problem që në të ardhmën Kosova do ta ketë shumë për faktin se për mungesë të fuqisë puntore do të jenë të vështira përfundimet i projekteve me vlerë. Mbajtja dhe zhvillimi i shtetit kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë të madh.Fitimi i zgjedhjeve është vetëm dhënia e dritës së gjelbërt për të pasur mundësinë të qeveriset.Shpeshherë shqiptarët sa nuk kanë qenë në pushtet kanë qenë shumë të angazhuar dhe idealist në dërgimin e çështjeve të ndryshme përpara. Por në momentin që kanë hypur në pushtët ata i kanë harruar premtimet. E mosmbajtja e fjalës në demokraci ka edhe ndëshkimin me votë. Deri atëherë duhet t´iu ipet mundësia Qeverisë se re ta tregon vetën se në cilën kahje do ta drejton Kosovën në të ardhmën. E atyre që janë mësuar me pushtet gjatë shumë kohëve besoj se do t´iu mjaftonin vargjet e poetit të madh shqiptar dom Ndre Mjeda i cili shkruante: "Bilbil ky shekull orë e qastë ndërrohet-bijnë poshtë te naltit i vogli çohet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat